Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk janë
përfshirë në mesin e 100 shteteve më të mira në botë.Të kategorizuara
sipas pesë kritereve; edukimit, shëndetësisë, kualitetit të jetesës,
dinamizmit ekonomik dhe gjendjes politike, nga rajoni janë Shqipëria,
Sllovenia, Kroacia, Greqia e Turqia.
Nëse dikujt i ka shkuar ndonjëherë në mendje se cili mund të jetë shteti
më i mirë në botë dhe nuk e ka ditur, revista e Newsweek i jep
përgjigjen. Pas një hulumtimi disa muajsh, revista amerikane sjell
listën nga vendi i parë deri në atë 100 të shteteve më të mira në botë,
duke u bazuar në pesë kritere.
Kushti i parë që është përdorur për
krijimin e kësaj liste është niveli i shkollimit, pastaj shëndetësia,
kualiteti i jetesës, dinamizmi ekonomik dhe gjendja politike.Në mesin e këtyre 100 shteteve më të mira të botës, nga vendet e ish
Jugosllavisë, bëjnë pjesë vetëm dy prej tyre: Sllovenia dhe Kroacia. Sa u
përket shteteve të Ballkanit, përveç Sllovenisë dhe Kroacisë, në këtë
listë bën pjesë edhe Shqipëria, si dhe Greqia, Bullgaria, Rumania dhe
Turqia. Në këtë klasifikim nuk janë përfshirë fare Maqedonia, Kosova,
Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Sa i përket Shqipërisë, ajo
është radhitur në vendin e 57-të të këtij klasifikimi me 62.55 të
pikëve nga 100 të mundshmet.
Afro 99 për qind të shqiptarëve janë të arsimuar. Përkundër asaj se janë
shtetas të njërit prej vendeve më të varfra të Evropës, një shqiptar i
rëndomtë mund të jetojë – mesatarisht – 78 vjet, ndërkaq një shqiptare
91 vjet, që është një statistikë goxha e mirë, duke marrë parasysh se
një shtetas i Gjermanisë së pasur do të jetojë vetëm 79 vjet”.
Kështu në fushën e edukimit, Shqipëria ka marrë 81.02 pikë dhe ndodhet
në vendin e 50-të të klasifikimit.
Sipas Newsweek, në fushën e shëndetësisë, ky vend radhitet i 52-ti me
71.02 pikë, ndërkohë që për kualitetit të jetesës, Shqipëria është në
vendin e 53-të me 67.92 pikë. Sipas kësaj të përjavshmeje të njohur, sa
i përket dinamizmit ekonomik, Shqipëria është e 81-ta në këtë listë me
34.09 pikë, kurse për ambient politik e 56-ta me 58.7 pikë. Duket se
Shqipëria rrallëherë është pjesë e kryelajmeve dhe ajo s’duket të jetë
as model për shumë shtete tjera.
Por, kjo demokraci e re aktualisht i tejkalon të gjitha shtetet tjera me
të ardhura të ulëta. Në mesin e shteteve të kësaj kategorie, ajo
vazhdimisht radhitet më së larti për sa i përket arsimimit, shëndetësisë
dhe kualitetit të jetës. Shteti më i mirë sipas mesatares së pesë
kritereve në fjalë, sipas listës është Finlanda, Zvicra e dyta, Suedia e
treta, Australia e katërta, Luxemburgu i pesti, Norvegjia e gjashta,
Kanadaja e shtata, Holanda e teta, Japonia e nënta, Danimarka e dhjeta.
SHBA`të janë në vendin e 11-të, Gjermania e dymbëdhjeta. Të fundit janë
Kameruni, Nigeria dhe Burkina Faso.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!