Sot janë në dy kahe të kundërt, ndërsa vetëm një vit më parë ecnin mbi
të njëjtën rrugë. Rebeli Big Basta nuk do njeri mbi kokë. Fillimisht
këtë e demonstroi kur menaxhohej nga Dr. Flori e Produkt 28 (Studio
Style), apo Ervin Gonxhaj (Immortal Records) e së fundmi nga Flori
Mumajesi (NRG Records).
Alibija e prishjes së marrëdhënieve me
menaxherët ishte pikërisht mosnxjerrja e albumit në kohë prej tyre. Këtë
e ka pohuar vetë reperi, sidomos pas ndarjes së fundit dhe të përfolur
prej tij me Flori Mumajesin, me të cilin kishte disa bashkëpunime.
Por këtë herë indinjata e Gerald Xharit të njohur nga të gjithë me emrin
muzikor Big Basta i kishte kaluar caqet. Aq sa ai vetë doli në disa të
përjavshme për të komentuar ndarjen e tij me Florin e për të thënë
gjithë zhgënjimet e tij, ku sigurisht çështja e albumit ishte argumenti
kryesor. Edhe sot e kësaj dite m... Lexo më shumë »
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata pritet të shfaqet sërish!!
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata pritet të shfaqet sërish, këtë herë
jo me një, por me dy videoklipe të reja dhe që të dyja do të jenë
bashkëpunime me emrat më të njohur të muzikës.
Sigurisht, këngët e reja
do të jenë pjesë e albumit të ri, i cili pritet të dalë në treg gati 3
vjet pas publikimit të të parit. Dy këngët që pritet edhe të lançojnë
albumin, do të jenë bashkëpunime: i pari me Florin dhe i dyti me Getin,
të shoqëruara me vidoeklipe, të cilat janë realizuar nga "Entermedia”.
Edhe pse nuk jepen data fikse se kur pritet të hidhet në treg albumi i
ri i këngëtares Elvana Gjata, pa dyshim që ai do të jetë një sukses, e
të mendosh që vetëm këtë verë sapo ka lançuar 2 këngë dhe klipe të reja.Kenget si gjithmone pritet te jene hite dhe videoklipet te cilat do te publikohen se shpejti do ... Lexo më shumë »
Reperi i njohur tregon për Panorama Plus se si u njoh me
agjenten e "BB3”, modelen simpatike 21-vjeçare dhe pse nuk funksionoi
lidhja
Një çift i përfolur të dashuruarish që i bëri kuriozë të gjithë se çfarë
i kishte lidhur me njëri-tjetrin, modelen 21- vjeçare Enxhi Kamenica
dhe reperin 24-vjeçar, Noizy. Si ishin njohur dy personazhet tashmë
publikë dhe çfarë lidhjeje kanë krijuar me njëri-tjetrin.
Noizy, me një
karrierë si boksier "streefight” në Angli tashmë me shumë këngë në treg
tregon në këtë intervistë të vërtetën e njohjes me Enxhin, agjenten e
"Big Brother 3”. Noizy është shkruar për një histori dashurie mes teje dhe Enxhit të BB3. Po jetoni vërtet një lidhje pasionante? Në fakt nuk bëhet fjalë për një lidhje. E vërteta me Enxhin ishte
thjesht një "One night stand”, dhe asgjë më shumë. Që nga a... Lexo më shumë »
Pak ditë më parë, në një nga komplekset me pishina të kryeqytetit
paparaci ynë fotografoi këngëtaren e njohur Rezarta Shkurta dhe
kantautorin Pirro Çako.
Duket që biseda mes të dyve po shkonte shumë
mirë madje nganjëherë Rezi nuk ngurronte edhe ta përqafonte Pirron.
Dihet që Rezarta ka një lidhje tashmë të stabilizuar me Ermalin me të
cilin edhe është martuar zyrtarisht, ndërsa Pirro është i divorcuar nga
Inva Mula, ish-bashkëshortja e Tij. Kështu që nuk mund të mendohet për
ndonjë takim romantik.
Por sipas informacioneve tona mësuam se takimi
mes Rezit dhe Pirros bëhet për motive pune, pasi Pirro po kompozon
këngën e Rezartës me të cilën këngëtarja do të paraqitet tek "Kënga
Magjike këtë vit. Shpresojmë që bashkëpunimi mes tyre të jetë i
suksesshëm. Por edhe dyshimet se nuk ka ndonje gje ndermjet tyre smund te na heq ashkush! Fotoja flet ... Lexo më shumë »
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!