Mark
Zuckerberg assesi nuk ndalet së befasuari përdoruesit e Facebook-ut, me
ndryshimet e reja, aplikacionet, opsionet… Sa është kjo e mirë apo e
keqe, është herët të vlerësohet. Megjithatë, nëse shfrytëzoni Facebook
gjithsesi që duhet t’i dini të gjitha detajet për gjashtë aplikacionet e
reja të cilat do të paraqiten në profilin tuaj për disa javë.
Pamja e re e profilit-Pamja e re e përmirësuar nga tani quhet Timeline dhe duket
krejtësisht ndryshe, sipas fjalëve të Zuckerberg-ut është më e mirë,
pasi ka fokus të ri në ngjarje dhe fotografi.
Tani përdoruesi mund të
zgjedhë cilat aktivitete dëshiron në mënyrë kontinuale t’i ndajë me të
tjerët, çka dëshiron në veçanti të potencojë nga jeta e tij që nga ky
moment e deri te dita e parë kur është kyçur në Facebook.Mënyra e re për interaksion dhe ndarje-Pë... Lexo më shumë »
Faqja në Facebook e festivalit të njohur EXIT është "hakirat” të hënën pasdite, nga hakerë shqiptarë. Administratorëve të faqes iu pamundësua qasja në të, e më vonë në faqe u panë të postuara edhe parullat, si "Jemi kthyer” dhe "Askush s’mund ta marrë faqen tonë”, të shkruara në anglisht dhe në shqip.
Administratorët e EXIT’it nuk mundën të bëjnë asgjë, derisa pak më vonë një person, me emrin Ervin Sulaj, nuk publikoi një koment."Faqja juaj është sulmuar dhe ajo do të fshihet së shpejti”.
Ndërkohë në profil u paraqit logoja e "Albanian Cyber Army”, dhe motoja "We don’t forget”.Veç tjerash, në faqe u postua edhe një video e paraqitjes së David Guettas nga EXIT i vitit të kaluar.Faqja e festivalit EXIT në Facebook numëron rreth 110,000 adhurues, dhe është një ndër... Lexo më shumë »
Një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 340 miq në Facebook, ka vendosur që të padisë gjigandin e internetit për shkak se i ka mbyllur llogarinë që kishte hapur aty, pa asnjë shpjegim.
Mustafa Fteja kërkon 500 mijë dollarë si dëmshpërblim për këtë çështje. "E kisha Facebook për një qëllim- për të mbajtur kontakte me familjen time,” thotë Fteja, që ka shkuar në SHBA para 17 vitesh. Fteja, 30 vjeç, mësoi në shtator se llogaria e tij ishte çaktivizuar.
"Di vetëm një gjë- nuk kam bërë asgjë,” tha dje ai. Nuk kam dhunuar asnjë rregull a ligj.” Në akuzën e tij, depozituar në Gjykatën Supreme të Manhattan-it, ai akuzon Facebook se nuk i është përgjigjur kërkesave të vazhdueshme të tij për të mësuar se përse ishte hequr n... Lexo më shumë »
Kosova ka shënuar edhe një fitore në kërkesën e saj për njohje. Muajin e kaluar, Facebook nisi ta njeh shtetin e vogël ballkanik. Gjiganti i rrjetit social tani i identifikon përdoruesit e kryeqytetit të Prishtinës, si përdorues nga Kosova.
Facebook këtë e arriti pas disa freskimeve rutinore në sistem. Rezultati: Prishtina tani është e vendosur në Kosovë, e jo në Bosnje e Hercegovinë. Ende nuk dihet përse Facebook mendoi se kryeqyteti i Kosovës është kryeqyteti i Bosnjës, vend i cili as që kufizohet me Kosovën.
