Për më shumë se dy orë, cirku italian “Embell Riva”, ka argëtuar publikun kosovarë në natën e parë të shfaqjes, e cila zuri vend të premten mbrëma në parkingun prapa stadiumit të kryeqytetit.
Interesimi i publikut ishte jashtëzakonisht i madh. E, padyshim, fëmijët ishin ata të cilët iu gëzuan më së shumti këtij cirku. Pjesë e shfaqjes u bë edhe publiku i pranishëm. Duhet veçuar lojën e mrekullueshme të Albanit. Për 12 vjeçin, përfshirja e tij e rastësishme në cirk do të jetë një momenti i paharruar.
Trajnuesi i kafshëve, Jody Bellucci, është shprehur shumë i kënaqur me mikpritjen e publikut kosovar, duke e cilësuar si një publik shumë të ngrohtë.
“Mendoj se njerëzit këtu janë të etur për shou të këtillë, më saktë për shoun që ofron cirku italian. Dhe, ja ne erdhëm për të dhuruar nj... Lexo më shumë »
Sacha është 37-vjeçar, dhe është njëra prej fytyrave më të njohura nga Hollywood. Nëse nuk e adhurojnë, atëherë s’mund ta durojnë, por një është e sigurt- pothuajse s’ka njëri që nuk ka dëgjuar për të.
Nëpër kinematë botërore po hallakat komedia e tij ‘Bruno’ e inspiruar me botën e modës. Sacha ka studiuar historinë në Cambridge e nga ajo periudhë e njohin si djalosh të qetë dhe studioz. Shkurt, krejt e kundërta nga ajo që është sot. Qysh në shkollë merrte pjesë në shfaqje dhe askush nuk ka menduar se e pret karriera që e ka sot.
Kryeministri Berisha tha të enjten mbrëma në emisionin e Blendi Fevziut, OPINION, të televizionit KLAN, se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i kishte kërkuar që të bënin qeveri të përbashkët.
Pse Berisha refuzoi dhe si do të bashkëpunojë me Ilir Metën dhe në zgjedhjet vendore, mund të lexoni në intervistën e shkurtuar në vazhdim. OPINION: Një fitore për PD, por jo ajo e pritshmja. Mirëpo, ju keni një histori që nga viti 1990...
BERISHA: Unë nuk jam historik, jam e ardhmja, jo historia. Derisa ulem sot tek ti, si më i votuari nga rinia shqiptare, unë të garantoj që të gjithë sukseset kanë pasur si faktor vendimtar të rinjtë. Por fakti që unë edhe këtë radhë ulem si fitimtar këtu, ulem për shkak të të r... Lexo më shumë »
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nëpërmes zëdhënëses së saj ka thënë se ndien dhimbje për ndarjen nga jeta të legjendës se muzikës pop, Michael Jackson.
Ai nëpërmes zëdhënëses Jula Mecani, ka thënë se me dhimbje të madhe ka mësuar pë vdekjen e njërit prej ikonave të muzikës pop në mbarë botën.
“Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, lutet së bashku me familjarët dhe fansat e tij në mbarë botën, që shpirti i tij ta gjejë paqen e amshuar”, citohet në një deklaratë e Berishës për media.
“Me vdekjen e tij kënga dhe muzika amerikane dhe botëro... Lexo më shumë »
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta pranon publikisht ftesën e kryeministrit Sali Berisha për të formuar së bashku koalicionin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Vendimi i LSI-së vjen vetëm pak minuta pas ftesës publike që i bëri Berisha. “E pranoj ftesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të formuar së bashku koalicionin qeverisës”, deklaron Meta.
“Vendimi jonë vjen pas konsultimeve të gjëra me eksponentët vendas dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë përshpejtimin e reformave dhe stabilitetin e vendit. Ne pranojmë me përgjegjësi historike ftesën për ... Lexo më shumë »
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk do të jetë i pranishëm në përurimin e rrugës së rëndësishme Rrëshen-Kalimash. Mospjesëmarrjen e shefit të qeverisë kosovare e konfirmon edhe një njoftim i Kryeministrisë së Shqipërisë, i shpërndarë për mediat pak më parë.
Thaçi, prania e të cilit ishte konfirmuar në këtë përurim madhështor, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kryer takimet e planifikuara në agjendën e tij kryeministrore.
