
Fakti se këngëtarët ose grupet e orkestrave për 5 orë këndim në një dasmë përfitojnë më shumë se një rrogë të një kryetari të shtetit, është më se evidente, dhe këtë e di gjithkush që bën një dasmë. Më të kërkuar në mesin e këngëtarëve janë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia. Pra, çmimi i tyre sillet prej 2 000 deri në 6 000 euro, transmeton shqipmedia.
Një dasmë shqiptare përveç gëzimit familjar, paraqet kulmin e fitimit për këngëtarët e estradës shqipe, pastaj për pronarët e restoranteve, por edhe për ata që kanë një sallon për rregullim flokësh. Këtij fitimi i bashkëngjiten edhe pronarët e artarive në vend, ku personi që bën një dasmë dhe për gjithë këto salltanate, duhet të ketë minimum 10 mijë euro. Ana tjetër e medaljes është se dikush nga dasmorët s’bën dasmë pa një, dy ose tre këngëtarë, ku mesatarja e pagesës për një mbrëmje sillet rreth 3 000 euro.
Fakti
... Lexo më shumë »