"Në njëfarë mënyre, është domethënëse dhe simbolike. Mendoj se është një fitore e vogël për një luftë të madhe – ta quajmë luftë – për t’i ndryshuar të gjitha ueb-faqet në Internet”, ka thënë Fisnik Ismaili, drejtor kreativ i agjencisë së reklamave "Olgilvy Kosovo”, në një intervistë ... Lexo më shumë »
1. Kur u hap në 2004 kjo faqe, i pari që financoi projektin ishte Peter Thiel, bashkë-themeluesi i PayPal. 500 mijë dollarët e tij kontribuuan për lindjen e fenomenit Facebook. 2. Në muajt e parë të hapjes Facebook u rrezikua të mbyllej për shkak të një padie sjellë nga krijuesit e një faqe tjetër konkurruese:
ConnectU. Krijuesit e saj akuzonin Mark Zuckerberg për vjedhjen e idesë dhe teknologjisë së Social Network. Mosmarrëveshja u zgjidh në mënyrë ekstra-gjyqësore me një shumë monetare në favor të ConnectU.
3. 400 milionë njerëz në botë, futen të paktën një herë në muaj në Facebook. 50% e këtyre hyjnë në faqe çdo ditë. 4. Pavarësisht se ka lindur në Amerikë, Facebook është një fenomen k... Lexo më shumë »
Ditëve të fundit në internet po qarkullojnë informata se më datën 10. 10. 2010. do të mund të lëshohej një virus i cili do të shkatërrojë miliona kompjuterë në mbarë botën.
Ani pse rreziku nga viruset kompjuterike kërcënon çdo ditë, ekspertët tërheqin vërejtjen përdoruesve të kompjuterëve se ditëve të ardhshme duhet të janë më të kujdesshëm se zakonisht.
Të dielën është dita "e tri dhjetësheve”, datë e cila ka ngritur dyshimet tek shumë njerëz paragjykues se diçka e keqe do të ndodhë, e shumë përdorues të internetit janë të bindur se në atë ditë do të lëshohet një virus i cili do të shkatërrojë disa miliona kompjuterë. Informatat mbi virusin e mundshëm qarkullojnë edhe në rrjetin për shoqërim online Facebook, prandaj është krijuar edhe grupi me emrin "A do të punojë kompjuteri im më 10. ... Lexo më shumë »
"McAfee” ka njoftuar se virusi "here you have”, të cilit iu ka dhënë emri sipas titullit të "e-maileve” të infektuar, sulmon kompjuterët me sistemin operativ Windows.
Kompania për sigurimin e informatikës, "McAfee”, ka tërhequr vërejtjen për përhapjen e një virusi të ri informatik, i cili sulmon "e-mailet”, në të cilët ofrohet film erotik gratis, por edhe me përmbajtje tjetër.
"McAfee” ka njoftuar se virusi "here you have”, të cilit iu ka dhënë emri sipas titullit të "e-maileve” të infektuar, sulmon kompjuterët me sistemin operativ Windows.
Virusi siç deklarohet në "McAfee”, aktivizohet kur shfrytëzuesi i internetit klikon në postën elektronike, dhe pas kësaj virusi përhapet në "dollapin” për pranimin e të gjitha kontakteve të shënuara në adresën e shfrytëzuesit të ... Lexo më shumë »
Në muajin gusht, përdoruesit kanë shpenzuar një kohë totale prej 41.088 minuta në Facebook, apo 9.9 për qind të kohës së tyre të përgjithshme online. Kjo është një ngritje e lehtë nga 9.6 për qind sa ishte në korrik, por një ngritje e madhe nga koha prej 4.7 për qind e shpenzuar në Facebook në gusht të vitit 2009.
Përdoruesit e internetit tani janë duke shpenzuar më shumë kohë në Facebook sesa në Google dhe Yahoo, ka bërë të ditur një raporti i ri i paraqitur të premten nga ComScore.
Në muajin gusht, përdoruesit kanë shpenzuar një kohë totale prej 41.088 minuta në Facebook, apo 9.9 për qind të kohës së tyre të përgjithshme online. Kjo është një ngritje e lehtë nga 9.6 për qind sa ishte në korrik, por një ngritje e madhe nga koha prej 4.7 për qind e shpenzuar në Facebook në gusht të vitit 2009. Muajin e kaluar përdor... Lexo më shumë »
Facebook tani ka një vlerë prej 33.7 miliardë dollarë, pasi që
investitorët kanë paguar deri në 76 dollarë për një aksion në këtë
kompani, para se të bëjë ajo kalimin në tregun e aksioneve
Financial Times ka thënë se vlerësimi nënkupton që Facebook tani ka
një vlerë më të madhe sesa gjigantët teknologjik si eBay dhe Yahoo!<
që kanë në vlerë tregu prej 30.1 miliard dollarë dhe 18.3 miliardë
dollarë.
