VIP - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E merkur, 2012-02-08, 10:17 AM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menyja Kryesore:

Tv LIVE:

Chati:
200

Posto Lajmin ne:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 6
Vizitor: 6
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.238

Faqja kryesore » VIP
« 1 2 3 4 ... 74 75 »
www.besniku.tk Nora Istrefi ndërton vilë mbi 600 mijë euro dhe blen makinë 32 mijë euro!!Dalëngadalë edhe këngëtarët tanë fillojnë të ndiejnë shijen e yjeve të njohura botërore në sferën e jetesës dhe luksit. Përveç politikanëve, tashmë edhe këngëtarë të ndryshëm nga estrada jonë kanë filluar të ndërtojnë vila të mëdha nëpër periferi të qyteteve ku jetojnë,

duke dashur të largohen nga zhurma e madhe që po mbizotëron në qytet. Pas Sabri dhe Ermal Fejzullahut, një tjetër këngëtare e njohur nga Kosova po ndërton vilë në perferi të Prishtinës.

Sipërfaqja e tokës që ka blerë Nora Istrefi është shumë e madhe, saqë vila të cilën do e ndërtojë do të kushtojë mbi 600 mijë euro, dyfish më shumë sesa kushton vila e kolegut të sajm ... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 261 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-20 | Komento(0)

www.besniku.tk Getoari dhe Drini flasin hapur për Dafinën!!Dy miqtë e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri kanë vendosur të flasin hapur për thashethemet e fundit, të cilat janë adresuar tek këngëtarja Zeqiri. Bashkëpunimi me Getin është realizuar si këngë, por klip nuk do të jetë, pasi Getit ia ka ndaluar Drini.

Ata nuk flasin, por Dafina në twitter po mban lidhje miqësore me të fejuarën e Getit, Fllorentën. Se çfarë ka thënë ish-menaxheri Zatriqi për një emision në Kosovë, lexoni në vazhdim…

Getoari: "Ish-menaxheri i Dafinës më ndaloi xhirimin e klipit. Ishte parashikuar që këngës "D&G” t’i realizohet edhe një videoklip në Stokholm të Suedisë, por për këtë gjë Geti nuk kishte udhëtuar atje, por kishte mbetur në Prishtinë, ndërsa për xhirime kishte udhëtuar vetëm Dafina, për klipin e ri "Supernova”. Arsyeja pse Geti nuk kishte udhëtuar b... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 214 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-20 | Komento(0)

www.besniku.tk Motrat Mustafa më të kërkuarat në Google!!Se Motrat Mustafa janë të njohura në Kosovë e diasporë, s’ka dyshim. Por që ia dalin të "rrëzojnë” edhe Rihannën dhe Shakirën, pakkush mund ta ketë pritur.

Sipas raportit vjetor të "Google”, i bie që "Motrat Mustafa” janë më kërkuarat në internet gjatë këtij viti nga kosovarët.Ato janë përfshirë në listën e emrave më të kërkuar në "Google.rs” në vitin 2011, derisa në kategorinë e argëtimit janë renditur Adem Ramadani dhe "Fustane Nusërie”.

Raporti vjetor "Google Zeitgeist” realizohet tash disa vjet. Pas miliardave termeve të kërkuara gjatë një viti, "Google Zeitgeist” çdo dhjetor zbulon emrat, të cilët janë kërkuar më së shumti. Këto janë pasqyruar në listën me statistikat për Serbinë, ku janë të përfshira shumica e klikimeve edhe nga kosovarët dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Meqë Kosova nuk ka "domain” të vetin, klik... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 119 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-20 | Komento(3)

www.besniku.tk Zanfina me vithet më seksi!Sërish "Paparazzi Albania” ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar me një sondazh tejet pikant. Nën thirrjen "Votoni të pasmet më seksi” faqja e Facebook-ut të "Paparazzi Albania” është vizituar nga qindra shqiptarë të cilët kanë votuar edhe të pasmet më seksi të show biz-it shqiptar.