Ndërkohë ceremonia duhet të kishte nisur rreth orës 12:30, por shkak për vonesën është bërë kryeministri turk Tayyip Erdogan, avioni i të cilit është nisur jo sipas parashikimeve.
Përurimi i rrugës Durrës-Kukës
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan do të marrë pjesë sot në inaugurimin e autostradës ... Lexo më shumë »
Të dashur vizitorë të webfaqes www.besniku.tk , pas shumë kërkesave për të bërë një termin për mbledhjen e vizitorëve të webit në chat, ju lajmërojmë se Orari për mbledhjen në chat do të jetë çdo ditë prej orës 22:00 në mbrëmje deri në orët e hershme të mëngjesit.
Kështu www.besniku.tk ju realizon edhe një premtim të vetin, e gjitha qka ju duhet të bëni është të vizitoni webin, sidomos nga ora 22:00 dhe të argëtoheni sa më shumë.
Ne do të informojmë vizitorëve të webit me lajme të reja, nga VIP shqiptar, te huaj, kuriozitete etj etj...
Tokio - Kompania japoneze “GEN Corporation” prezantoi helikopterin më të vogël në botë, modelin GEN H-4.
Mjeti fluturues motorik i cilësuar si “helikopteri më i vogël në botë” peshon vetëm 70 kilogramë.
Ai mund të transportojë maksimalisht trefishin e peshës së vet, mund të fluturojë me një shpejtësi prej 100 kilometrash në orë dhe mund të ngrihet në një lartësi deri në 3000 metra.
Në tregun rus, çmimi i helikopterit varion rreth 70 mijë dollarë amerikanë.
Njoftohet se gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të hapjes zyrtare të
njërit krah të autostradës Durrës - Kukës - Morin, për të vazhduar më pastaj për
në Prishtinë. Me rastin e hapjes së kësaj rruge, e cila i ka kushtuar qeverisë
shqiptare mbi 1 miliard euro, do të organizohet një ceremoni festive në shenjë
të përfundimit të punimeve në shpimin e tunelit të Kalimashit në Shqipëri, në të
cilën do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i
Shqipërisë, Sali Berisha.
Sipas përllogaritjeve rruga e re shkurton dukshëm distancat e lëvizjes në
krahasim me rrugët aktuale dhe krijon kushte për një qarkullim me shpejtësi deri
në 100 kilometra në orë.
Ndërsa, sfida më e madhe e këtij projekti
grandioz të infrastrukturës parashihet se do të përfundojë më 27 qershor,
ndërkohë që deri në këtë datë do të shfry... Lexo më shumë »
Intervista / Rrëfimi i Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit. Dashuria e
dy personazheve televizivë, planet për martesë dhe kënaqësia e të qenit
"shërbëtorë të lumturisë"
Janë ortakë në biznes dhe të dashur në jetë. E ku ka më mirë se
kaq?! Për Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin, vera është një stinë pune. Në
fundjavë i shikon duke vrapuar sa në një dasmë tek tjetra.Biznesi që ata kanë
ngritur, një agjenci për përgatitjen e ceremonive martesore, nuk i lejon që të
kenë shumë kohë të lirë. Fustani, torta, dekori... ky është angazhimi i
momentit.Në orët e vona të pasdites i gjen në punën e tyre të përbashkët, të
veshur sportivë dhe në pritje të klientëve.Në një intervistë për Sh2-shin, çifti
simpatik i ekraneve t... Lexo më shumë »
Ne Rusi eshte zbuluar nje vajze 5-vjecare, e cila ishte rritur nga qente dhe macet. Vajza, qe nuk mund te flase, u gjet ne nje apartament ne qytetin siberian, Chita.
Sipas policise, vajza nuk kishte dale kurre jashte apartamentit dhe kishte mesuar sjelljet e kafsheve, me te cilat bashkejetonte. Ajo dinte te lehte si qen dhe kercente drejt deres, kur miqte e saj largoheshin nga dhoma.
Policia ka marre ne pyetje nenen e vajzes, ndersa i ati nuk eshte gjetur ende. Vogelushja u gjet e palare, e veshur me rroba te ndotura dhe kishte sjelljet tipike te nje kafshe. Ndonese kishte mesuar gjuhen e kafsheve, ajo ishte ne gjendje edhe te kuptonte rusisht.
