Njëri nga figurat më të mëdha që ka dhënë sporti shqiptar në arenën
ndërkombëtare, boksieri Luan Krasniqi sot ka shpallur largimin e tij nga
boksi profesionist.
"Të dashur miq, viti 2011 po përfundon dhe mua më ofron mundësinë, që të gjithëve t`ju falënderoj përzemërsisht. Unë, nga sporti i boksit profesionist do të tërhiqem dhe të gjithë juve u
jam mirënjohës për mbështetjen tejet të madhe të cilën e kam patur nga
tifozët e mi, gjatë gjithë kohës së angazhimit tim si boksier.
Në rrugëtimin tim sportiv, ju më keni dhënë kuraje dhe se simpatinë tuaj
e ndiej edhe sot, përmes letrave të shumta, të cilat më arrijnë çdo
ditë. Ndaj, për këtë sport të dashur për ne, do të punoj në vazhdimësi.
Përvojën time do ta vë në shërbim të këshillimit dhe mbështetjes së
talenteve të rinj. Natyrisht që si ekspert i këtij sporti, po ashtu,
përmes ekraneve ... Lexo më shumë »