Dashuria e këngëtares Soni Malaj me balerinin italian, Mirko Luccarelli, një histori gossipi apo një lidhje e vërtetë? Të gjitha detajet që rrëfejnë si lindi dhe si po e përjetojnë këtë ndjenjë. Të lumtur, por sa do të zgjasë kjo dashuri? Kush është balerini që turbulloi mendjen e Soni Malaj dhe sekretet e pathëna mes tyre.
Nëse "Dancing with the stars”, dikush do ta kujtojë për çmimin e madh, dikush për protagonizmin, ndonjë tjetër si eksperiencë të veçantë, Soni Malaj do ta kujtojë si spektaklin që i dhuroi dashurinë.
Dhe sikur kjo dashuri të ketë fatin të jetojë aq gjatë, sa t’u mbijetojë xhelozive, tradhëtive, shpërthimit të komplekseve aq sa të bëhet e padurueshme, mund të thuhet vërtet që ata të dy janë njerëz me fat. Në këtë rast do të ishte një kujtim i paharruar pë... Lexo më shumë »
Shkruan: Daphne Barak -"Femrat më thonë gjatë gjithë kohës se i ngjaj shumë George Clooneyt”, më thoshte kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Kjo informatë doli pas një bisede disaorëshe ndërmjet meje dhe Thaçit në zyrën e tij në Prishtinë.
Temat për të cilat diskutuam ishin të ndryshme, duke filluar nga kohërat e tmerrshme që vuajti populli i tij nga serbët, e deri te sfidat e tashme financiare dhe beteja e tij e madhe për të siguruar që shteti i tij dyvjeçar të njihet nga pjesa më e madhe e shteteve anëtare të OKB-së. Sidoqoftë, s’di se si përfunduam duke folur për Hollywoodin.
Thaçi – duke bërë fotografi me librin tim "Saving Amy” – më pyeste për disa nga miqtë e mi në Hollywood dhe thashethemet dhe nëse do të mund të rekrutoja ndonjërin prej tyre për... Lexo më shumë »
Kam kaluar disa pushime të mrekullueshme ne Itali, me shoqen time të ngushtë dhe me tre shoqe të tjera, mikesha të miat, pesë vajza në Itali. E pyetur se a i keni çmendur çunat italianë apo jo?
Elvana tregon se këtë vit i është përkushtuar shoqërisë në maksimum. Ajo ka dalur me shpesh se zakonisht me shoqerine e vjeter te saj , keshtu duke u perçmalluar per kohen e gjate sa ajo nuk mundi te ju perkushtohej. Ajo tregon se edhe ne Itali, qe atje ka kaluar pushimet .. kishte fansa te saj dhe italianet "çmendeshin" per te !
Kam kaluar disa pushime të mrekullueshme ne Itali, me shoqen time të ngushtë dhe me tre shoqe të tjera, mikesha të miat, pesë vajza në Itali. E pyetur se a i keni çmendur çunat italianë apo jo? Ajo thotë se po, po, po, padiskutim fare (qesh). Elvana kete vit ka sjell ris... Lexo më shumë »
Fituesi i "Big Brother 1”, Arbër Çepani duket se po kalon një moment
vërtet ndryshe në jetën e tij sentimentale. Është pikërisht vajza brune
nga Durrësi, e quajtur Eda Cani që mesa duket e ka bërë Arbrin të ndihet
i sigurt dhe që më në fund t’u japë vërtet fund aventuarve të tij me
vajzat.
Arbri dhe Eda u fotografuan për herë të parë të dy në ceremoninë
e martesës së motrës së tij, Edlira me Gert Bogdanin më shumë se një
muaj më parë. Fakti që Arbri e kishte marrë Edën me vete në këtë
ceremoni familjare do të thotë shumë për seriozitetin e lidhjes së tyre.
Më pas ata janë parë gjithmonë bashkë në Tiranë, plazhe dhe
gjithndej. Madje Arbri pas ndarjes nga e dashura italiane Madalena,
pavarësisht disa lidhjeve që ka pasur më vonë, për here të parë e ka
bërë publike në Facebook lidhjen e tij me vajzën shumë simpatike brune, ... Lexo më shumë »
Këngëtarja Anjeza Branka ka prezantuar këto ditë këngën e saj të re "Ani
Ani". Një këngë ku si fabul ka protestën e një femre që nuk do të
ndihet e nënshtruar nga i dashuri, por vajza rebelohet dhe ia kthen me
të njëjtën monedhë të dashurit duke iu përkushtuar dëshirave të saj.
Klipi përshkruan idenë e këngëtares ku ajo në fillim shfaqet si
kamioniste dhe më tej hipën mbi kamion ku heq dhe uniformën e punës për
t'u shfaqur vetëm me të brendshme. Më tej klipi zhvillohet në
një jaht ku këngëtarja si protagonist ka zgjedhur pikërisht të dashurin e
saj.
"Ideja për të zgjedhur të dashurin erdhi spontane, pasi më duhej
një mashkull, dhe me kë më mirë se me atë mund t'i xhiroja ato skena ku
më duhet të përkëdhelesha apo edhe të puthesha", - tregon Branka. Ndërsa
për sa i përket ngjashmërisë në fabul, ajo është shumë larg
marrëd... Lexo më shumë »
Derisa lista e femrave seksi që kanë realizuar duete me rep grupin e
njohur është e gjatë, bashkëpunimi para shumë viteve ka filluar me
Adelina Ismailin dhe për të vazhduar me të tjerat, ndërsa tash për të
vulosur një tjetër sukses, ata do të realizojnë një duet të ri.