Me pare gjate ketij viti presidenti rus Dmitry Medvedev kerkoi qe te ndermerres... Lexo më shumë »
Shkencëtarët zbuluan gjenin me të cilin mund të zgjatët jeta dhe të sigurohet pleqëria më e shëndetshme. Ky zbulim iu jep mundësi shkencëtarëve që të veprojnë në mënyrë parandaluese ndaj sëmundjeve që lidhen me pleqëri në mënyrë që njerëzit të jetojnë më gjatë dhe më të shëndetshëm. Me zbulimin e gjenit i cili kontrollon përjetësinë, shkencëtarët iu afruan ‘gralit të shenjtë’ për parandalimin e plakjes, njoftuan shkencëtarët udhëheqës britanikë.
“Zbulimi i ri do të ndihmojë në kuptimin e shkaqeve të sëmundjeve lidhur me pleqëri si sëmundjet kardiovaskulare dhe Alzeiheimer. Kjo do të rezultojë me krijimin e ilaçeve të reja të cilat pacientëve të tillë do t’ua lehtësojnë jetën”, deklaroi profesoresha Lin... Lexo më shumë »
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin Norilsk të Rusisë, ku një foshnjë djalë nisi të flasë disa minuta pasi kishte lindur. Sipas lajmit që bëhet i ditur nga faqja “pravda.ru”, thuhet se foshnja fliste fjalë në dijeni të plotë. Gazetari thotë se ishin çuditur jashtë mase kur kishin parë vetë aftësitë përtej të zakonshmes të fëmijës me emrin Stetan. Sapo kishte lindur, fëmija kishte thënë “baba”, e pas disa minutash “nënë”. Kur një ditë më pas, e ëma, Liza, i thotë të birit “do vijë babi”, Stepan tha: Babai? Kush?
Psikologja-gjinekologe Marina Papanova që ishte e pranishme gjatë lindjes së Stepanit, deklaroi se e kishte dëgjuar fëmijën të fliste me veshët e saj. “Punoj qyshprej vitit 1986 në këtë maternitet dhe kurrë nuk më ka rastisur një episod i tillë. Fëmijët e sapolindur e kan... Lexo më shumë »
Mudësia që dy binjakë të kenë baba të ndryshëm është shumë e vogël, por duket se një rast i tillë është verifikuar në Texas. Mia Ëashington, vuri re se binjakët që kishte sjellë në jetë nuk ngjanin aspak me njëri tjetrin dhe si rezultat kërkoi që të porsalindurit ti nënshtrohen një testi të ADN-së. Pas këtij testi u zbulua se binjakët kishin baba të ndryshëm. Gruaja pranoi se në atë peridhë ishte ne krizë me bashkëshoritn dhe pranoi se e kishte tradhëtuar atë.
Ai duket se e ka falur madje ka theksuar se të vegjlit, Justin dhe Jordan do të trajtohen pa dallime. I vetmi kusht që ka vendosur James Harrrison , babai i Jordan, është që në këtë cështje të mos përfshihet babai biologjik i Justin.
“Kur djali të rritet, do të vendosë vetë nëse do të takojë babain e tij biologjik” deklaroi e ëm... Lexo më shumë »
Duke u mbrojtur se është në kulturën e tij normale të puth të panjohurit në faqe, studenti suedez nuk ia ka mbushur mendjen policisë të cilët e kanë arrestuar për maltretim.
Në qytetin suedez Lund 14 gra kanë paraqitur “Romeon” e vetmuar i cili i kishte puthur ato në rrugë. Tri viktimat tjera ai i kishte puthur në Malmö.
Të gjitha i ka puthur me mashtrimin e njëjtë. I ka pyetur për këshilla se kah të shkojë për t’i blerë nipit tij dhjetëvjeçar një dhuratë. Pasi që ka marrë përgjigjen, i ka përqafuar dhe i ka puthur në faqe. Pos kësaj u ka nuhatur edhe tek veshi.
Shpërthimet e ndjeshmërisë së tij kanë filluar në muajin mars të vitit të kaluar. Ato kanë vazhduar edhe gjatë shkurtit të këtij viti pasi që ka takuar viktima të reja.
Një shofer autobusi në Gjermani kërcënoi ta nxjerrë një shitëse 20-vjeçare nga autobusi në jug të qytetit Lindau, për shkak se ishte shumë e bukur.
