 Roli i mesuesit dhe autoriteti i tijNga Vatikani, Lihtenshtajni, Ishujt Marshall, Kosta Rika e deri tek Andorra Kombet e vogla që funksionojnë pa një forcë ushtarake zyrtare
Burri i shtetit francez George Clemenceau ka thënë, "Lufta është nj çështje shumë serioze për t’iu besuar ushtrisë”, e madje dhe sot shprehja e tij vazhdon të jetë koherente. Ndërkohë që shumë shtete kanë ushtri shumë të mëdha që pushtojnë dhe mbrojnë në çdo kohë, ka disa vende që nuk kanë asnjë forcë ushtarake. I pari në listë është Vatikani.
I konsideruar si shteti më i vogël i botës, Vatikani është një vend që s’ka një ushtri de jure. Gjithsesi, në të shkuarën ka pasur shumë grupe ushtarake të krijuar për të mbrojtur vendin dhe mbi të gjitha Papën. Ekzistonte Garda Fisnike dhe Garda Qiellore, por Papa Pali VI i shfuqizoi të dy grupet në vitin 1970. Sot, shembulli më i mirë i një force ushtarake në Vatikan do ishte Garda Zviceriane.
Ky grup mbron papën dhe pallatin. Ka dhe një forcë xhandarmërie, por ajo konsiderohet si forcë civile e jo ushtarake. Duke qenë se Vatikani është në Romë, Italia është plotësisht përgjegjëse për të mbrojtur vendin e vogël brenda kryeqytetit të saj. Italia një forcë ushtarake të organizuar prej 187,798 vetësh. Nauru njihet si ishulli shtet më i vogël në botë dhe është unik në shumë mënyra.
Ai nuk ka as ushtri të përhershme dhe as ndonjë lloj force ushtarake. Vendi, mbase për shkak të masës së tij nuk ka as kryeqytet. Edhe pse jashtëzakonisht i vogël, ky vend ka një forcë policore që ka për detyrë të sigurojë stabilitetin në vend. I vendosur në një grup prej mijëra ishujsh të vegjël që quhen Mikronezia, vendi ka kontakte të afërta me Australinë. Thuhet se ka një marrëveshje informate ndërmjet Naurut dhe Australisë që kjo e fund t’i ofrojë nevojat ushtarake apo mbrojtjen bazë të vendit. Në dhjetor të vitit 1940, kur Gjermania sulmoi Naurun, flota australiane u thirr për të mbrojtur vendin. Si disa vende të tjera në listë, Lihtenshtajn është një vend tjetër që ka vendosur të shfuqizojë krejtësisht ushtrinë e përhershme. Lihtenshtajn e shfuqizoi ushtrinë në vitin 1868 pasi luftës Austro-Prusiane sepse thuhet se ishte shumë e shtrenjtë dhe nuk e përballonte dot.
Pas vendi u çlirua nga Konfederata Gjermane ishte i detyruar të mbante ushtrinë e tij, por fondet s’ishin të mjaftueshme. Nuk ka një vend të përcaktuar që mund të mbronte Lihtenshtajnin në rast lufte apo nga çdo lloj sulmi tjetër. Thuhet se vendit i lejohet të mbledhë një ushtri në rast lufte dhe ndihma më i madhe mund t’i vijë nga Zvicra. Ishujt Solomon nuk janë vetëm një grup i vogël ishujsh, por përbëhen nga mijëra të tillë. Që kur Britania e Madhe është bërë mbrojtëse e vendit në vitin 1893, vendi s’ka pasur forcë ushtarake. Në vitin 1976 Ishujt Solomon krijuan një qeveri që ishte e qëndrueshme deri në vitin 1998. Nga vitet 1998-2006 vendi u përfshi nga korrupsioni, krimi dhe konflikti etnik. Australia dhe Zelanda kanë ndërhyrë për të vendosur paqen në këtë vend.
Nuk ka një vend mbrojtës të përcaktuar, gjithsesi vendi ka paguar Australinë për artikuj mbrojtjeje të caktuar. Nëse ishujve u deklarohet luftë Australia mund të ishte një ndër ato vendet që ofron ndihmë. Kosta Rika ka psur dikur një ushtri, por sot nuk ka asnjë forcë ushtarake formale. Më 1 dhjetor 1948, Jose Figueres Ferrer, president në atë kohë, nënshkroi legjislacionin që do shfuqizonte ushtrinë pas luftës civile fatale të Kosta Rikës shkaktoi vdekjen e rreth dy mijë personave. Falë Traktatit Inter-Amerikan të Asistencës Reciproke të vitit 1947, nëse një vend do të sulmojë apo t’i deklarojë luftë Kosta Rikës, vendi mund të mbështet tek 21 vende të tjerë, duke përfshirë këtu SHBA, Kili dhe Kuba që t’i ofrojnë ndihmë ushtarake dhe mbrojtje.
