
I gëzuar tej mase me fitoren e Botërorit, Kapiteni i Spanjës, Iker Casillas, nuk ka mundur të përmbahet.Së pari ka qarë në fushë, në çastin kur Andres Iniesta shënoi golin e fitores, ndërsa pas ndeshjes ka puthur "live" të dashurën e tij, duke u bërë kështu personazhi kryesor i kamerave.
Në një emision të drejtpërdrejtë, të një televizioni spanjoll, ai ka puthur gazetaren Sara Carbenero, e cila po e intervistonte atë, pas ndeshjes finale të Botërorit 2010.
Por, nuk është edhe aq e jashtëzakonshme. Carbonero është e dashura e Casillas."Jam shumë i lumtur. Falenderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur, familjen time, vëllain tim...”, tha Casillas dhe nuk arriti të përmbahej nga lotët dhe nga dëshira për ta puthur të dashurën e tij. Sara Carbonero ishte prezent në fushë në të gjitha ndeshjet e Spanjës.
Ditë më parë, Casillas është
... Lexo më shumë »