David Gelles, një reporter për The Financial Times shkroi: Aksionet e
zakonshme në Facebook po tregtohen për një çmim prej 76 dollarë për
aksion pasi që investitorët janë duke u munduar mes vet që të arrijnë të
kapin një pjesë të kompanisë para se ajo të futet në ofertë publike,
për të cilën analistët thonë se mund të jetë IPO-ja më e madhe
teknologjike qysh prej flotacionit prej 1.67 miliard dollarë të Google
në vitin 2004."Gjers... Lexo më shumë »
"Google” na përgjon. Ai ndjek dhe regjistron lëvizjet tona në rrjet.
Sheh atë që kërkojmë, atë që lexojmë apo shohim. E di se ku jemi. I njeh
interesat tona, madje edhe ato që ne duam t’i mbajmë të fshehura.
Kontrollon përmbajtjen dhe destinacionin e e-mail- eve.
Ndoshta pak veta e dinë, dikush dyshon dhe pothuajse të gjithë e
injorojnë një fakt të tillë, por e vërteta është pikërisht kështu:
"Google” na përgjon, pastaj na skedon, duke e ruajtur informacionin që
na përket në një bazë të dhënash për rreth një vit e gjysmë. Tetë
navigues në dhjetë që përdorin internetin përfundojnë në databazën e
"Google”-it.
Sa më shumë arrin të na njohë, aq më shumë do të jetë
efikas informacioni që do të gjejmë në sajtet që vizitojmë. Për gjenitë e
marketingut është thjesht "bahaviour advertising”, publicitet i
personalizuar. Përkundrazi, mbrojtësit e privatësisë... Lexo më shumë »
Si mund t’u gjejnë kreditorët dhe punëdhënësit në rrjetin social. Rrjeti
më i madh social në botë regjistron së shpejti përdoruesin e 500
miliontë.
Facebook-u tashmë është pjesë e jetës së përditshme të një numri të madh
njerëzish në botë. Por, mënyra se si po e prek jetën tonë vazhdon e
vazhdon të ekzaminohet.
Ne dimë se Facebook-u mund të jetë i mirë për shëndetin, por gjithashtu
mund të ketë dhe një anë tjetër të ligë.
Por, cilat janë dhjetë mënyrat
se si Facebook-u mund t’u shkatërrojë jetën.Një prej tyre është se mund
të bashkoheni me prindërit biologjikë. Ky mund të jetë lajm i mirë, por
jo gjithnjë. Prince Sagala për shembull, i gjeta fëmijët e saj
biologjikë në "Facebook”, për të cilët pretendon se janë grabitur një
dekadë më parë nga i ish-bashkëshorti.
Nëna dhe fëmijët u bashkuan.
Problemi i vetëm ishte se fëmijët u rritën
me të atin dhe n... Lexo më shumë »
Internet qarkullimi global deri në vitin 2014 do të shënojë rritje për të paktën katër herë edhe atë në më shumë se 3/4 zetabajtë që është për 10 herë më shumë nga sasia e ueb qarkullimit të përgjithshëm në vitin 2008, treguan rezultatet nga hulumtimi që e publikoi kompania informatike amerikane "Sisko”.
Internet qarkullimi, siç tregoi hulumtimi në Evropën Qendrore dhe Lindore deri në vitin 2014 do të arrijë 2,5 heksabajtë në muaj, që është e barabartë me sasinë prej 514 milionë DVD disqeve.
Hulumtimi ka treguar se edhe në rritjen e ueb qarkullimit edhe më tej do të dominojnë video përmbajtjet, ndërsa në tre vitet e ardhshme përmbledhja e të gjithë video-formateve-TV, video kërkime, Internet video dhe P2P rrjetet, do të vazhdojë të kapërcejë 91 për qind nga qarkullimi shfr... Lexo më shumë »
Pavarësisht të gjitha përgjigjeve që marrim përmes internetit, potenciali i tij i plotë për të ndryshuar jetët tona mbetet ende i panjohur. Ja disa hapa për të kuptuar "veglën” më të fuqishme të epokës sonë.
