Intervista - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E merkur, 2012-02-08, 10:26 AM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menyja Kryesore:

Tv LIVE:

Chati:
200

Posto Lajmin ne:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 4
Vizitor: 4
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.239

Faqja kryesore » Intervista
1 2 »
Bertina & Erioni ! www.besniku.tkBig Brother e ka marrë për mirë Erionin. Paçka se hyri vetëm e doli çift por, edhe nga ana fizike, ndryshe nga të tjerët ai ka dalë me disa kile më tepër në peshë. E gjëja më e rëndësishme është se ai dhe Beritna janë bashkë dhe ndihen shumë mirë me njeri-tjetrin.
 
Ndoshta kishin nevojë për më shumë hapësirë për të qartësuar ndjenjat e tyre, se për t'i kuptuar i kishin marrë vesh që brenda shtëpisë së Big Brother.Fatit nuk mund t'i shpëtosh, edhe pse natën e parë të hyrjes në shtëpi,
 
Erioni e shkualifikoi vajzën (shfajësohet se televizori ishte bardhezi) kur ajo u rikthye diçka provoi, diçka që më pas do të konkretizohej me një pëlqim reciprok. E pas kësaj, gjërat nuk do shkonin dhe aq mirë, pasi trysnia e qëndrimit 24 orë më të njëjtët persona, do shkaktonte krisje në marrëdhënien n... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 2413 | Postuar nga: Bujari | Data: 2010-05-30 | Komento(1)

Rovena Stefa www.besniku.tkRovena Stefa, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Ky adhurim ka ardhur edhe falë ekstravagancës dhe pamjes së mjaft joshëse.Me ecurinë e çuditshme në fushën e muzikës ajo po i befason konkurrentët e saj me surprizat që i ofron adhuruesve të muzikës.Intervistoi: Laura Dreshaj
 
Rovena na tregon për jetën e saj, mendimet dhe opinionet që një këngëtare e kategorisë së parë si ajo, ka, për ngjarje dhe dukuri të ndryshme të jetës. Ne i morëm asaj pak çaste ndërsa gjendej në Athinë, pas një koncerti për shqiptarët atje.

Tashmë, u bë shumë kohë që ju Rovena, jeni pjesë e rëndësishme e muzikës sonë, si ndiheni dhe a jeni e kënaqur më gjithë këtë sukses të arritur?
Së pari, faleminderit për vlerësimin, jam me të vërtetë e kënaqur me punën e deritanishme, gjith... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 416 | Postuar nga: Bujari | Data: 2010-04-08 | Komento(0)

Adelina Berisha: Stinen e kam shok! www.besniku.tkKëngëtar 20 vjeçare, Adelina Berisha ka treguar për Rozë planet e saj për të ardhmen dhe për thashethemet në lidhje me këngëtarin nga Shqipëria, Stine.
 
Është njëra prej këngëtareve që zakonisht ka thashetheme për të. Madje është thënë se atë e kanë kopjuar edhe këngëtare të mëdha. Por, Adelina nuk merakoset për këtë. Ajo nuk i do shumë festivalet për shkak të dallavereve, kurse për Stinën thotë se e ka vetëm shok dhe asgjë tjetër.

Rozë: Cilat janë planet tua momentale?
Adelina: Unë sapo e kam mbaruar videklipin më të ri. Këngën e ka bërë Don Arbas, tekstin Mc Beka, ndërsa videoklipin Max Produksion, i cili pritet që këtyre ditëve të promovohet edhe nëper televizione. Gjithashtu do ta bëjë edhe albumin tim më të ri që do të përmbajë shume këngë të ndryshme ... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 1011 | Postuar nga: Bujari | Data: 2010-03-20 | Komento(0)

Soni Malaj www.besniku.tkSapo ka hedhur në treg albumin e saj "Unik”, përderisa është duke marrë pjesë edhe në spektaklin "Dancing With Stars”. Është vlerësuar shumë nga kritika, ndërkaq për dashurinë thotë se është e dashura e karrierës.
 
Energjike, e qeshur, me një intensitet të madh merr mbi supe shumë iniciativa. Dhe ia del në fakt. Kur i futet një rruge e ka më se të qartë edhe përfundimin e saj.
 