Numri i konkurrentëve në këtë sondazh ka kapërcyer numrin dhjetë.Pjesa më e madhe e tyre janë këngëtare të reja ose personazhe të tjera të njohura të show biz-it shqiptar si: Elvana Gjata, Adelina Ismajli, Afërdita Dreshaj, Dafina Zeqiri, Rezarta Shkurta, Samanta Karavella, Zajmina Vasjari, Anxhelina Hadër­gjonaj e shumë të tjera.

Vendin e parë të këtij sondazhi e mban Zanfina Ismajli, vendin e dytë e mban Elvana Gjata dhe e treta në këtë sondazh ka rezultuar Adelina Ismajli. Pas tyre ndër më të votuarat janë: Adelina Tahiri, Adelina Berisha, Nora Istrefi, Roza... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 111 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-20 | Komento(0)

Noizy rrëfen historinë 
me kosovaren!! www.besniku.tkQë Noizy është i famshëm kjo nuk diskutohet! Që ka sukses me shumë femra të cilat janë në radhët e fansave edhe kjo është e sigurt!

Që mund të ketë lënë shtatzënë një vajzë dhe më pas ta ketë detyruar të abortojë është e diskutueshme! Këto ditë një intervistë e një vajze të panjohur ka lëkundur disi imazhin e reperit shqiptar! Edita Abazi quhet vajza që pretendon se ka pasur marrëdhënie intime me Noisy-n, marrëdhënie si pasojë e të cilës ajo ka mbetur shtatzënë!

Sidoqoftë, intervista e vajzës ka disa pika të dobëta! Ajo ngulmon që kanë pasur një lidhje, por po vetë pranon që Noizy as nuk ia premtoi një gjë të tillë dhe as nuk e la të kuptohet! Gjatë deklaratës së saj vajza thotë që kjo lidhje ka ndodhur gjatë verës por fetusi që ajo abortoi ishte ngjizur para 8 javësh! Përjashto rastin kur vajza konsideron verë tetorin!

Edita Abazi... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 284 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-16 | Komento(0)

www.besniku.tk Noizy më la shtatzënë dhe iku me Tunën!!Shpesh, në perceptimin tonë, një personazh VIP është imazhi i një njeriu perfekt, i cili ka lindur për të qenë i adhuruar nga njerëzit. Prandaj dhe jeta e tyre, përtej karrierës, është një kuriozitet më vete.

Ne presim të mësojmë dimensionin përrallor të jetës së dikujt që ka fansa pa fund, presim të njohim botën shpirtërore të një artisti, e cila sipas logjikës së njeriut të zakonshëm, duhet të jetë shumë interesante, por mbase kur mësojmë disa të vërteta të hidhura, zhgënjehemi pak.

Ashtu u ndjemë edhe ne teksa modelja nga Kosova, Edita, një 22-vjeçare shumë simpatike, kërkoi të ndante me ne dhe lexuesin tonë disa dëshmi dramatike mbi një copëz jete të saj, e cila lidhet me një personazh shumë të njohur të botës së hip-hopit në Shqipëri. E kemi fjalën për Noizy-n, këngëtarin që për zhanrin që ai lëvron, është bërë shumë i p... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 322 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-10 | Komento(1)

www.besniku.tk Adrian Gaxha ndahet nga Luana!Një prej çifteve të famshme të estradës shqiptare ëshë ndarë. Adrian Gaxha, këngëtari nga Shkupi dhe prezantuesja shqiptare Luana Vjollca e TCH nuk janë më bashkë. Lajmin e ka konfirmuar për Panoramën vetë Adriani.  

"Unë jam ndarë qëkur nga Luana, por tash po tregoj për këtë gjë, se ndihem jo mirë kur më pyesin. Po thjesht s’jemi për njëritjetrin. Më mirë të jem i sinqertë e të tregoj sesa të aktroj kur të më pyesin nëpër intervista”, ka thënë Adriani.

