Main » 2010 » Gusht » 3 » 10 mënyra se si Facebook-u mund t’iu shkatërrojë jetën!
12:04 PM
10 mënyra se si Facebook-u mund t’iu shkatërrojë jetën!
Si mund t’u gjejnë kreditorët dhe punëdhënësit në rrjetin social. Rrjeti
më i madh social në botë regjistron së shpejti përdoruesin e 500
miliontë.
Facebook-u tashmë është pjesë e jetës së përditshme të një numri të madh
njerëzish në botë. Por, mënyra se si po e prek jetën tonë vazhdon e
vazhdon të ekzaminohet.
Ne dimë se Facebook-u mund të jetë i mirë për shëndetin, por gjithashtu
mund të ketë dhe një anë tjetër të ligë.
Por, cilat janë dhjetë mënyrat
se si Facebook-u mund t’u shkatërrojë jetën.Një prej tyre është se mund
të bashkoheni me prindërit biologjikë. Ky mund të jetë lajm i mirë, por
jo gjithnjë. Prince Sagala për shembull, i gjeta fëmijët e saj
biologjikë në "Facebook”, për të cilët pretendon se janë grabitur një
dekadë më parë nga i ish-bashkëshorti.
Nëna dhe fëmijët u bashkuan.
Problemi i vetëm ishte se fëmijët u rritën
me të atin dhe nuk donin të kishin të bënin me nënën e tyre, së cilës iu
dha kujdestaria. Kreditorët përdorin Facebook-un për të gjurmuar
lëvizjet e borxhlinjve dhe për të vëzhguar çdo aset potencial që mund të
shtihet në dorë për të mbuluar borxhin. Fillimisht, huadhënësit mund ta
përdorin Facebook-un për të kuptuar nëse jeni një kandidat i vlefshëm
për kredi.
Por nëse bëheni borxhli, atëherë kompania mund t’ju gjurmojë
dhe të zbulojë asetet tuaja duke ju monitoruar. Mary Ellen Hause, një
mësuese nga Ohajo u u përpoq të ishte mama moderne. Në shkurt ajo u
arrestua sepse kishte lejuar tre nxitëse tifozësh (nxënëse në shkollën
ku punonte) që të pinin alkol me djalin e saj adoleshent.
Fotot e incidentit kishin arritur në Facebook, ku u zbuluan nga zyrtarët
e shkollës, të cilët e kishin zakon të fusnin hundët në profilet e
Facebook-ut të nxënësve.
Ajo kaloi 30 ditë në burg dhe mori një rrogë
prej 500 dollarësh. Ish-bashkëshortët mund ta përdorin kundër
njëri-tjetrit në çësthjen e divorcit. Facebook-u është kthyer në një
mjet përdorimi mjaft popullorë për avokatët e divorcit, të cilët
"krehin” faqet e bashkëshortëve të klientëve të tyre për të gjetur të
dhëna mbi neglizhimin, tradhtinë ose mashtrimin.
Një grua humbi kujdestarinë e fëmijëve të saj pasi ish-bashkëshorti i
saj dha prova se ajo shpenzonte kohë duke korrur të mbjellat në
Farmville, në vend që të kalonte kohë me fëmijët.
Studiuesit nga
universiteti "Stony Brook” në Nju Jork kanë zbuluar se vajzat
adoleshente, të cilat kalojnë duke diskutuar jetën e tyre me miqtë kanë
më shumë mundësi që të bien në depresion. Të kalosh shumë kohë duke u
marrë më thashetheme dhe duke diskutuar problemet mund t’ju bëjë të
ndjeheni më keq e jo më mirë.
Studiuesit kanë arritur në përfundimin se njerëzit në Facebook janë më
në kontakt me miqtë e tyre, duke folur vazhdimisht për problemet. Kur
një 21-vjeçar nga Australia u fut në Facebook dhe shkruajti në statusin e
tij, ai duhet të ketë qenë po aq i pirë sa shkruante aty. Ai kishte
shkruar: "Nuk do shkoj në punë, jam tapë”. Edhe pse njerëzit janë
paralajmëruar se Facebook-u s’është vend sekretesh, Doyle pa e pasur
mendjen njoftoi punëdhënësin e tij se nuk do shkonte në punë se ishte
sëmurë. Ai kishte harruar se një ditë më përpara në statusin e tij
kishte shkruar arsyen e vërtetë të mungesës në punë.
1. Mund të bashkoheni me prindërit biologjikë
Ky mund të jetë lajm i mirë, por jo gjithnjë. Prince Sagala për
shembull, i gjeta fëmijët e saj biologjikë në "Facebook”, për të cilët
pretendon se janë grabitur një dekadë më parë nga i ish-bashkëshorti.
Nëna dhe fëmijët u bashkuan. Problemi i vetëm ishte se fëmijët u rritën
me të atin dhe nuk donin të kishin të bënin me nënën e tyre, së cilës iu
dha kujdestaria.
2. Kreditorët mund t’ju gjejnë në Facebook
Kreditorët përdorin Facebook-un për të gjurmuar lëvizjet e borxhlinjve
dhe për të vëzhguar çdo aset potencial që mund të shtihet në dorë për të
mbuluar borxhin. Fillimisht, huadhënësit mund ta përdorin Facebook-un
për të kuptuar nëse jeni një kandidat i vlefshëm për kredi. Por nëse
bëheni borxhli, atëherë kompania mund t’ju gjurmojë dhe të zbulojë
asetet tuaja duke ju monitoruar.