Pasi këngëtarja e suksesshme Soni Malaj e ka treguar prej kohësh këtë. Aktualisht ka në dorë dhuratën për të gjithë të dashuruarit. Ditën e Shën Valentinit ajo doli në treg me albumin e saj të ri "Unik”, ndërsa vetë nuk do të festojë, pasi ende gëzon statusin s’ngel, gjë që nuk e shqetëson. Përkundrazi, ndihet shumë mirë me veten e saj. Ndërkaq këngëtarja bukuroshe do të vijë në një dimension të ri javës tjetër në spe... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 242 | Postuar nga: Bujari | Data: 2010-03-12 | Komento(0)

Dhuntit e Cijletes..! www.besniku.tkIa doli mbanë të arrinte qëllimin e saj. Të bëjë famë jo vetëm si modele "skandaloze”, por edhe si aktore dhe këngëtare, po aq provokuese. Askush nuk mund ta imagjinojë Çiljetën me gjoks të vogël! Format e saj të rrumbullakëta e kthyen atë në një simbol seksi. Kur ecën ajo, të gjithë kthejnë kokat.
 
Ka një siguri të paparë, i pëlqen të vishet elegante, por e di që çdo gjë duhet të jetë e puthitur pas trupit të saj.Këngët e saja kanë qenë gjithnjë komerciale shumë të bukura, që janë bërë menjëherë hite. Përveç pozimit dhe këngës, Çili ka mësuar edhe ca hile të aktrimit.
 
Jo krejt rastësisht, por sepse regjisorë të ndryshëm e kanë zgjedhur në kastin e aktorëve me emër, për seriale televizive, ndoshta të bindur se askush më mirë se ajo nuk mund të shfaqë në ekran vajzën provokuese, pas s... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 729 | Postuar nga: Bujari | Data: 2010-03-11 | Komento(0)

Tuna vajza qe tundi skenen! www.besniku.tkVasha simpatike nga Shkupi, Altuna Sejdiu erdhi si një yll polar në skenën tonë për ta ndriçuar atë përjetësisht. Ajo u ngjit në skenë, e pushtoi atë dhe hyri fuqishëm në mesin e këngëtareve me një ego të fortë, qëllim dhe ambicie të mëdha.
 
Duket se këto ambicie, mbase e radhisin në artisten e këngës, duke e bërë dhe një vashë me stil të veçantë. Tuna di çka do nga vetja dhe synimet e saja. Tuna ka një pamje dhe stil të veçantë dhe kjo e bën një primadonë të skenës sonë.
 
Origjinaliteti i saj është imponues, kurse zëri i saj kumbues.Edhe lëvizjet në skenë janë art me vete, kurse, ekstravaganca, e theksuar i shërben si një sharmë dhe vello e bardhe e famës dhe krenarisë.
Tuna, sikur ... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 468 | Postuar nga: Bujari | Data: 2010-03-03 | Komento(0)

Kastro Zizo : ISh bashkshortja intervist www.besniku.tkNuk ishte dashuri me shikim të parë, por një tërheqje e fortë dhe e ndërsjelltë sapo ndeshën sytë e njëri-tjetrit. Ishin të dy në prag të 17 –ave dhe jeta për ta ishte një festë, një zbavitje dhe dëshirë për ta shijuar atë në çdo sekond.
 
U takuan për herë të parë në programin "Portat e fatit” që drejtohej nga Rudina Magjistari në "Klan” ku të dy merrnin pjesë si këngëtarë dhe që atëherë filluan të frekuentoheshin thjesht si shokë. Jola pa te Kastro adoleshentin e veçantë që dinte ta përdorte mirë fjalën, sidomos kur kishte përballë një vajzë bukuroshe si ajo.
 
Asnjë vendim i nxituar për t’u lidhur si të dashur por thjesht dëshirë për të dalë bashkë me miq të tjerë dhe për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit. Më pas Kastro u largua në Itali dhe Jola vazhdoi jetën e... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 506 | Postuar nga: Bujari | Data: 2010-02-28 | Komento(0)

Arta Bajrami me burrin e saj www.besniku.tkËshtë një ndër këngëtaret më të angazhuara kohëve të fundit nëpër koncerte dhe shumë e pranishme në media. Nuk e ka problem ngritjen dhe rënien nga pesha. Tregon se tash është ngjitur majave të estradës dhe nuk rezikohet nga konkurenca e këngëtarëve.
 
Albumi i saj po then rekord shitje në Kosovë dhe më gjerë. Është apo nuk është shtatzënë? Stilistja e saj ka dizejnuar fustane për shtatzëna dhe ato së pari i ka provuar tek këngëtarja. Në një intervistë për "Game Over”, më tepër rrëfehet Arta Bajrami.