Ka kaluar një kohë e gjatë që nga publikimi i këngës "Me Kosovë luhet
komore”, një hit i vjetër që është kënduar nga Adelina Ismaili dhe rep
grupi Tingulli 3nt. Kjo këngë akoma mbetet e dëgjuar edhe pse nuk ka
pasur të realizuar ndonjë videoklip, përveç disa xhirimeve televizive
atë kohë.
Pasi kohëve të fundit kanë lançuar disa duete të suksesshme, hapin e
tyre nuk e ndalin me kaq, pas lajmërimeve për bashkëpunim me Florin dhe
Elvana Gjatën, anëtarët e "Tingulli 3nt” tregojnë se kanë arritur
marëveshje për realizimin e një dueti të ri me këngëtaren Adelina
Is... Lexo më shumë »
Grupi "TDS" është krijuar që nga viti 2005. Në fillim kanë qenë 8
anëtarë por gradualisht kanë mbetur vetëm në tre. Ata kanë edituar një
album me titull "ku në atë 7 arsye", mirëpo viti 2010 ishte viti i
sukseseve të tyre.
Kënga në bashkëpunim me "Skillz" "Si manikene" dhe e
fundit "Kah je" me Nora Istrefin i bën "TDS" një nga grupet më të
pëlqyera të rep muzikës në Kosovë. Në intervistë për "Zërin" biseduam më
anëtarin e grupit, Shpend Hajredinin.
Kush janë "TDS"?Ne jemi tre anëtarë: Shpend Hajredini - "MC Mix", Kastriot Rexhaj -
"Dr.Mic" si dhe Ornat Shufta. "TDS" është shkurtesë nga anglishtja që do
të thotë ana e errët, ndërsa përmes fjalëve të teksteve tona kemi
menduar që ta shndrisim atë anën e errët. Ne jemi shokë prej fëmijërisë
dhe meqë jemi përshtat me ide dhe biseda, atëherë kemi krijuar edhe
grupin tonë "TDS".
Sot janë në dy kahe të kundërt, ndërsa vetëm një vit më parë ecnin mbi
të njëjtën rrugë. Rebeli Big Basta nuk do njeri mbi kokë. Fillimisht
këtë e demonstroi kur menaxhohej nga Dr. Flori e Produkt 28 (Studio
Style), apo Ervin Gonxhaj (Immortal Records) e së fundmi nga Flori
Mumajesi (NRG Records).
Alibija e prishjes së marrëdhënieve me
menaxherët ishte pikërisht mosnxjerrja e albumit në kohë prej tyre. Këtë
e ka pohuar vetë reperi, sidomos pas ndarjes së fundit dhe të përfolur
prej tij me Flori Mumajesin, me të cilin kishte disa bashkëpunime.
Por këtë herë indinjata e Gerald Xharit të njohur nga të gjithë me emrin
muzikor Big Basta i kishte kaluar caqet. Aq sa ai vetë doli në disa të
përjavshme për të komentuar ndarjen e tij me Florin e për të thënë
gjithë zhgënjimet e tij, ku sigurisht çështja e albumit ishte argumenti
kryesor. Edhe sot e kësaj dite m... Lexo më shumë »
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata pritet të shfaqet sërish!!
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata pritet të shfaqet sërish, këtë herë
jo me një, por me dy videoklipe të reja dhe që të dyja do të jenë
bashkëpunime me emrat më të njohur të muzikës.
Sigurisht, këngët e reja
do të jenë pjesë e albumit të ri, i cili pritet të dalë në treg gati 3
vjet pas publikimit të të parit. Dy këngët që pritet edhe të lançojnë
albumin, do të jenë bashkëpunime: i pari me Florin dhe i dyti me Getin,
të shoqëruara me vidoeklipe, të cilat janë realizuar nga "Entermedia”.
Edhe pse nuk jepen data fikse se kur pritet të hidhet në treg albumi i
ri i këngëtares Elvana Gjata, pa dyshim që ai do të jetë një sukses, e
të mendosh që vetëm këtë verë sapo ka lançuar 2 këngë dhe klipe të reja.Kenget si gjithmone pritet te jene hite dhe videoklipet te cilat do te publikohen se shpejti do ... Lexo më shumë »
Reperi i njohur tregon për Panorama Plus se si u njoh me
agjenten e "BB3”, modelen simpatike 21-vjeçare dhe pse nuk funksionoi
lidhja
Një çift i përfolur të dashuruarish që i bëri kuriozë të gjithë se çfarë
i kishte lidhur me njëri-tjetrin, modelen 21- vjeçare Enxhi Kamenica
dhe reperin 24-vjeçar, Noizy. Si ishin njohur dy personazhet tashmë
publikë dhe çfarë lidhjeje kanë krijuar me njëri-tjetrin.
Noizy, me një
karrierë si boksier "streefight” në Angli tashmë me shumë këngë në treg
tregon në këtë intervistë të vërtetën e njohjes me Enxhin, agjenten e
"Big Brother 3”. Noizy është shkruar për një histori dashurie mes teje dhe Enxhit të BB3. Po jetoni vërtet një lidhje pasionante? Në fakt nuk bëhet fjalë për një lidhje. E vërteta me Enxhin ishte
thjesht një "One night stand”, dhe asgjë më shumë. Që nga a... Lexo më shumë »