Ish-Ministri i Kulturës Ylli Pango padit në Gjykatën e Shkallës së Parë televizionin "Top-Channel". Padia ka të bëjë me skandalin seksual, ku ish-ministri u filmua duke i kërkuar favore intime gazetares së maskuar si aplikante, në këmbim të një vendi pune. Lajmi u konfirmua mbrëmë për SH2, nga burime të sigurta pranë togave të zeza në kryeqytet. Padia civile e firmosur nga vetë ish-ministri Pango do të gjykohet nga gjyqtari i çështjeve civile Agim Bendo, i caktuar me anë të shortit elektronik. Sipas padisë civile, (me objekt "padi shkaktim dëmi" dhe nr. dosje 1276), paditësi Ylli Pango, kërkon dëmshpërblim nga televizoni kombëtar "Top Channel" në vlerën 1 milion euro. Padinë e tij, Pango e ka argumentuar si më poshtë: "Kërkoj deklarimin e palës së paditur përgjegjëse për shkatim dëmi ndaj personit, si rezultat i publikimit të të dhënave të pasakta,... Lexo më shumë »
Portieri i Goteborgut, Kim Christensen ka bërë diçka të ‘veçantë’ në futboll – ai ka lëvizur shtyllat pingule duke ngushtuar portën për disa centimetra gjatë barazimit 0-0 me Orebro. Federata suedeze ka filluar hetimet ndaj rastit, ndërsa Christensen ka pranuar se kjo nuk ishte hera e parë që kishte bërë diçka të tillë.
Portieri i Goteborgut, Kim Christensen rrezikon të suspendohet apo të gjobitet pas lëvizjes së portave për të ngushtuar golin gjatë një ndeshjeje të divizionit të parë suedez.
Christensen është vërejtur nga kamerat televizive duke shtyrë për disa centimetra pjesën e poshtme të shtyllave pingule para ndesh... Lexo më shumë »
Shqipëria më në fund e ka gjetur fitoren, pas një kohe të gjatë. Kuqezinjtë “shpërthyen” në miqësore me Qipron, të cilën e shkelën duke e mposhtur me rezultat të thellë, 6:1. Njëherësh, ky ishte rezultati më i thellë pozitiv në histori të Kombëtares shqiptare. Josip Kuze u ndie shumë i kënaqur me lojën që treguan futbollistët e tij dhe për faktin se e kënaqi publikun e etur për fitore.
Kjo është kjo! Shqipëria ka treguar lojë të shkëlqyeshme ndaj Qipros, në ndeshjen miqësore që u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin “Qemal Stafa”. Kuqezinjtë u dhanë leksion qipriotëve, të cilët i mposhtën bindshëm me rezultat 6:1. Ky ishte rezultati më i thellë pozitiv në histori të Kombët... Lexo më shumë »
Pas deshtimit rikthimit ne Formula 1, Schumacher do t'i dhuroje vetes nje udhetim ne hapesire. Shtate here kampion i botes, Schumi ka prenotuar SpaceShipTwo, anijen e miliarderit Richard Branson, duke paguar 140 mije euro per bileten e udhetimit qe do te realizohet ne prill te vitit 2011. Nga Formula 1 ne hapesire; Schumi eshte nder te paktet njerez qe mund te hipe ne bordin e SS2, anija per turistet hapesinor, prone e britanikut super te pasur. Sipas revistes "Arabian Business" udhetimet e para do te realizohen brenda dy vi... Lexo më shumë »
Astrit Fazliu ishte hero i Prishtinës. Sulmuesi ferizajas shënoi het-trick për 30 minuta, në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 5:2 ndaj Hysit, me të cilin ia dhuroi bardhekaltërve trofeun e Superkupës së Kosovës në futboll.
FC Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll.
Kampionët aktualë të hënën mbrëma e mposhtën fituesin e Kupës së Kosovës, Hysin, me rezultat bindës 5:2.
Djelmoshat e Muharrem Sahitit ishin shumë më të mirë në pjesën e parë, por skenari ndryshoi totalisht në atë të dytë, kur futbollistët e Besnik Kollarit, sikur u këndellën nga “gjumi” i thellë i pjesës së parë, duke shënuar plot 5 gola.