Ka disa muaj që ke hedhur në treg albumin e ri. Të kanë treguar producentët si ka ecur shitja?
Albumi im ka plot gjysëm viti që është hedhur në treg. Besoj që ju e dini mirë pergjigjen në pyetjen tuaj pasi që shumë statistika dhe ... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 503 | Postuar nga: Bujari | Data: 2010-02-26 | Komento(0)

Rrezarta Shkurta www.besniku.tkNdërsa rreket të na tregojë për fillimet në botën e artit që i konsideron si një nga dashuritë e jetës, përplaset me një tjetër dashuri. Po, po, përplaset! Kështu e ka njohur Rezarta Shkurta bashkëshortin e saj, Ermalin.
 
Ai me makinën e tij, ka goditur makinën e Shkurtës në sheshin "Nënë Tereza" dhe në këtë rast në vend të "plasë" një sherr mes të dëmtuarit dhe fajtorit shfaqet diçka tjetër. Duket se nga shkëndija e përplasjes së makinave lindi një dashuri që sot është kurorëzuar në martesë.
 
Në fakt mbiemri i tij të thotë shumë gjëra. Ai është nipi i ish-udhëheqësit të Shqipërisë për 50 vjet, Enver Hoxha. Po çfarë rëndësie ka, Rezarta dashuron njeriun dhe në këtë rast Ermalin... Shpesh ajo është e paparashikueshme në gjerat që bën.
Kategoria: Intervista | Shikuar: 408 | Postuar nga: Bujari | Data: 2010-01-24 | Komento(0)

Nora Istrefi & Robert Berisha www.besniku.tkJanë të dy të njohur, të pashëm dhe të suksesshëm. Padiskutim janë ndër çiftet më të bukura në estradën tonë. Shumë kush i quan Romeu dhe Xhulieta shqiptare.
 
Nora Istrefi dhe Robert Berisha edhe pas tri viteve lidhje, dashuria e tyre është e freskët dhe funksionon si të ishte në fillimet e saj. Revista
 
"Kosovarja” sjell intervistë me të dy së bashku. Ata flasin hapur për fillimet e lidhjes së tyre dhe për shumëçka tjetër që nuk keni pasur mundësi të i lexoni diku tjetër.
 
Ka kohë që jemi duke iu kërkuar për një intervistë në çift, por deri me tash nuk keni gjetur kohë. Cilat ishin arsyet?
Nora: Sinqerisht po u them se vetëm ka qenë çështj... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 1098 | Postuar nga: Bujari | Data: 2010-01-07 | Komento(3)

www.besniku.tkEtaloni i bisedës së tyre është fjala "zemër”. Nuk e kanë braktsisur këtë mënyrë përkëdheljeje as netëve të Festivalit të 48-të të RTSH-së, ku po provojnë eksperiencën e tyre të parë si prezantues në një skenë të madhe.
 
Po çfarë fshihet pas këtij çifti, jeta që bëjnë në apartamentin e tyre në Gjermani, zënkat e mëritë dhe sa gjatë e shohin bashkëjetesën e tyre. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani i zbulojnë në këtë intervistë:

Alban çfarë lidhjeje ka mes çiftit Alban-Miriam, që po shohim këto ditë në skenë dhe çiftit në jetën e përditshme?
Në fakt ndihet dhe në skenë fakti që jemi çift. Dëshira që ne kemi në përditshmëri për një prekje dore, përkëdhelje me fjalën "zemër” po na ndodh dhe në skenë. Pastaj në përditshëri kemi dhe zënka, mbajmë dhe mëri…
Miriam çfarë modeli të dashuruari... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 224 | Postuar nga: Bujari | Data: 2009-12-29 | Komento(0)

Ciljeta Xhilaga www.besniku.tkNuk i ka bërë ende 25 vjeçe dhe është më e reja në listën e 100 fituesve në Këshillin Kombëtar të PD-së. Edhe pse nuk do ta lërë skenën, nuk e mohon që jeta i ka ndryshuar.
 
Në këtë intervistë tregon gjithçka se si u gjend në politikë dhe ku synon të shkojë. Cila është njohja me Kryeministrin Berisha, komentet që i janë bërë për ta sulmuar, ndërsa pohon se lidhja e saj 5 vjeçare e dashurisë vazhdon ende.

Çiljeta tashmë je në listën e 100 anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Si ndihesh?

Ndihem e vlerësuar dhe me përgjegjësi.

Pse mendon se të kanë votuar?