3. Mund të përfundoni në burg
Mary Ellen Hause, një mësuese nga Ohajo u u përpoq të ishte mama
moderne. Në shkurt ajo u arrestua sepse kishte lejuar tre nxitëse
tifozësh (nxënëse në shkollën ku punonte) që të pinin alkol me djalin e
saj adoleshent. Fotot e incidentit kishin arritur në Facebook, ku u
zbuluan nga zyrtarët e shkollës, të cilët e kishin zakon të fusnin
hundët në profilet e Facebook-ut të nxënësve. Ajo kaloi 30 ditë në burg
dhe mori një rrogë prej 500 dollarësh.
4. Ish-bashkëshortët mund ta përdorin kundër jush
Ish-bashkëshortët mund ta përdorin kundër njëri-tjetrit në çësthjen e
divorcit. Facebook-u është kthyer në një mjet përdorimi mjaft popullorë
për avokatët e divorcit, të cilët "krehin” faqet e bashkëshortëve të
klientëve të tyre për të gjetur të dhëna mbi neglizhimin, tradhtinë ose
mashtrimin. Një grua humbi kujdestarinë e fëmijëve të saj pasi
ish-bashkëshorti i saj dha prova se ajo shpenzonte kohë duke korrur të
mbjellat në Farmville, në vend që të kalonte kohë me fëmijët.
5. Mund t’ju fusë në depresion
Studiuesit nga universiteti "Stony Brook” në Nju Jork kanë zbuluar se
vajzat adoleshente, të cilat kalojnë duke diskutuar jetën e tyre me
miqtë kanë më shumë mundësi që të bien në depresion. Të kalosh shumë
kohë duke u marrë më thashetheme dhe duke diskutuar problemet mund t’ju
bëjë të ndjeheni më keq e jo më mirë. Studiuesit kanë arritur në
përfundimin se njerëzit në Facebook janë më në kontakt me miqtë e tyre,
duke folur vazhdimisht për problemet.
6. Mund t’ju bëjë të humbisni punën
Kur një 21-vjeçar nga Australia u fut në Facebook dhe shkruajti në
statusin e tij, ai duhet të ketë qenë po aq i pirë sa shkruante aty. Ai
kishte shkruar: "Nuk do shkoj në punë, jam tapë”. Edhe pse njerëzit janë
paralajmëruar se Facebook-u s’është vend sekretesh, Doyle pa e pasur
mendjen njoftoi punëdhënësin e tij se nuk do shkonte në punë se ishte
sëmurë. Ai kishte harruar se një ditë më përpara në statusin e tij
kishte shkruar arsyen e vërtetë të mungesës në punë.
7. Sjelljet raciste mund t’ju kushtojnë shtrenjtë
Pasi një 22-vjeçar, Niksa Klecak hapi në Facebook një grup të quajtur
"Vë bast se mund të gjej 5 mijë njerëz që nuk u pëlqen Sanader
(kryeministri kroat)” në vitin 2008, policia kroate e arrestoi.
Autoritetet u shprehën se nuk ishte linja politike e Klecak që ishte
fyese, por imazhi i ndryshuar i kryeministrit, i cili ishte vënë në
trupin e një uniforme naziste e kjo thyen ligjin kroat mbi propagandën
naziste.
8. Facebook-u të bën të varur në mënyrë ekstreme
Ti e kupton se je i varur nga Facebook-u, kur nuk mund të grabisësh një
shtëpi pa u futur në faqen e rrjetit social. Në prill, një grabitës që
ishte duke vjedhur një shtëpie në Romë u fut në internetin e kësaj
shtëpie për të postuar disa mesazhe në profilin e Facebook-ut, por
harroi të çregjistrohej kur iku. Kur gruaja e shtëpisë ishte kthyer ajo
kishte gjetur kompjuterin hapur bashkë me të gjitha të dhënat e
nevojshme për të kapur hajduti
9. Mund të paditeni për shpifje
Ka shumë padi për shpifje që bazohen në përmbajtjet e publikuara në
Facebook. Në Britani, ku shpifja provohet më lehtë se në disa vende të
tjera, një biznesmen fitoi 22 mijë sterlina, kur një ish-shok i klasës
krijoi një profil të rremë të tij me informacione diskredituese. E ky
nuk është rasti i parë. Po rritet gjithnjë e më shumë ndërveprimi
negativ mes njerëzve që nuk pëlqehen në jetën reale duke shkatuar kështu
precedentë në këtë fushë.
10. Fëmijët tuaj mund të bien pre e grabitqarëve
Pasi një vajzë adoleshente në Angli u vra nga nja maniak seksual, i cili
ishte shfaqur në Facebook si një adoleshent, versioni britanik i
Facebook-ut ka shtuar një "buton paniku” që i lejon adoleshentët anglezë
të raportojnë për çdo lloj vëmendjeje të padëshiruar tek autoritetet.
Por, butoni nuk është ende në versionet ndërkombëtare të Facebook-ut dhe
nuk është ende e qartë nëse kompania planifikon ta shtojë këtë buton në
çdo version të rrjetit social.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!