Shpesh, në perceptimin tonë, një personazh VIP është imazhi i një njeriu
perfekt, i cili ka lindur për të qenë i adhuruar nga njerëzit. Prandaj
dhe jeta e tyre, përtej karrierës, është një kuriozitet më vete.
Ne
presim të mësojmë dimensionin përrallor të jetës së dikujt që ka fansa
pa fund, presim të njohim botën shpirtërore të një artisti, e cila sipas
logjikës së njeriut të zakonshëm, duhet të jetë shumë interesante, por
mbase kur mësojmë disa të vërteta të hidhura, zhgënjehemi pak.
Ashtu u ndjemë edhe ne teksa modelja nga Kosova, Edita, një 22-vjeçare
shumë simpatike, kërkoi të ndante me ne dhe lexuesin tonë disa dëshmi
dramatike mbi një copëz jete të saj, e cila lidhet me një personazh
shumë të njohur të botës së hip-hopit në Shqipëri. E kemi fjalën për
Noizy-n, këngëtarin që për zhanrin që ai lëvron, është bërë shumë i
p... Lexo më shumë »
Një prej çifteve të famshme të estradës shqiptare ëshë ndarë. Adrian
Gaxha, këngëtari nga Shkupi dhe prezantuesja shqiptare Luana Vjollca e
TCH nuk janë më bashkë. Lajmin e ka konfirmuar për Panoramën vetë
Adriani.
"Unë jam ndarë qëkur nga Luana, por tash po tregoj
për këtë gjë, se ndihem jo mirë kur më pyesin. Po thjesht s’jemi për
njëritjetrin. Më mirë të jem i sinqertë e të tregoj sesa të aktroj kur
të më pyesin nëpër intervista”, ka thënë Adriani.
Edhe Luana e ka
konfirmuar dhe ka kërkuar që të mos shkruhet më për këtë. Këngëtari Adrian Gaxha i cili ishte në lidhje dashurie me ish balerinën e "Fiks
Fare”, Luana Vjollca, ishin fejuar në fshehtësi të plotë shkruajnë mediat
shqiptare. Ata janë fejuar në qytetin e Sarandës në një ceremoni shumë të
thjeshtë ku të pranishëm ishin vetëm familjarët. Lidhja mes këtyre të dyve dato... Lexo më shumë »
Ka qëndruar rreth 40 ditë në Itali, në xhirimet e filmit "Floorless” dhe
kaq ka mjaftuar që në mendjen e saj të ridimensionojë pasionet, sepse
kinematografia është nga ato dashuri që kur të kap, nuk të lëshon më.
Çiljeta Xhilaga, këngëtarja e njohur, tashmë ka një plan të ri, të
merret seriozisht me filmin. Fundja në Itali ajo ka marrë shumë
komplimente nga disa personazhe ekspertë, të cilët nuk e kanë idenë se
çfarë ka bërë deri tani Çili, çfarë popullariteti ka ajo në vendin a
saj.
Kështu që kanë pasur mundësi të japin një gjykim të ftohtë mbi të,
bazuar thjesht nga aftësitë aktoriale që ajo tregoi në atë film si një
nga personazhet kryesore. - A kishte skena erotike filmi?- Në fakt, në skenar ishte parashikuar një skenë erotike me babain e
fëmijës sim, por unë insistova që të mos e luaj,... Lexo më shumë »
Dafina
Zeqiri dhe Krenar Çoçaj janë ndarë përfundimisht. Një nga çiftet më të
përfolura në faqet e shtypit rozë së fundi, jo vetëm në Kosovë por edhe
në Tiranë, i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre të gjatë.
Direkt pas shpërndarjes së lajmit disa gazetave me e-mail nga një
mikeshë e këngëtares, është kontaktuar nga gazetarët kosovarë Krenar
Çoçaj, i cili nuk ka pranuar të flasë për mediat, duke thënë se është i
zënë dhe për momentin nuk mund të flasë.
Ndryshe ka ndodhur me
këngëtaren, e cila për herë të parë e pranon vetë ndarjen, pasi ka
deklaruar këtë lajm nga jeta e saj private në profilin në Twitter
fillimisht, dhe më pas në një intervistë ekskluzive dhënë para pak
ditësh për emisionin e njohur që shfaqet në "Klan Kosova”, "Prive”.
... Lexo më shumë »
Këngëtari i njohur rep, Noizy është qëlluar me bidona në skenë duke
detyruar policinë që ta fusë në makinë e ta largojë nga turma, një pjesë
e të cilës nuk e donte. Kështu, Noizy u bë edhe një herë protagonist i
radhës i incidenteve të vazhdueshme ku përfshihet, sidomos në konfliktet
që ka me "Stresin”.
Repisti ka qenë mbrëmë duke kënduar në
koncertin e organizuar nga Bashkia e Tiranës në sheshin "Nënë Tereza” me
rastin e festës së Pavarësisë, kur është qëlluar me bidona uji në
skenë.
Më herët siç shihni edhe foton, ai pozoi bashkë me kryebashkiakun
e Tiranës Lulzim Basha e më tej siç dalloni foton tjetër, nisi të
interpretojë. Noizy është përpjekur t’u shmanget duke improvizuar
lëvizje kërcimi dhe nuk është prekur nga bidonat që hidheshin nga
turma, pjesë e të cilës dallohet në f... Lexo më shumë »
Pas një viti pauzë rishfaqet me klip të titulluar «Je in», një ironi
ndaj meshkujve që u pëlqen të luajnë interesantin kur ndihen të mikluar
nga femrat. Anjeza Branka thotë se nuk hyn te femrat që bien pre e
meshkujve të tillë, përkundrazi.