“Papritur ai ndali autobusin”, thotë gruaja me emrin Debora C. për gazetën “Bild”. “Ai hapi derën dhe më bërtiti, “pamja jote po më huton sa herë shoh në pasqyrë dhe nuk mund të përqendrohem tek trafiku.
Nëse nuk uleni diku tjetër, më duhet t’ju nxjerr nga autobusi”, shton ajo. Vajza thotë se e turpëruar është ulur në një karrige tjetër deri sa kishte ardhur ne stacionin me te afert.
Zëdhënësi i kompanisë së autobusëve thotë se sjellja e shoferit ishte e justifikuar, pasi vajza ishte shumë e bukur dhe j... Lexo më shumë »
BBC u ka kerkuar falje gjithë shqiptarëve për fyerjen që iu gjatë transmetimit të festivalit Eurovizion. Prezantuesi i njohur Graham Norton, i cili ne fakt Eurovizionin e komentonte per here te pare, ka shkaktuar nje incident diplomatik, duke bere nje deklarate fyese per kengen shqiptare te kenduar nga Kejsi Tola.
Norton tashme eshte nen nje presion e madh publik. Rreth 1200 firma jane mbledhur ne nje peticion ku denohej komenti i prezantuesit britanik. Shqiptaret gjithandej ne gazeta, kane vazhduar te komentojne fyerjen e bere nga prezantuesi Norton, duke e quajtur nje koment me ngjyrime raciste dhe jo shaka, per te ... Lexo më shumë »
– Vogëlushja tre-vjeçare Pipi Quinlan nga Zelanda e Re, një mëngjes është zgjuar dhe i është vërsulur me vrap kompjuterit.
Pasi ka kryer vetëm disa klikime në shfletuesin Internet Explorer, ajo ka hyrë në faqen e ankandeve “TradeMe”, ku figuronte e regjistruar nëna e saj dhe duke klikuar sërish sipër saj, ka porositur brenda kësaj faqeje një buldozer të vërtetë Kobelco me vlerë prej 12.000 dollarësh. Por e ëma për fat ka qenë mjaft e shpejtë për të zbuluar gabimin dhe të ndalojë ankandin.
"Për transaksionin e kam kuptuar pasi që e kam pranuar një E-mail nga faqja TradeMe me njoftimin se kam fituar në ankand, derisa në E-mailin e dytë më ka ardhur mbështetja e shitësit i cili shkruante se do të më pëlqente buldozeri pa masë. E kam kuptuar se bëhet fjal... Lexo më shumë »
Në serbi është publikuar një video shokuese, që tregon dhunën e ushtruar ndaj përdoruesve të drogës në një qendër rehabilitimi të drejtuar nga Kisha Ortodokse serbe.
Pamjet janë filmuar nga një video amatore dhe janë publikuar në revistën serbe “Vreme”.
Në pamje duket qartë se si një pacient qëllohet me një lopatë disa herë. Por dhuna nuk mbaron këtu. Një nga punonjësit e kishës vazhdon ta godasë në mënyrë të pamëshirshme pacientin, duke e qëlluar edhe me shkelma në fytyrë.
Aktualisht autoritetet serbe po hetojnë mbi personat e përfshirë në këtë video, ndërkohë që pamjet kanë bërë xhiron e botës.
Qendra e rehabilitimit ndodhet afër Novi Pazar.
Kisha Ortodokse Serbe refuzon të komentojë këtë video, edhe pse duket qartë se në dhomën ku ... Lexo më shumë »
Shkencetaret kane prezantuar me krenari ate qe e quajne proven me te madhe, qe verteton teorine e Darvinit. Behet fjale per nje fosile te lashte, qe cilesohej si pjesa qe mungonte per te vertetuar prejardhjen e njeriut nga majmuni.
Krijesa 47 milione vjecare konsiderohet si fosile e primatit me te kompletuar te gjetur deri me sot. Ekzemplari i gjetur ne nje shpelle ne Gjermani eshte ekspozuar ne muzeun e historise se natyres ne Nju Jork. Ai konsiderohet si unaza e lidhjes se njeriut me majmunin.
Fosiles i jane gjetur pjese te stomakut me ushqimin e fundit te konsumuar, konturet e lekures, si dhe thonj ne vend te kthetrave. Fosilja me nofken “Ida”, eshte lidhja qe mungonte mes primateve te sotem dhe njerezve. Disa eksperte te pava... Lexo më shumë »
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!