Reali i Madridit arriti të marrë një fitore dramatike 3-2 në përballjen me Getafen vetëm në minutat shtesë të takimit. Higuain ishte padyshim heroi i skuadrës madrilene në këtë super ndeshje me dy golat e shënuar.
Getafe ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 9-të me anë të Soldados. Barazimi për skuadrën e Huando Ramosit do të vinte vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Higuain.
Huan Albin kalon sërish në avantazh Getafen në minutën e 84-t. Reali barazon vetëm dy minuta më vonë me anë të Gutit.
Në minutën e 89-të mbrojtësi Pepe bën një ndërhyrje me të vërtetë shtazarake duke shtyrë me duar një kundërshtar brebda zonës, dhe pasi e plas në tokë, e qëllon dy herë kafshërisht me këmbë kundërshtarin teksa ky i fundit gjendej i shtrirë në tokë.
Mes rrëmujës gjyqtari nuk nguron të ndëshkojë Pepen me karton të kuq dhe të akordojë penallti për Getafen.
Pasi qetësohen gjakrat, Kaskuero godet nga pika e bardhë... Lexo më shumë »
Katër gola të shënuar nga Andrei Arshavin i kanë dhënë një pikë të Arsenalit në derbin e Ligës Premier përballë Liverpoolit në Anfield, që përfundoi me plot tetë gola (4-4), duke prishur kështu edhe planet e Rafa Benitez për të krijuar epërsi pikësh ndaj Manchester United.
Megjithëse pak i vërejtur në pjesën e parë, kur shënoi njërin gol, rusi ishte i saktë në të gjitha rastet në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola të cilën goditën shpresat e Liverpoolit në garë për titullin e ligës.
Megjithëse vendasit dominuan gjatë gjithë pjesës së parë, ishin topçinjtë ata të cilët krijuan epërsinë me anë të rastit të vetëm të pastër.
Pas 35 minutash lojë, Mascherano humbi topin në afërsi të golit të Pepe Reina, dhe kapiteni Cesc Fabregas gjeti Andrei Arshavin, i cili dërgoi topin në rrjet me anë të shtyllës së sipërme.
Të kuqtë në anën tjetër patën disa raste shënimi, por që të gjitha u ndaluan nga mbrojtja londineze, ku shtylla më e fuqishm... Lexo më shumë »
Ferdi Berisha u shpall fitues i edicionit te nente te Grande Fratello-s ne Itali, nje version i reality show-t Big Brother qe kompania Top Media po organizon per te dytin vit edhe ne Shqiperi. 21-vjecari i prezantuar si nje rom i lindur ne Podgorice te Malit te Zi, terhoqi simpatine e publikut per shkak te se kaluares se trazuar dhe nje historie dashurie qe lindi brenda shtepise. Mes kater finalisteve, Marcello, Cristina dhe Gianluca, Ferdi mori me shume vota, duke fituar keshtu edhe cmimin e madh prej 300 mije eurosh. Gjate 99 diteve te qendrimit te tij ne shtepine me te famshme te italise, Ferdi kaloi caste te veshtira dhe sfidoi disa konkurente qe sondazhet i jepnin favorite, si treshen e ashtuquajtur 'musketiere' Alberto, Vitorio dhe Gianluca. Ne Grande Fratello, Ferdi Berisha u prezantua si nje personazh i vecante, per shkak te historise se tij prej emigranti te ardhur ne Itali me gomone ne moshen 8-vjecare. I ndar... Lexo më shumë »
Mund të themi me plot gojë që tani janë zyrtarizuar dy çifte në shtëpinë e Big Brother-it. Nga njëra anë, lidhja e shumëpërfolur Bjordi-Adela dhe nga ana tjetër Arjoni-Anjeza. Janë dy çifte që tashmë duket se po sfidojnë banorët që janë të pozicionuar tek në shtëpi. Fjalët që nëna e Bjordit i tha atij në spektaklin e së shtunës, ai ia ka transmetuar vajzës nga Kavaja, tek e cila kanë krijuar një gjendje më të qetë. Ata, vazhdimisht, që nga ajo natë qëndrojnë bashkë, duke u puthur e përkëdhelur. Kjo gjë ka rënë në sy edhe të banorëve të tjerë. Ka qenë Anjeza ajo që ka parë ata duke u puthur dhe e ka pyetur: “Tani Adela është cilësuar për ju të dy?” Bjordi ia kthen përgjigjen, duke i thënë që lidhja e tyre nuk do të cilësohet asnjëherë. Adelajda mbështet mendimin e tij, dhe shton që ato nuk kanë nevo... Lexo më shumë »
Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, ka folur pas konferencës për Racizëm, që është mbajtur në Durban të Zvicrës, edhe për mundësinë e njohjes së Kosovës dhe marrëdhëniet e vendit të tij me Shqipërinë.