Pa dyshim, kreator i fitores së prishtinasve ishte zëvendësues... Lexo më shumë »
E pabesueshme, Majkell Shumaker do te rikthehet ne Formulen 1. Shtate here kampioni i botes do te zevendesoje Felipe Masen te Ferrari, per 7 garat e mbetura te ketij sezoni.Ylli gjerman i garave te Formules 1 dhe rekordmeni i ketij sporti deri ne keto momente mbante postin e konsulentit ne skuadren Ferrarit qe pas sezonit 2006 kur nderpreu karrieren si pilot.
Menjehere pas aksidentit u perfol emri i tij si zevendesues i Felipe Mases i cili pesoi ate aksident qe per pak i rrezikoi jeten ne garen e Hungarise, por ka qene vete gjermani Shumaker qe i kishte pergenjeshtruar zerat.
Kur Formula 1 ka filluar pushimet verore, shtate here kampioni i botes ndryshon mendje dhe ... Lexo më shumë »
Motoçiklisti i famshëm i sporteve ekstreme, Christian Pfeiffer, të dielën zbarkoi në Prishtinë. Ai para Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve, performoi shfaqje ekstreme me motoçikletë.
Qindra kosovarë kishin ardhur në kryeqytet për t’i parë akrobacionet e ‘magjistarit’ të motorëve dhe kampionit të shumëfishtë të botës e Evropës në Stunt Riding. Motoçiklisti gjerman me performimin e tij la gojëhapur shumë njerëz që kishin dalë ta përcillnin.
Që prej 1996, Chris Pfeiffer është një pilot profesionist i cili ka performuar në qindra shfaqje në të gjithë botën. Ndë... Lexo më shumë »
Lorik Cana përfundimisht ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën. Mesfushori kosovar të premten ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Sunderlandin. Klubi nga Premierliga do t’i paguajë Marseilles 6 milionë euro dëmshpërblim për reprezentuesin e Shqipërisë.
Lorik Cana përfundimisht ka vendosur për të ardhmen e tij. Mesfushori kosovar është përcaktuar të premten që karrierën ta vazhdojë në një klub që ndoshta askush nuk e ka pritur.
Tashmë ish-kapiteni i Marseilles nga sezoni i ri do ta veshë fanellën e ekipit të Sunderlandit. Drejtuesit e ekipit nga Premierliga dhe reprezentuesi i Shqipërisë të premten kanë arritur m... Lexo më shumë »
Nuk ka dite qe emri i Lorik Canes te mos permendet ne merkato. Zhvillimet me te fundit e shohin si te sigurt transferimin e mesfushorit te Kombetares drejt kampionatit anglez, me saktesisht tek Evertoni.
Per te siguruar sherbimet e 25-vjecarit, drejtuesit e klubit nga qyteti i Liverpulit, jane shprehur te gatshem te paguajne 12 milione euro (10 milione sterlina) ne arkat e Olimpik Marsejes. Sipas mediave franceze, Cana e ka refuzuar perfundimisht oferten e Hamburgut dhe do te firmose kontrate me klubin qe mban rekordin ne Angli per numrin me te madh te sezoneve te luajtura ne Premiership, plot 107.
Mendohet se ne vendimin e Canes kane ndikuar kushtet me te mira financiare te ofruara nga trajneri Devid Mojes. Nderkohe, mesfushori shqiptar vazhdon te mos marre pjese ne miqesoret qe marsejezet e drejtuar nga Didie Deshamp po zhvillojne n... Lexo më shumë »
Ylli brazilian Leite Kaka ka shprehur gëzimin e tij me ardhjen e Cristiano
Ronaldos në Real Madrid.
Edhe pse reprezentuesi portugez pritet të kaloj
shifrën e paguar për Kakan, 27 vjeqari nuk ka problem me ardhjen e Ronaldos.
“Jam i lumtur me transferimin e tij. Nuk dua të flas më tepër rreth
kësaj çështjeje pasi jam në përgatitje me Brazilin por pa dyshim se Cristiano
Ronaldo është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë dhe do t’i ndihmoj
Realit të luftoj për çdo titull” deklaroi Kaka.
Ata te dyte tani llogariten se jane lojtar te ekipit te madh spanjoll Real Madrid e cila beri boom te madh ne bote me transferimin e dy lojtareve me te mire te rruzullit tokesor. Ata erdhen ne Real Madrid me shifra rekorde te parav... Lexo më shumë »
Lorik Cana kerkohet nga Liverpuli, Arsenali, Evertoni, Totenhemi e Bajerni. Por kjo nuk e tremb Hamburgun, e cila nuk ka hequr dore nga interesimi per mesfushorin shqiptar te Olimpikut te Marsejes.