Në rrugëtimin tonë drejt së ardhmes ndodhi diçka që nuk e parashikonim. Interneti u shndërrua nga një mjet ekzotik që ishte fillimisht në një mjet të përdorimit të përditshëm pa të cilin shumica e njerëzve nuk mund ta kuptojnë dot më ekzistencën e tyre.
Dhe kjo ndodhi krejtësisht jashtë vëmendjes sonë ndërsa klikonim nëpër faqe dhe uebsajte duke krijuar kështu varësinë tonë më të madhe teknologjike.Pra mos vallë kemi përfunduar tërësisht të varur ndaj një sistemi nga i cili nuk do të shkëputemi dot më? Për këtë mjafton të pyesni njerëzit në Estoni, një nga vendet me varësinë më të madhe n... Lexo më shumë »
Nëse Mark Zuckerberg s’do kishte humbur mendjen pas një vajze, gjysmë miliardi njerëz nuk do gjendeshin sot duke shkëmbyer mesazhe në Facebook. E fundja s’ka shumë rëndësi shqetësimi për privatësinë që ka detyruar Facebook-un të rishkruajë rregullat:
Në fund të fundit gjithçka nisi me vjedhjen e emrave, mbiemrave dhe fotografive në tempullin e dijes amerikane, atë universitet mit që mban emrin Harvard. Vjedhje dhe mashtrime, seks dhe miliarda.
Por, edhe aftësia për t’i thënë jo padronëve të universit, nga "Microsoft”, "Viacom” e deri tek "Mtv”. Një libër që tregon gjithçka kemi dashur të dimë mbi Facebook.Sigurisht, dhe atë që Facebook dëshiron që ne të dimë. David Kirkpatrick ka shkruar një libër "Efekti Facebook:Historia sekrete e kompanisë që pushton botën”, që merr shkas dh... Lexo më shumë »
Faqja e "MSN”-së duke marrë në konsideratë përhapjen e shpejtë të përdoruesve të rrjetit social të "Facebook”-ut, dhe duke u nisur nga kritikat e shumta që i bëhen këtij rrjeti për mungesën e privacisë, ka publikuar dje 7 këshilla për përdoruesit e "Facebook”ut”
1. Së pari ju nuk duhet të përdorni një fjalëkalim të butë. Duhet të shmangni emra apo fjalë të cilat mund të gjenden lehtë në fjalor, përveç kur ato i kombinoni në numra në fund, në mes apo edhe më simbole. Një fjalëkalim duhet të ketë së paku tetë karaktere. Një teknikë e mirë është të fusësh numra dhe simbole midis fjalëve, siç është për shembull ky variant: hO27usEs!.
2. Së dyti ju nuk duhet të lini në profilin tuaj ditëlindjen e plotë. Ky element mund të shfrytëzohet nga njerëz të cilët duan të marrin të dhënat tuaja për ti përdorur më pas në mënyrë të alternuar për të patur aks... Lexo më shumë »
Në Facebook tani është shtuar një aplikim i ri i quajtur "MirrorMe”. Gazeta britanike që e krijoji këtë faqe, ia dhuroi atë Facebook-ut, në mënyrë që të gjithë personat të mund të shohin veten e tyre si pleq.
Pasi upload-ohet fotoja e secilit nga Facebook, ky program bën të mundur që në gjysmën e fytyrës të japë imazhin e asaj që do të jetë personi pas 60 vjetësh.
Faqja nuk ka për qëllim të frikësojë njeri, por i gjithë qëllimi është promovimi i një jete të shëndetshme tek të rinjtë, të cilët pasi ta shohin veten sa pleq do të duken, do kujdesen më shumë për jetën e shëndetshme.Qëllimi i "MirrorMe” është të largojë të rinjtë nga veset, nga kequshqyerja, nga konsumimi i alkolit e duhanit, nga marrja e shumë rrezeve, etj.Facebook eshte faqja me e madhe sociale ne bote. Aty llogaritet s... Lexo më shumë »
Pas negociatave të pasuksesshme në mes të Google dhe qeverisë kineze për llojet e kërkimeve të cilat duhet të censurohet, pritet që Google të hënën përfundimisht të paralajmërojë largimin nga Kina.