Edhe Luana e ka konfirmuar dhe ka kërkuar që të mos shkruhet më për këtë. Këngëtari Adrian Gaxha i cili ishte në lidhje dashurie me ish balerinën e "Fiks Fare”, Luana Vjollca, ishin fejuar në fshehtësi të plotë shkruajnë mediat shqiptare. Ata janë fejuar në qytetin e Sarandës në një ceremoni shumë të thjeshtë ku të pranishëm ishin vetëm familjarët. Lidhja mes këtyre të dyve dato... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 186 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-10 | Komento(0)

www.besniku.tk Çiljeta: Anulova skenat erotike, që të mos e bëja xheloz të dashurin!Ka qëndruar rreth 40 ditë në Itali, në xhirimet e filmit "Floorless” dhe kaq ka mjaftuar që  në mendjen e saj të ridimensionojë pasionet, sepse kinematografia është nga ato dashuri që kur të kap, nuk të lëshon më.

Çiljeta Xhilaga, këngëtarja e njohur, tashmë ka një plan të ri, të merret seriozisht me filmin. Fundja në Itali ajo ka marrë shumë komplimente nga disa personazhe ekspertë, të cilët nuk e kanë idenë se çfarë ka bërë deri tani Çili, çfarë popullariteti ka ajo në vendin a saj.

Kështu që kanë pasur mundësi të japin një gjykim të ftohtë mbi të, bazuar thjesht nga aftësitë aktoriale që ajo tregoi në atë film si një nga personazhet kryesore. - A kishte skena erotike filmi?- Në fakt, në skenar ishte parashikuar një skenë erotike me babain e fëmijës sim, por unë insistova që të mos e luaj,... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 200 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-10 | Komento(0)

www.besniku.tk Pas zhgënjimeve në Kosovë, Dafina kërkon menaxhim në Shqipëri!Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj janë ndarë përfundimisht. Një nga çiftet më të përfolura në faqet e shtypit rozë së fundi, jo vetëm në Kosovë por edhe në Tiranë, i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre të gjatë.

Direkt pas shpërndarjes së lajmit disa gazetave me e-mail nga një mikeshë e këngëtares, është kontaktuar nga gazetarët kosovarë Krenar Çoçaj, i cili nuk ka pranuar  të flasë për mediat, duke thënë se është i zënë dhe për momentin nuk mund të flasë.

Ndryshe ka ndodhur me këngëtaren, e cila për herë të parë e pranon vetë ndarjen, pasi ka deklaruar këtë lajm nga jeta e saj private në profilin në Twitter fillimisht, dhe më pas në një intervistë ekskluzive dhënë para pak ditësh për emisionin e njohur që shfaqet në "Klan Kosova”, "Prive”.  ... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 200 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-06 | Komento(0)

www.besniku.tk Noizy qellohet me bidona ne skenen e koncertit, largohet me makine policie!Këngëtari i njohur rep, Noizy është qëlluar me bidona në skenë duke detyruar policinë që ta fusë në makinë e ta largojë nga turma, një pjesë e të cilës nuk e donte. Kështu, Noizy u bë edhe një herë protagonist i radhës i incidenteve të vazhdueshme ku përfshihet, sidomos në konfliktet që ka me "Stresin”.

Repisti ka qenë mbrëmë duke kënduar në koncertin e organizuar nga Bashkia e Tiranës në sheshin "Nënë Tereza” me rastin e festës së Pavarësisë, kur është qëlluar me bidona uji në skenë.