Mua me ka kandiduar Forumi Rinor i Partisë Demokratike duke qenë se gjithmonë jam angazhuar, gjithmonë kam deklaruar bindjen time hapur për këtë parti.
Kategoria: Intervista | Shikuar: 1907 | Postuar nga: Bujari | Data: 2009-12-26 | Komento(0)

Eliza Hoxha www.besniku.tkEliza Dushku, mbretëreshë e kështjellës së saj
 
Ajo ka rifilluar me sezonin e ri të serialit të saj “Dollhouse”. Thotë se ka pasion udhëtimet nëpër shtete të ndryshme. Kohëve të fundit ka qenë në Ugandë dhe flet edhe për filmin e saj të fundit, në të cilin paraqitet “nudo”. Aktorja Eliza Dushku shpalos shumë gjëra për karakterin e saj për revistën “Complex”...

Sapo keni filluar të xhironi për sezonin e ri të Dollhouse. Si po ecën puna?
Eliza Dushku: Jam martuar, kam konsumuar martesën time dhe kam pasur muajin e mjaltit – të gjitha i kam bërë dje! Sot unë dhe i dashuri i im do të rrihemi me njëri-tjetrin dhe do thyejmë gjëra. Shumë gjëra po ndodhin, shumë grindje....
 
Cili është dallimi në mes të sezonit të fundit dhe këtij të tashmit? ... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 447 | Postuar nga: Bujari | Data: 2009-10-01 | Komento(0)

BigMama www.besniku.tkE thjeshtë, e pa kompleksuar, e hareshme gjithmonë, karakteristika këto me të cilat përshkruhet personazhi i radhës. Është kjo këngëtarja Big Mama, e cila për herë të parë pas operacionit flet hapur rreth përhapjes nëpër media të fotografive “lesbike”, për lidhjen me Agim Krasniqin dhe për konfliktin me këngëtaren Tuna Sejdiu.
Na trego si doli me sukses rregullimi i trupit deri në këtë perfeksion?
Tashmë një vit ose më shumë që jam në një dietë rigoroze, ushtroja shumë, bëj trening në Tetovë, njëkohësisht bëj një jetë të shëndetshme dhe me të vërtetë ndihem shumë mirë dhe shumë energjike.
Tani kur jeni rënë në peshë,  publiku do vazhdojë t’ju thërrasë “Big mama” apo “Seksi mama”?
(... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 336 | Postuar nga: besnik | Data: 2009-09-29 | Komento(0)

Lirita Halili www.besniku.tkNjë nga banoret e "Big Brother 2", rrëfen për SH2-shin zhgënjimin që i solli "Big Brother". Pse u pendova që u futa në atë shtëpi.
Lirita Halili është e para që deklaron hapur zhgënjimin nga "Big Brother". Përveçse kam humbur kohë, thotë ajo, nuk kam përfituar asgjë tjetër nga ai show televiziv që vajza kosovare e quan vetëm një skenar të paramenduar. Ka rënë në sy gjatë kohës së qëndrimit në atë shtëpi për  batutën goditëse dhe herë-herë të pakapshme, gjë që e ka bërë tërheqëse dhe të dashur për shikuesit. Por ajo që habiti jo vetëm atë, por edhe dashamirësit e saj, ishte fakti që doli më shpejt nga sa mund të mendohej nga gara për fitimin e 70 mijë eurove.Ajo që e ka bërë më tepër pesimiste nga kjo pjesëmarrje është zhgënjimi për mosmbajtjen e premtimeve, duke rrëfyer që përveç 120 euro të konvertuara në një orë dore, nuk ka marrë asgjë tjetër n... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 334 | Postuar nga: besnik | Data: 2009-09-26 | Komento(1)

Genta Ismajli ende vazhdon të mendojë që Michael Jackson s’ka vdekur!

Genta Ilamili www.besniku.tkKëngëtarja Genta Ismajli është e njohur nga thashethemet që fliten për të! Megjithatë, asaj nuk i interesojnë shumë ato dhe thotë se kryen punët e saj pa u marrë me të tjerët. Me muzikë ka filluar të merret qysh në moshë të re, ndërkaq thotë se idhull të saj janë mbreti i popit, Michael Jackson dhe mbretëresha Madonna. Genta flet për Express Rozë...
Express Rozë: Në cilën moshë ke qenë kur ke filluar të merresh me muzikë?
Genta:
Pesë vjeçare. Babi i im ma bleu një sintitajzer (piano elektrike) shumë të vogël. Prej asaj kohe e kam imituar Michael Jackson, Madonna-n dhe këngëtarë të tjerë dhe kam menduar të jem si ata një ditë.
Express Rozë: Thatë se e keni idhull Micheal Jackson! A e keni imituar atë ndonjëherë?
Gent... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 356 | Postuar nga: besnik | Data: 2009-09-24 | Komento(1)