Samoa nuk ka forcë ushtarake që ta përdorë nëse ndonjëherë kjo bëhet e nevojshme. Vendit i duhet të mbështetet në miqësitë me vendet e tjera për të gjetur mbrojtjen që i duhet gjatë kohës së luftës. Vendi ka një forcë policore, por kjo sigurisht që nuk konsiderohet forcë ushtarake për gjithë vendin. Samoa ka një traktat miqësie me Zelandën e Re, të krijuar në vitin 1962. Në rast luftë apo pushtimesh të huaja, Samoa mund të kërkojë ndihmë nga Zelanda e Re për çdo lloj nevoje ushtarake. Gjithsesi, marrëveshja nuk thotë nëse njëri prej vendeve mund të tërhiqet nga marrëveshja nëse dëshiron.
Vatikani I konsideruar si shteti më i vogël i botës, Vatikani është një vend që s’ka një ushtri de jure. Gjithsesi, në të shkuarën ka pasur shumë grupe ushtarake të krijuar për të mbrojtur vendin dhe mbi të gjitha Papën. Ekzistonte Garda Fisnike dhe Garda Qiellore, por Papa Pali VI i shfuqizoi të dy grupet në vitin 1970. Sot, shembulli më i mirë i një force ushtarake në Vatikan do ishte Garda Zviceriane. Ky grup mbron papën dhe pallatin. Ka dhe një forcë xhandarmërie, por ajo konsiderohet si forcë civile e jo ushtarake.
Kush është mbrojtësi? Duke qenë se Vatikani është në Romë, Italia është plotësisht përgjegjëse për të mbrojtur vendin e vogël brenda kryeqytetit të saj. Italia një forcë ushtarake të organizuar prej 187,798 vetësh. Nauru Nauru njihet si ishulli shtet më i vogël në botë dhe është unik në shumë mënyra. Ai nuk ka as ushtri të përhershme dhe as ndonjë lloj force ushtarake. Vendi, mbase për shkak të masës së tij nuk ka as kryeqytet. Edhe pse jashtëzakonisht i vogël, ky vend ka një forcë policore që ka për detyrë të sigurojë stabilitetin në vend. I vendosur në një grup prej mijëra ishujsh të vegjël që quhen Mikronezia, vendi ka kontakte të afërta me Australinë. Kush është mbrojtësi? Thuhet se ka një marrëveshje informate ndërmjet Naurut dhe Australisë që kjo e fund t’i ofrojë nevojat ushtarake apo mbrojtjen bazë të vendit. Në dhjetor të vitit 1940, kur Gjermania sulmoi Naurun, flota australiane u thirr për të mbrojtur vendin. Lihtenshtajn Si disa vende të tjera në listë, Lihtenshtajn është një vend tjetër që ka vendosur të shfuqizojë krejtësisht ushtrinë e përhershme. Lihtenshtajn e shfuqizoi ushtrinë në vitin 1868 pasi luftës Austro-Prusiane sepse thuhet se ishte shumë e shtrenjtë dhe nuk e përballonte dot. Pas vendi u çlirua nga Konfederata Gjermane ishte i detyruar të mbante ushtrinë e tij, por fondet s’ishin të mjaftueshme. Kush është mbrojtësi? Nuk ka një vend të përcaktuar që mund të mbronte Lihtenshtajnin në rast lufte apo nga çdo lloj sulmi tjetër. Thuhet se vendit i lejohet të mbeldhë një ushtri në rast lufte dhe ndihma më i madhe mund t’i vijë nga Zvicra. Ishujt Solomon Ishujt Solomon nuk janë vetëm një grup i vogël ishujsh, por përbëhen nga mijëra të tillë. Që kur Britania e Madhe është bërë mbrojtëse e vendit në vitin 1893, vendi s’ka pasur forcë ushtarake. Në vitin 1976 Ishujt Solomon krijuan një qeveri që ishte e qëndrueshme deri në vitin 1998. Nga vitet 1998-2006 vendi u përfshi nga korrupsioni, krimi dhe konflikti etnik. Australia dhe Zelanda kanë ndërhyrë për të vendosur paqen në këtë vend. Kush është mbrojtësi? Nuk ka një vend mbrojtës të përcaktuar, gjithsesi vendi ka paguar Australinë për artikuj mbrojtjeje të caktuar. Nëse ishujve u deklarohet luftë Australia mund të ishte një ndër ato vendet që ofron ndihmë. Kosta Rika Kosta Rika ka psur dikur një ushtri, por sot nuk ka asnjë forcë ushtarake formale. Më 1 dhjetor 1948, Jose Figueres Ferrer, president në atë kohë, nënshkroi legjislacionin që do shfuqizonte