Më herët siç shihni edhe foton, ai pozoi bashkë me kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha e më tej siç dalloni foton tjetër, nisi të interpretojë. Noizy është përpjekur t’u shmanget duke improvizuar lëvizje kërcimi dhe nuk është prekur nga bidonat që hidheshin nga turma, pjesë e të cilës dallohet në f... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 146 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-06 | Komento(0)

www.besniku.tk Anjeza Branka: 'Pse nuk vendos te martohem me menaxherin tim'!Pas një viti pauzë rishfaqet me klip të titulluar «Je in», një ironi ndaj meshkujve që u pëlqen të luajnë interesantin kur ndihen të mikluar nga femrat. Anjeza Branka thotë se nuk hyn te femrat që bien pre e meshkujve të tillë, përkundrazi.

Por në muzikë i duhet të sjellë fenomenin e momentit. Tregon për jetën me djalin 4 vjeç e gjysmë dhe bashkëjetesën e saj me të dashurin, dhe pse është kundër martesës.Një klip i ri ku shfaqesh ajo femra rebele që rrezikon të bëjë aventura me motor. Pse kaq e egër?

Në atë klip unë jam vetvetja, që do të thosha jo e egër, por më saktë e sigurt. Motorin ma ka mësuar im atë që e vogël dhe thashë pse të mos bëja një klip të tillë. Unë kur bëj një klip, nuk shoh shumë të imitoj Beyonce, Lady Gaga apo Rihanna, por preferoj të shfaqem me ... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 93 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-06 | Komento(0)

www.besniku.tk Zbulohet lidhja e re e Pirro Çakos me 21-vjeçaren nga Shkodra!Ai ka një karrierë në kulmin e vet, të cilën e ndan me të gjithë njerëzit, por ka edhe një histori dashurie po aq të realizuar e të zjarrtë, të cilën nuk preferon t’ia tregojë askujt, ose më saktë vetëm miqve të tij më të ngushtë.

Kantautori i njohur, Pirro Çako, ka mbi tre vjet që është i dashuruar me Sesilan, që miqtë e quajnë Sisi, e mbase koha e gjatë që kanë bashkë, ka thyer të gjitha parashikimet e mundshme të djalit që mbas një martese të përfunduar në divorc me Inva Mulën,

zor se mund të besoje të kishte predispozitën e duhur për t’ia nisur një lidhjeje impenjative si kjo me Sisin, ose të paktën jo menjëherë. Historia me Anjushkën, së cilës i bëri edhe një këngë, zgjati shumë më pak se suksesi i vetë këngës, aq sa na krijoi idenë se tashmë, për një farë kohe, në jetën e kantatutorit... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 137 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-06 | Komento(0)

www.besniku.tk Një tjetër bionde në krahët e Seldit, kësaj here flitet për fejesë!Mbasi bëri një bum të vërtetë mediatik deklarata e ish të dashurës së Seldit, Domit, se ajo po ndahej prej tij sepse ai kishte një lidhje homoseksuale me këngëtarin Sinan Hoxha, tani Seldi po përflitet gjithnjë e më shumë për lidhje me femrat.

Së fundi kemi mësuar se  Seldi ka filluar një lidhje të re dashurie, dhe ajo është vajza e një gazetari shumë të njohur nga Kosova, por që jeton në Suedi. Quhet Dafina, dhe thuhet se dy të rinjtë mund të jenë fejuar. Ja çfarë na rrëfen një njeri shumë i afërt i Dafinës, e cila jeton në Pejë:

 "Dafina Zeka, një femër nga Peja, por që jeton në Stockholm të Suedisë është vajza e gazetarit Milaim Zeka.  Ajo është në marrëdhënie me Seldin prej disa kohës... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 204 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-06 | Komento(0)

www.besniku.tk Dafina fiton betejën me Dailymotion!Dafina Zeqiri do të dëmshpërblehet me një shumë të hollash nga një kompani me bazë në internet, e cila kishte shfrytëzuar krijimet e saj pa leje. Kompanisë e cila publikon video në internet,

"Dailymotion”, emetimi i paautorizuar i dy videoklipeve të këngëtares i ka kushtuar 45 mijë euro. Gjykata e Landit në Hamburg të Gjermanisë, ka vendosur në favor të saj, duke dëmshpërblyer këngëtaren, pasi ajo e kishte paditur kompaninë në fjalë për shkelje të të drejtave autoriale.