“Politika jonë e jashtme bazohet në përkushtimin për paqe, siguri dhe vëllazëri të përhershme. Ne jemi duke kërkuar një zgjidhje që do të jetë e përshtatshme për rajonin dhe botën”, ka thënë Ahm... Lexo më shumë »
Nuk kam nevojë t’i drejtohem me padi prokurorit për tre njerëz që më sulmuan dhe bënë të pamundurën për të më shkatërruar fizikisht, në qetësinë time të ditës së shtunë. Kjo është akuzë, edhe publike, edhe private, për t’i ndjekur deri në gjykim. Ata janë të rrezikshëm, me cilësi vrastare
Nga Baton Haxhiu më 21.04.2009 në ora 12:35
Të marrit hapi rrugë, thotë një fjalë e urtë. Kështu veprova dhe unë, ndërsa më vonë mendova krejt ndryshe. Sepse, në petkun e të marrit sillen edhe një lloj njerëzish që s’janë gjë tjetër veç d... Lexo më shumë »
Një studim i ri ka zbuluar se kombinimi i kapsaicinës (përbërësi i biberit të kuq) dhe çajit të gjelbër sjell ndjenjën e ngopjes dhe mund të ofrojë ndihmesë të madhe në kontrollimin e peshës trupore.
Në studim kanë marrë pjesë 27 vullnetarë me moshë mesatare 27-vjeç dhe me indeks mesatar të masës trupore- BMI=22.2 kg/m2.
Participantët gjatë tri javëve kanë konsumuar më pak kalori sesa kanë pasur nevojë, ndërsa në tri javët e radhës më tepër kalori se nevojat e organizmit.
Gjatë kësaj periudhe është analizuar ndikimi i kapsaicinës, çajit të gjelbër, kombinimit të kapsaicinës dhe çajit të gjelbër, dhe placebos në apetit dhe në konsumimin e ushqimit.
Vetëm kombinimi i kapsaicinës dhe çajit të gjelbër ka dhënë rezultate pozitive duke shkaktuar zvogëlimin e konsumimit të kalorive.
Real Madridi do ta testojë Bayern Munichun me një ofertë shumëmilionëshe për yllin francez Franck Ribery.
“Itasportpress” njofton se Mbretërit do t’u ofrojnë 38 milionë euro bavarezëve për të fituar shërbimet e ish-mesfushorit të Marseille.
Për Ribery janë të interesuara edhe shumë skuadra tjera duke përfshirë edhe Barcelonën dhe Manchester Unitedin, derisa menaxheri gjeneral i Bayernit, Uli Hoeness, e ka caktuar shifrën prej 50 milionë eurosh për lojtarin kryesor të skuadrës
Gjatë vizitës së tij në Kinë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha vizitoi të hënën Murin e Madh Kinez në Badaling, pjesa me strategjike e murit mijëravjeçarë të ndërtuar për të mbrojtur Kinën nga sulmet e jashtme.
Pjesa e murit në Badaling, e mbiquajtur edhe “çelësi i portës veriore të Pekinit”, është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s që nga viti 1987.
Më shumë së 400 kryeministra dhe presidentë të vendeve të ndryshme të botës e kanë vizituar këtë mur në Badaling, i cili konsiderohet si një simbol paqeje dhe miqësie midis popullit kinez dhe popujve të tjerë të botës.
Kryeministri Berisha ngjiti mbi 1.500 shkallët që të çojnë në njërën nga majat e këtij segmenti dhe ju akordua nga autoritetet lokale, një certifikatë si kryeministri që është ngjitur në pikën më të lartë të murit.
Gjatë vizitës, kryeministri ju përgjigj interesit të gazetarëve: “Ngjitja është gjithnjë e këndshme, të lodh, por të lartëson. Kjo është merita e ngjitje... Lexo më shumë »
Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, autoritetet kosovare edhe mund t’i ndalojnë vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë. Një mundësi të tillë e ka pohuar edhe zëdhënësja e përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Julia Reuter, e cila - për Radion Evropa e Lirë – ka thënë se BE-ja nuk mund as të lejojë e as të ndalojë hyrjen e zyrtarëve serbë.
Përgjegjëse për këtë, sipas Reuter, është Qeveria e Kosovës dhe se u takon autoriteteve të Kosovës që të vendosin për kërkesat në përputhje me procedurat e tyre...