eranda libohova www.besniku.tkRinia tek ajo nuk ka të ndalur. Në formë dhe e qeshur gjithmonë. Sportive apo klas, gjithmonë tërheq vëmendjen. E kush tjetër veç: Eranda Libohova. Këngëtarja që duket se po sfidon kohën. Për të shprehja se, “shëndeti i ka dhënë nur” shkon më shumë se kurrë. Në këtë intervistë ekskluzive për “Bluetooth”, Eranda tregon gjithë detajet e formës së mirë fizike. E ndërkaq, pjesë e këtij rrëfimi janë edhe disa intimitete të saj, puthja e parë me një instrumentist kur ishte 18 vjeç, e pse jo edhe anëtari i ri i familjes, Tekila.
Eranda, jeni gjithmonë në formë. A keni një recetë për të qenë e tillë?
U bë legjendë në fakt kjo gjë. Nuk di ndonjë recetë, e nëse do të dija do t’ia kisha dhënë çdo femre. Nuk kam ndonjë gjë speciale që përdor, por mendoj se gjithçka vjen nga gjendja shpirtërore, vjen së br... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 360 | Postuar nga: Bujari | Data: 2009-09-09 | Komento(0)

Për herë të parë, burrin tim të ardhshëm, e takova në korin e qytetit dhe ishte nga ata djelmoshat e rrallë me flokë të gjatë e sy të kaltër.
Ishte solist i korit, i binte nga pak pianos dhe këndonte edhe në gjuhën angleze, pra ishte një djalë si unë e kisha ëndërruar.
 
 Fati deshi që të takoheshim përsëri në shkollën e mesme të mjekësisë dhe nga atëherë më nuk u ndamë. Ndoshta urtësia ime më dalloi nga shoqet tij të shumta që i viheshin pas.

Janë takuar që adoleshentë bashkë. Ishin 17 vjeç kur dhanë puthjen e parë dhe tashmë pas kaq vitesh, jetojnë martesën e lumtur. Dashuria është motivi i të dyve, dhe familja njëkohësisht është mbretëria larg skenës. Gili, (Fevzije Berani) këngëtarja e njohur nga Koso... Lexo më shumë »

Kategoria: Intervista | Shikuar: 455 | Postuar nga: Bujari | Data: 2009-08-15 | Komento(0)

 Si shumë këngëtarë të estradës sonë që përfshihen dhe bien pre e shumë thashethemeve për jetën e tyre private, ashtu edhe Edona Llalloshi kohëve të fundit është përfshirë në thashetheme të tilla.

Në opinion qarkullojnë fjalë për një dashuri të mundshme në mes këngëtares Edona Llalloshi dhe pronarit të diskotekës “Katana”. Kjo diskotekë tani është bërë mjaft e njohur në vend meqenëse në çdo natë perform... Lexo më shumë »

Kategoria: Intervista | Shikuar: 265 | Postuar nga: besnik | Data: 2009-07-13 | Komento(0)

Është padyshim një nga protagonistët më interesant të ”Big Brother” 2. Edhe pse hyri në lojë disa javë me
vonesë, ai arriti të vizatojë qartësisht në sytë tanë, steriotipin e një djali të lirshëm e pa komplekse, i cili në moshën 34-vjeçare, mbasi ka bërë jetën që ka dashur, pret që fati t’i rezervojë akoma plot e plot surpriza të tjera. Dhe për t’ia arritur kësaj, nuk i mban sytë nga qielli, por kërkon me insistim që e nesërmja të jetë shumë më e bukur se e sotmja, Dhe deri tani ia ka dalë. Këtë verë i ka lejuar vetes më shumë pushime se zakonisht duke jetuar një stinë të nxehtë plot me kënaqësi që ia fal dita, por edhe nata. Ka një axhendë për t’u patur zili. Në mëngjes pasi merr disa gazeta për t’i lexuar, pi kafenë në një bar me miqtë. Më pas dreka mund të jetë përsëri një tavolinë plot me shokë, ndërkohë që pasdite i dedikohet tërësisht spo... Lexo më shumë »
Kategoria: Intervista | Shikuar: 290 | Postuar nga: besnik | Data: 2009-07-13 | Komento(0)

1-20 21-26
Moti

Reklamo këtu:

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video e zgjedhur

Na ndiq në Facebook!

Kalendari
«  Shkurt 2012  »
SuMoTuWeThFrSa
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
26272829

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1484]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [321]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [81]
Lifestyle
Jashtzakonshme [127]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [34]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free