Bëhet fjalë për klipet "My Swag-the making off” dhe ‘My Swag” të cilat ishin publikuar nga kompania pa lejen e këngëtares. E gjithë kjo ishte me iniciativën e ish-menaxherit të Dafina Zeqirit, Drin Zatriqit, tashmë menaxher i ‘labelit’ BabaStar. Drin Zatriqi ka thënë se kjo është hera e parë që ngrihet padi kudër "DailyMotion” duke mbrojtur një vepër shqiptare.... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 97 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-06 | Komento(0)

www.besniku.tk Arianit i tërhiqet veshi për Dj Topless (Video)!Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve i tërheq veshin Arian Çanit, autorit e moderatorit të emisionit Zonë e Lirë. Sipas një shkrese që mban datën 2 dhjetor 2011 KKRT njofton se pas ankesës së disa qytetarëve,

në vizionimin e emisionit të datës 25 nëntor 2011 janë cenuar rëndë të drejtat e normat morale dhe etike të komunikimit televiziv. Pikërisht këtë ditë, Arian Çani kishte ftuar në emisionin e tij Zonë e Lirë, Katjushan 23 vjeçare nga Ukraina, e cila punon si DJ Topless.

Pas një interviste ku bukuroshja rrëfeu se ishte bija e një gjenerali ushtrie dhe arsyet pse dashuronte këtë profesion, performanca e saj topless duket se ka sjellë edhe reagimin e KKRT-së. Sipas institucionit, përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij emisioni c... Lexo më shumë »

Kategoria: VIP | Shikuar: 477 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-04 | Komento(1)

www.besniku.tk Nora pozon për Fadil Berishën!Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, këto ditë ka hedhur në qarkullim disa foto të reja, të cilat mbajnë nënshkrimin e fotografit të njohur, Fadil Berisha.

Pas një numri të madh këngëtaresh që kanë pozuar për Berishën, edhe Nora ka zgjedhur Fadilin për të pozuar gjatë ditëve kur këngëtarja ka qenë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi mësuar me pamjen seksi të Norës,

por këtë radhë vjen me një pamje me shumë ‘glamour’, ndërsa nuk ka ngurruar të reklamojë edhe tatto-n të cilën e ka realizuar në krahun e majtë, një pistoletë të vogël për të cilën e akuzuan se është duke kopjuar këngëtaren e njohur Rihanna. Nora nuk e shihte të arsyeshme të jepte ndonjë sqarim mbi këtë çështje, por vazhdoi me axhendën e saj, ku njëri prej impenjimeve ishte dhe udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara për disa ditë pushime me të fejuarin e saj... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 109 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-04 | Komento(0)

www.besniku.tk 'Seldi i dashuri im, çfare tmerri'!Lidhje, ndarje, intriga, thashetheme, ky ka qenë bilanci sentimental i këtij viti për këngëtaren nga Shkupi, Adelina Tahiri. Në fillim me Lorik Canën, mandej me Adrijan Gaxhën dhe sikur të mos mjaftonte me kaq, mediat rozë kanë aluduar për një romancë të re mes saj dhe Seldi Qalliut.

Të fotografuar në paskuintat e "Këngës Magjike” duke u përqafuar siç mund të ndodhë mes dy miqve kolegë, shpejt është shkruar se dyshja po gjen mbështetje në marrëdhënien me njëri-tjetrin. Në fakt, që të dy kanë qenë pjesëmarrës në festivalin "Kënga Magjike”,

ku si në çdo event tjetër artistik, është normale që këngëtarët të shihen pranë, të bisedojnë e pse jo edhe të përqafohen. E indinjuar nga titulli i shkrimit "Seldi kapet mat me Adelina Tahirin”, këngëtarja 19-vjeçare ka reaguar duke thënë: "Kjo s’është aspak e vërtetë! Ka qenë thjesht një pë... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 317 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-02 | Komento(0)

www.besniku.tk Dafina vs. Elvana, lufta e heshtur e dy Divaveh!!Të jesh 1-shi në muzikën mbarëshqiptare, jo vetëm që nuk është e lehtë, por nënkupton përpjekje të vazhdueshme, kurim të imazhit, veshje skenike, investim të pamasë në para, pasi rivaliteti nuk toleron kurrë.