“U takon autoriteteve të Kosovës që të vendosin për kërkesat në përputhje me procedurat e tyre. Roli i përfaqësuesit special të BE-së është më tepër që të ofrojë këshilla dhe përkrahje për autoritetet e Kosovës, për të ndihmuar për të gjetur zgjidhje praktike për çështje praktike dhe të sigurohet se janë zgjidhur në rrugë pragmatike. Ata do të vlerësojnë secilën kërkesë”, ka thënë Reuter
Politikanët serbë me rastin e vizitave në Kosovë duhet t'i drejtohen përfaqësuesit të posaçëm të Javier Solanës në Beograd, i cili kërkesën ia përcjellë në Prishtinë Pieter Feithit. Ai pastaj kontakton me qeverinë e Kosovës në mënyrë që pastaj t'i kthehet përgjigjja Beogradit, ka thënë shefi i EULEX-it Yves de Kermabon, i cili ka sqaruar dilemat se kush është kompetent për të lejuar vizita të tilla në Kosovë.
Kermabon ka theksuar se EULEX-i është i gatshëm të sigurojë përcjelljen. "Përcjellja mund të sigurohet nga Policia e Kosovës, ose nëse ne konsiderojmë se kjo nuk është e mjaftueshme, mund t'u ndihmojmë", ka thënë Kermabon për gazetën "Veçernje novosti".
Argumentet tona në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër pavarësisë së Kosovës janë më të forta, ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq.
Ai këtë deklaratë e ka bazuar në faktin se shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka shkelur Rezolutën 1244 të OKB-së.
Jeremiq ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë asnjëherë nuk ka shqyrtuar në historinë e saj ndonjë ligjshmëri të shkëputjes së territoreve.
Ai është munduar të lidhë pavarësinë e Kosovës me precedentët që ajo mund të sjellë në vendet e tjera me pretendime të shkëputjes. /ktv/
Burime të mirinformuara bëjnë të ditur se Arabia Saudite ka vendosur ta njohë pavarësinë Kosovës, bën të ditur televizioni publik i vendit RTK.
Kjo është një njohje më rëndësi të jashtëzakonshme, duke qenë se vjen nga një prej shteteve kryesore të botës islame.
Njohja nga Arabia Saudite shpie numrin e njohjeve në 58-të.
“Në përputhje me lidhjet religjioze dhe kulturore me popullin e Kosovës, dhe në shenjë respekti për vullnetin e popullit të Kosovës për ta fituar pavarësinë, Mbretëria e Arabisë Saudite njofton për njohjen e Republikës së Kosovës dhe shpreson që ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë si dhe vendeve të saj fqinje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite.
Burimet flasin se publikimi zyrtar i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Arabisë Saudite do të mund të ndodh në orët e pasdites.
Gjatë ditës pritet edhe konfirmimi formal-... Lexo më shumë »
Pertypja e cimcakizit pa sheqer ndihmon njerezit qe kerkojne te mos e teprojne me embelsirat dhe te ruajne normat e nje diete te rrepte.Kete e tregon qarte nje kerkim i bere nga Qendra per kerkimin Biokimik ne Penington te Universitetit te Luizianas. Sipas kerkuesve, cimcakizi na eleminon rreth 40 kalori ne dite, duke na hequr gjithashtu edhe deshiren per ushqime me yndyra dhe embelsira. Deshira per embemlsira behet shume me e vogel kur cimcakizi nuk ka asnje grimce sheqer.Ky eshte nje lajm i mire per te gjithe ata qe nuk i rezistojne dot tundimit per te ngrene nje cokollate dhe njerezve qe deren e frigoriferit e perdorin me shpesh se ate te dhomes se ndenjes.