Ky klub ka shfaqur deshiren per ta marre ate qe ne merkaton e janarit 2009, por tashme me ardhjen e trajnerit te ri Bruno Labadia, emri i Canes eshte ne krye te listes se blerjeve.
Lajmi eshte bere i njohur nga prestigjiozja gjermane “Bild, sipas se ciles drejtori sportiv i Hamburgut, Dietmar Beiersdorfer, dhe ndihmesi i Labadias, Edi Zecer, e kane vezhguar shqiptarin direkt ne “Qemal Stafa” gjate humbjes 1-2 ndaj Portugalise me 6 qershor, ku ai ishte i aktivizuar si qender... Lexo më shumë »
Ronaldo do te jete se shpejti nje lojtar i Realit te Madridit. Manchester United ka pranuar oferten rekord te spanjolleve, prej 93 milione eurosh.
Ne faqen zyrtare ne internet, klubi kampion i Anglise njofton se pas deklaratave te perseritura te lojtarit, se deshiron te lere klubin, pranon oferten e madrileneve duke i autorizuar ata te bisedojne me Topin e Arte.
Marreveshja mes spanjolleve dhe kampionit portugez, pritet te mbyllet brenda muajit.
E ndodhur vetem pak dite pas blerjes 68 milioneshe te Kaka-se nga... Lexo më shumë »
Kundër Portugalisë kam pritur të luajmë edhe më mirë.
Shqiptarët dinë të luajnë futboll. Ekzistojnë disa dobësi dhe mungesa e
koncentrimit është njëra nga to. Brenda një viti, Shqipëria do të ketë një ekip
të ri, që nuk do të jetë më vetëm me rol pjesëmarrës në gara. Kosova gjithmonë
ka pasur futbollistë të mirë. Do të doja shumë të zhvillonim një ndeshje në
Prishtinë. Selektori i Kombëtares shqiptare, Josip Kuze, flet për Express.
Dukej i
kënaqur në hotelin ‘Dyrrah’ në Durrës. Edhe atij i kishte lënë përshtypje
mikpritja shqiptare.
Superylli brazilian Ricardo Kaka ka nënshkruar kontratë gjashtë
vjeçare me Mbretërit e Real Madridit.Mediat spanjolle dhe italiane
ditët e fundit vazhdimisht kanë shkruar se marrëveshja ishte arritur më
herët, ndërsa deklaratat zyrtare nga dy klubet vijnë tani.
“Ricardo
Izecson dos Santos Leite, Kaka është lojtar i Real Madridit, pas
arritjes së marrëveshjes me Milanin. Futbollisti brazilian i ka kaluar
me sukses të gjitha testet mjekësore. Kaka Ka nënshkruar kontratë me
Real Madridin për gjashtë sezonet e ardhshme”, shkruan në deklaratën e
klubit madrilen.
“Nga sezoni i ardhshëm, Kaka do të luajë për
Real Madridin. Milani e falënderon Kaka-n, si njeri dhe si një kampion
të madh, për kontributin e tij vendimtar në shumë fitoret e arritura
gjatë gjashtë viteve të fundit”, shkruan në deklaratën e Rossonerëve.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin "Qemal Stafa", ndërmjet Shqipërisë dhe Portugalisë, ka përfunduar me fitoren e përfaqësueses mysafire me rezultat prej 2-1.
Ndeshja kualifikuese e grupit të Parë për Kampionatin Botëror 2010, ishte një përballje e cila Shqipërisë i nevojitej vetëm për statistika dhe për prestigj, ndërkohë që kjo ndeshje ishte vitale për Portugalinë, pasi që vetëm fitorja mbante gjallë shpresat për të udhëtuar në Afrikën e Jugut.
Pjesa e parë
Portugalia ishte skuadra e cila dominoi në pjesën më të madhe të fraksionit të parë të lojës, mirëpo vendasit ishin të rrezikshëm dhe patën momentet e tyre, kështu që pas 45 minutave të para rezultati ishte i barabartë, 1-1.