ushtrinë pas luftës civile fatale të Kosta Rikës shkaktoi vdekjen e rreth dy mijë personave. Kush është mbrojtësi? Falë Traktatit Inter-Amerikan të Asistencës Reciproke të vitit 1947, nëse një vend do të sulmojë apo t’i deklarojë luftë Kosta Rikës, vendi mund të mbështet tek 21 vende të tjerë, duke përfshirë këtu SHBA, Kili dhe Kuba që t’i ofrojnë ndihmë ushtarake dhe mbrojtje. Samoa Samoa nuk ka forcë ushtarake që ta përdorë nëse ndonjëherë kjo bëhet e nevojshme. Vendit i duhet të mbështetet në miqësitë me vendet e tjera për të gjetur mbrojtjen që i duhet gjatë kohës së luftës. Vendi ka një forcë policore, por kjo sigurisht që nuk konsiderohet forcë ushtarake për gjithë vendin. Kush është mbrojtësi? Samoa ka një traktat miqësie me Zelandën e Re, të krijuar në vitin 1962. Në rast luftë apo pushtimesh të huaja, Samoa mund të kërkojë ndihmë nga Zelanda e Re për çdo lloj nevoje ushtarake. Gjithsesi, marrëveshja nuk thotë nëse njëri prej vendeve mund të tërhiqet nga marrëveshja nëse dëshiron. Palau Pavarësisht mungesës së forcës ushtarake, Palau ka një seksion të policisë së vendit që është krijuar për të mbrojtur civilët. Si shumë forca policie edhe policia e Palaut është e nevojshme të ruajë paqen dhe të jetë e pranishme në çdo trazirë që mund të ndodhë. Nëse në vend shpërthen lufta atëherë Palau do kërkonte ndihmë nga vendet e tjera që mund t’i ofrojnë një farë mbrojtjeje. Kush është mbrojtësi? Palau do mbrohej nga SHBA në rast sulmohej apo nëse një vend tjetër vendos se duhet t’i shpallë luftë. Kjo ndodh për shkak se Kompakti i Lidhjes së Lirë të vitit 1983 e ka bërë SHBA-në mbrojtës të Palaut. Andorra Edhe pse Andorra s’ka pasur kurrë një ushtri të organizuar, ky vend i vogël ishte i guximshëm mjaftueshëm për t’i deklaruar luftë Gjermanisë në vitin 1914 dhe t’i bashkohej të ashtuquajturës Lufta e Madhe. Me një ushtri prej dhjetë vetësh, vendi nuk bëri shumë dhe nuk u mor seriozisht. Në vitin 1931 ky grup u zëvendësua nga policia kombëtare e Andorrës, e përbërë nga 240 vetë. Kush është mbrojtësi? Andorra nuk ka një, por dy vende mbrojtës. Franca dhe Spanja janë zotuar të jenë mbrojtëset ushtarake të vendit të vogël. Në vitin 1933, forca ushtarake franceze ishte e nevojshme që të qetësonte trazirat në vend. Granada Që pas pushtimit amerikanë të Granadës, vendi nuk ka arritur të krijojë një ushtri. Pushtimi nisi kryesisht për shkak të një grushti ushtarak dhe luftës për pushtet në qeveri që çoi në ekzekutimi ne kryeministrit të vendit, Maurice Bishop. Vendi u kthye nga komunist në një vend demokratik dhe tashmë nuk ka më një ushtri. Kush është mbrojtësi? Nuk ka një vend të përcaktuar që të mbrojë Granadën me një forcë ushtarake. Për shkak të Sistemit Rajonal të Sigurisë vendi mund të mbështetet tek Barbadot, Santa Luçia dhe Shën Vinsent për një lloj mbështetjeje ushtarake. Gjithsesi këto vende nuk kanë një sistem mbrojtjeje që t’i ofrojnë shumë asistencë. Ishujt Marshall Sipas Kompaktit të Lidhjes së Lirë të vitit 1983, Ishujt Marshall morën statusin e një kombi sovran. Në këtë pakt u përfshi dhe Palau. Sipas kësaj marrëveshjeje, këto vende do ishin të lira por do ishin si shtete të lidhura me SHBA. Kjo do të thotë se SHBA shërben si vend mbrojtës i tyre dhe që Ishujt Marshall s’mund të krijojnë një forcë ushtarake dhe s’kanë asnjë përgjegjësi në kohë luftë. Kush është mbrojtësi? Që kur Ishujt Marshall konsiderohen si një vend i bashkangjitur me SHBA, ky vend është përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre. Nëse ishujt do sulmoheshin, SHBA duhet të ofrojë ndihmë ushtarake për të mbështetur vendin e vogël. |