Bashkëpunimet në sferën muzikore për këngëtaret shqiptare, si duket sa vijnë e shtohen. Protagoniste të radhës në këtë drejtim janë edhe motrat Ismaili. Për Adelinën dihet që ka pasur bashkëpunime me këngëtarë dhe repere të famshëm shqipëtar, ndërsa Zanfina, nuk është shumë e përkushtuar në këtë anë. Duke parë që suksesi më i madh i kohëve të fundit buron në këtë drejtim, edhe vetë të dyja motrat kanë mbledhur forcat dhe janë angazhuar më shumë në punë. Javë më parë u mësua se përveç disa projekteve muzikore, Zanfina do të realizojë edhe një duet me Dj-Blunt, një reper shumë i njohur dhe i dashur për publikun. Kënga do të jetë ritmike dhe mendohet ... Lexo më shumë »
Këngëtarja Ryva Kajtazi, e cila nuk ka të ndalur me projektet e saj, brenda një kohe të shkurtër ka realizuar disa videoklipe të njëpasnjëshme, të cilat janë pritur mjaft mirë në publik. Por, Ryva tash prapë na sillet rreth shtratit. Na ishte drama "Shtrati", e Adem Mikullovcit, ku Ryva luajti së bashku me aktorin Shpëtim Kastrati në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa, tani ka promovuar një këngë dhe klip me titull mjaft provokues, "Nëpër shtratin tënd". Kënga është kompozuar nga Armend Rexhepagiçi, orkestruar nga Florent Boshnjaku, ndërsa teksti është shkruar nga Aida Baraku, bashkëpunëtorë seriozë të Ryvës, që nga fillimet e saja. Videoklipi ... Lexo më shumë »
Kryeministri Berisha ndryshon celularin. Prej gati një muaji kreu i qeverisë nuk mban më celularin “Nokia” model 6210 të cilin nuk e ndërronte prej shumë kohësh, por as më shumë e as më pak një celular tip ‘blackbarry’. Ky lloj celulari u bë i njohur pasi u zbulua se një i tillë përdorej edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Burime nga stafi i ngushtë i kryeministrit, bëjnë të ditur se prej disa javësh kreu i qeverisë është duke përdorur një ‘blackbarry’. Pavarsisht faktit se menuja e tij është shumë më e ndërlikuar se ajo e telefonave “Nokia”, kreu i qeverisë mësohet se e përdor shumë mirë atë. Burimet bëjnë... Lexo më shumë »
Në jetën e Bjordit kanë ndodhur shumë ngjarje të rëndësishme brenda një kohe shumë të shkurtër. Edhe pse ka lënë Shqipërinë në moshën 2-vjeçare, ai ka mundur ta vizitojë atë vetëm pak kohë më parë. Fëmijë i prindërve të divorcuar, ai u rrit me mamanë e tij e cila ka bërë të gjitha sakrificat e mundshme që të birit të mos i mungojë asgjë. Ndërkohë në ardhjet e tij në Shqipëri, ka mundur të njohë edhe disa nga njerëzit e afërm të babait, Bujar Mezinit. Lajmin e parë nga i ati nëpërmjet komunikimit me letër, ai e mori kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother” duke e ndarë këtë histori me të gjithë shqiptarët. Dhe e gjithë kjo ngjarje, tipike e familjeve të tranzici... Lexo më shumë »
Rasti i rralle i nje gruaje qe arrin te kujtoje gjithcka qe ka ndodhur ne te shkuaren e saj, ka mahnitur shkencetaret.Nese i thua nje date te 20 viteve me pare ajo arrin te thote diten e sakte javore, nese ate dite ka rene shi ose jo, apo nese ate dite eshte ngritur ne hapesire nje anije kozimke Challenger.Me pak fjale, perfeksion absolut. Quhet Jill Price dhe eshte vetem 43 vjec. Rasti i saj, ndoshta unikal ne bote eshte zbuluar ne vitin 2006 dhe qe prej 3 vjetesh po ben me “dhimbje koke” shkencetaret, te cilet nuk kane hasur asnjehere ne nje kujtese kaq te forte. Ky mund te quhet nje bekim por padyshim edhe nje denim per te mos harruar asnjehere. Revista “Wired” ka shkruar nje artikull te gjate per kete fenomen qe eshte pagezuar me emrin “sindroma hipertimestike” ose me fjale te thjeshta “kujtesa e jashtezakonshme”. Aj... Lexo më shumë »
Astrologet kane identifikuar nje fenomen qe deri tani nuk ishte vene re asnjehere. 4 galaktika te ndryshme do perplasen me njera-tjetren, cka pritet te shkaktoje nje shperthim shume te madh ne Univers. Duke perdorur fotografite e teleskopit te NASA-s, “Chandra” qe ndodhet ne Hubble, astrologet kane vene re kete fenomen ne nje largesi prej 5.4 miliarde vite drite larg, nje zone e pasur me shume galaktika. "MACSJ0717.5+3745” quhet zona e pasur me galaktika qe rrezikon zhdukjen pas kesaj perplasje qe pritet te ndodhe. “Pa kete teknologji do ta kishim te pamundur te informoheshim me mire rreth ketij fenomeni ku galaktikat ngaterrohen mes tyre, sepse ngjarja ndodh shume miliarda vite vrite larg nesh”, shpjegon shkencetari Harald Ebeling. Me interesant eshte fakti se me kete zbulim vertetohen edhe perllogaritjet matematike te ... Lexo më shumë »
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!