Golin e parë në ndeshje e shënoi përfaqësuesja mysafire pas një përgjumje të mbrojtjes kuqezi që nuk arriti... Lexo më shumë »
Si Portugalia, ashtu edhe Shqipëria, shpresojnë për
rezultat pozitiv në përballjen e së shtunës. Për portugezët, kjo është një
ndeshje vendimtare për kualifikimin eventual në Kampionatin Botëror, ndërsa
kuqezinjtë kërkojnë ta përsërisin befasinë e Bragës, duke i gëzuar tifozët që jo
rrallëherë i kanë zhgënjyer.
Portugalia
do ta kërkojë vetëm fitoren në Shqipëri, pas ‘agjërimit’ prej katër ndeshjeve,
duke qenë se ka grumbulluar vetëm 6 pikë nga 5 takime – 7 pikë më pak se
Danimarka dhe Hungaria që kryesojnë grupin 1, në kuadër të kualifikimeve për
Kampionatin Botëror 2010. “Kjo ndes... Lexo më shumë »
Sipas radios spanjolle Cadena SER, Real Madrid do t’i paguajë 65 milion euro AC
Milanit, për transferimin e Kakas.
Me vite është spekuluar se ylli
brazilian do t’i bashkohet gjigantit spanjoll dhe me rikthimin e ish-presidentit
Florentino Perez këtë javë, spekulimet kanë mbërritur kulmin.
Tashmë,
burimet e mediave spanjolle thonë se palët janë pajtuar dhe Cadena SER ka
njoftuar se për çmimim prej 65 milion euro janë pajtuar të gjitha palët.
E tëra që ka mbetur janë disa çështje personale me Kakan, i cili do të
përfitojë 9 milion euro në (175 mijë euro në javë) për pesë sezonet e ardhshme.
Ndërkohë, 27 vjeçari është në kamp përgatitor me kombëtaren e Brazilit
që këtë fundjavë do të përballet me Uruguain, që nënku... Lexo më shumë »
Te gjitha skuderite e shoqates se konstruktoreve (Fota) jane regjistruar per sezonin 2010 duke zhbllokuar perkohesisht ngercin me Federaten Nderkombetare te Automobilizmit.
Marreveshja e arritur ne momentet e fundit nga te dyja palet parashikon qe deri ne sezonin e vitit 2012 te respektohen rregullat e Paktit te Konkordias.
“Skuderite kane rene te gjitha dakort se brenda 3 vjetesh kostot duhet te reduktohen ndjeshem dhe te krijojne nje
mekanizem qe te vendose ne pune teknologjine dhe sportin ne te njejten kohe. Keto masa do lehtesojne hyrjen e skuderive te reja”, thuhet ne komunikaten e publikuar nga Fota.
Barcelona është fituesi i finales së madhe në Ligën e Kampionëve e zhvilluar sonte në Stadiumin Olimpik të Romës. Në ndeshjen me Manchester United, Barcelona dominoi në lojë duke shënuar epërsi me rezultat 2:0. Ja golat ...
STADIUMI: Stadiumi Olimpik i Romes REFERI: Massimo Busacca
MANCHESTER UNITED: Van der Sar, O'Shea, Ferdinand, Vidic, Anderson (Min. 46 Tevez), Carrick, Park (Min. 66 Berbatov), Gigs (Min. 73 Scholes), Ronaldo, Rooney
GOLAT: Min. 10 Eto'o, Min. 70 Messi
Tre minuta pas fillimit te ndeshjes Cristiano Ronaldo kërcënoi portën e Victor Valdes me anë të një gjuajtje të lirë, dhe spanjolli ishte i pasigurt në reagimin e tij, ... Lexo më shumë »
Mançester United do të tentojë ta mbrojë titullin kampion evropian me ekipin e vet, të kryesuar nga Kristiano Ronaldo, Uejn Runi dhe Karlos Teves, në sulm. Edhe Barcelona, e cila këtë stinor luan në formë të shkëlqyeshme, do të paraqitet me sulmin më të fuqishëm, në të cilin për ndeshjen finale kthehen Tieri Anri dhe Andreas Iniesta. Autoritetet në “qytetin e përjetshëm” lajmëruan se gjithçka është e gatshme për finalen e madhe, veçanërisht në planin e sigurisë. Arsyeja për druajtjet nga konfrontimet e mundshme midis grupeve të tifozëve janë krijuar prej vitit 2007, kur gjatë gostisë së Mançester Unitedit në Romë u lënduan 13 tifozë. Me qëllim që të evitohen edhe incidentet më të vogla, finalen do ta sigurojnë madje 20.000... Lexo më shumë »
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!