Dy këngëtaret më "inn” të kohëve të fundit në skenën muzikore shqiptare, Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri, duket se janë prekur pikërisht nga ethet e kësaj "lufte” të heshtur që po zhvillohet mes tyre. Të dyja janë më të preferuarat e rrjedhimisht më të paguarat në koncertet në mbarë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, diasporën etj.

Për më tepër, secila prej tyre po e mban në "tiro” gjininë e muzikës që lëvrojnë, pasi klipet e tyre këtë vit nuk kanë fund. Mesa duket, dy këngëtaret e njohura s’kanë kohë as të marrin frymë, le pastaj për pushime... Reklamë ka bërë Dafina Zeqiri më parë, një reklamë banke në Kos... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 201 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-27 | Komento(0)

www.besniku.tk Duffy: Nuk jam femër për një natë!!Më në fund ylli i muzikës R’N’B, Dafina Zeqiri, ka pranuar publikisht se lidhja e saj me Krenar Cocajn ka marrë fund. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja seksi, nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social Twitter:

"Sa i përket statusit tim, tashmë jam single dhe në relationship (lidhje) vetëm me muzikën”, ka shkruar Duffy. Me djaloshin kosovar që thërritej shkurt me emrin Keni, Dafina ishte përfshirë prej kohësh në një lidhje që dukej serioze, aq më tepër që ishin përfshirë në njohje edhe familjarë të tjerë.

Të paktën, atë që thuhej lart e poshtë prej kohësh, 22-vjeçarja mori guximin ta pranojë me gojën e saj. E pyetur nga mediat kosovare nëse do ishte e gatshme të flinte me dikë vetëm për një natë, Duffy është shprehur "jo”, duke na treguar se është femër që pranon të shkojë për një flirt me meshkujt.Kjo vlen edhe për kohën kur a... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 219 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-25 | Komento(0)

www.besniku.tk Gymyshi foli shqip për 30 mijë euro!!Padyshim që mysafirja speciale e festivalit "Kënga Magjike 2011” ishte aktorja e famshme e serialeve turke Gymysh, që do të mbetet surpriza më e bukur e këtij festivali.

Bukuroshja e kinematografisë turke që i ka bërë të gjithë shqiptarët të dashurohen me të, dëshmoi gjatë ditës së dielë, elegancë dhe ëmbëlsi në çdo fjali që tha.

Ndonëse të pakta, frazat e dala nga goja e saj, ishin të ëmbla dhe plot lezet! Vetë Ardit Gjebrea tha se ishte shumë komode dhe kënaqësi e veçantë të punoje me të.Flitet se për të ardhur në Shqipëri Gymyshi ka marrë një tarifë të lartë, diçka më shumë se 30 mijë euro, apo e përkthyer në dollarë diku tek 45 mijë të tillë. Per ardhjen e te "dashurit" te Gumushit , pra Mehmetit ishte folur se do te vijne bashke, por ardhja e tij ishte me e kushtueshme se e Gumushit. Per te ardhur Mehmeti duhej te paguanin 150... Lexo më shumë »

Kategoria: VIP | Shikuar: 336 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-21 | Komento(0)

Moti

Reklamo këtu:

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video e zgjedhur

Na ndiq në Facebook!

Kalendari
«  Shkurt 2012  »
SuMoTuWeThFrSa
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
26272829

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1484]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [321]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [81]
Lifestyle
Jashtzakonshme [127]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [34]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free