Sipas të përditshmeve kineze, të cilat i transmeton portali Cnet, Google megjithatë do të tërhiqet nga Kina. Supozohet se njoftimi zyrtar do të vjen të hënën, e për datën e përfundimit të punës së portalit Google.cn është caktuar 10 prilli. Vet Google deri më tani nuk ka pranuar të komentoj këtë lajm.
Siç kemi shkruar disa herë në portalin tonë për këtë çështje, Google në janar të këtij viti, pasi që ka zbuluar se shërbimet kineze kanë tentuar të thyejnë identitetet e përdoruesve të Google Mail (Gmail) të cilët angazhohen për të drejta të njeriut në Kinë, ka marrë qëndrim dukshëm më të fortë se më... Lexo më shumë »
Dje në orët e hershme të mëngjesit (rreth orës 02:00), është sulmuar ueb faqja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës nga grupi i të ashtuquajturve "Hakerët serbë”, (Haxored by StRoNiX T0r3x Skochko EsC !gOr).
Pas sulmit, në ballinë të ueb faqes së MD së, nuk ishte pamja e zakonshme, Roli dhe Misioni i kësaj Ministrie, por mesazhe të qarta sulmi, ku ishin vendosur simbole serbe dhe mbishkrimi "Kosova është Serbi”, si dhe objekte të ndryshme fetare serbe.
Mirëpo, zyrtarë të teknologjisë informative, që mirëmbajnë këtë ueb faqe, shumë shpejt arritën ta rikthejnë sërish në funksion ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës.Tani besohet se do te fillojne te sulmojne perseri Hackeret shqiptare e kosovare ne shenje hakmarrje nd... Lexo më shumë »
Siç shkruan revista "Business Insider”, akuza erdhi pas dy vjet hetimesh, ndërsa rastet e ndërhyrjes janë shënuar në vitin 2004. Zuckerberg dyshohet se ka zbuluar se gazeta e studentëve të Harvardit "Crimson” planifikon të publikojë një artikull për të dhe në vitin 2004 ka hyrë në postën elektronike të redaksisë.
Themeluesi i sajtit popullor në gjithë botën "Facebook” Mark Zuckerberg dyshohet se ka hyrë në postën elektronike private të rivalëve biznesorë dhe të disa gazetarëve.
Siç shkruan revista "Business Insider”, akuza erdhi pas dy vjet hetimesh, ndërsa rastet e ndërhyrjes janë shënuar në vitin 2004. Zuckerberg dyshohet se ka zbuluar se gazeta e studentëve të Harvardit "Crimson” planifikon të publikojë një artikull për të dhe në vitin 2004 ka hyrë në postën elektronik... Lexo më shumë »
Dhe telashet nuk kanë të sosur me përdoruesit e kompjuterit dhe internetit. Një virus i ri, goxha i rrezikshëm po qarkullon dhe të gjithë ne duhet të ruhemi që të mos bëhemi pre. Ekspertët e webit, shpjegojnë se nëse ju vjen një email me titull "Maqedonia di” mos e hapni, por menjëherë fshijeni dhe mos e merrni në konsideratë.
Nëse e hapni emailin, në ekran do të shkruhet teksti: ”Tani është vonë, Maqedoni e di”. Pas kësaj ju do të humbni atë që keni pasur në memorien e kompjuterit tuaj, përfshirë edhe ato që keni pasur duke punuar për momentin.
Për më tepër, personi që të ka dërguar letrën elektronike me email, do të ketë qasje në emrin tuaj, adresën, dhe të gjitha të dhënat tuaja të mundshme si numrin e amzës, llogarinë bankare nëse e keni të ekspozuar në ndonjë faqe interneti apo edhe thjeshtë në m... Lexo më shumë »
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!