Por në muzikë i duhet të sjellë
fenomenin e momentit. Tregon për jetën me djalin 4 vjeç e gjysmë dhe
bashkëjetesën e saj me të dashurin, dhe pse është kundër martesës.Një klip i ri ku shfaqesh ajo femra rebele që rrezikon të bëjë aventura me motor. Pse kaq e egër?
Në
atë klip unë jam vetvetja, që do të thosha jo e egër, por më saktë e
sigurt. Motorin ma ka mësuar im atë që e vogël dhe thashë pse të mos
bëja një klip të tillë. Unë kur bëj një klip, nuk shoh shumë të imitoj
Beyonce, Lady Gaga apo Rihanna, por preferoj të shfaqem me ... Lexo më shumë »
Ai ka një karrierë në kulmin e vet, të cilën e ndan me të gjithë
njerëzit, por ka edhe një histori dashurie po aq të realizuar e të
zjarrtë, të cilën nuk preferon t’ia tregojë askujt, ose më saktë vetëm
miqve të tij më të ngushtë.
Kantautori i njohur, Pirro Çako, ka mbi tre
vjet që është i dashuruar me Sesilan, që miqtë e quajnë Sisi, e mbase
koha e gjatë që kanë bashkë, ka thyer të gjitha parashikimet e mundshme
të djalit që mbas një martese të përfunduar në divorc me Inva Mulën,
zor
se mund të besoje të kishte predispozitën e duhur për t’ia nisur një
lidhjeje impenjative si kjo me Sisin, ose të paktën jo menjëherë. Historia
me Anjushkën, së cilës i bëri edhe një këngë, zgjati shumë më pak se
suksesi i vetë këngës, aq sa na krijoi idenë se tashmë, për një farë
kohe, në jetën e kantatutorit... Lexo më shumë »
Mbasi bëri një bum të vërtetë mediatik deklarata e ish të dashurës së
Seldit, Domit, se ajo po ndahej prej tij sepse ai kishte një lidhje
homoseksuale me këngëtarin Sinan Hoxha,
tani Seldi po përflitet gjithnjë e më shumë për lidhje me femrat.
Së
fundi kemi mësuar se Seldi ka filluar një lidhje të re dashurie, dhe
ajo është vajza e një gazetari shumë të njohur nga Kosova, por që jeton
në Suedi. Quhet Dafina, dhe thuhet se dy të rinjtë mund të jenë fejuar.
Ja çfarë na rrëfen një njeri shumë i afërt i Dafinës, e cila jeton në
Pejë:
"Dafina Zeka, një femër nga Peja, por që jeton në Stockholm të
Suedisë është vajza e gazetarit Milaim Zeka. Ajo është në
marrëdhënie me Seldin prej disa kohës... Lexo më shumë »
Dafina Zeqiri do të dëmshpërblehet me një shumë të hollash nga një
kompani me bazë në internet, e cila kishte shfrytëzuar krijimet e saj pa
leje. Kompanisë e cila publikon video në internet,
"Dailymotion”,
emetimi i paautorizuar i dy videoklipeve të këngëtares i ka kushtuar 45
mijë euro. Gjykata e Landit në Hamburg të Gjermanisë, ka vendosur në
favor të saj, duke dëmshpërblyer këngëtaren, pasi ajo e kishte paditur
kompaninë në fjalë për shkelje të të drejtave autoriale.
Bëhet
fjalë për klipet "My Swag-the making off” dhe ‘My Swag” të cilat ishin
publikuar nga kompania pa lejen e këngëtares. E gjithë kjo ishte me
iniciativën e ish-menaxherit të Dafina Zeqirit, Drin Zatriqit, tashmë
menaxher i ‘labelit’ BabaStar. Drin Zatriqi ka thënë se kjo është hera e
parë që ngrihet padi kudër "DailyMotion” duke mbrojtur një vepër
shqiptare.... Lexo më shumë »
Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve i tërheq veshin Arian Çanit,
autorit e moderatorit të emisionit Zonë e Lirë. Sipas një shkrese që
mban datën 2 dhjetor 2011 KKRT njofton se pas ankesës së disa
qytetarëve,
në vizionimin e emisionit të datës 25 nëntor 2011 janë
cenuar rëndë të drejtat e normat morale dhe etike të komunikimit
televiziv. Pikërisht këtë ditë, Arian Çani kishte ftuar në emisionin e
tij Zonë e Lirë, Katjushan 23 vjeçare nga Ukraina, e cila punon si DJ
Topless.
Pas një interviste ku bukuroshja rrëfeu se ishte bija e një
gjenerali ushtrie dhe arsyet pse dashuronte këtë profesion, performanca e
saj topless duket se ka sjellë edhe reagimin e KKRT-së. Sipas institucionit, përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha,
gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij
emisioni c... Lexo më shumë »
Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, këto ditë ka hedhur në
qarkullim disa foto të reja, të cilat mbajnë nënshkrimin e fotografit të
njohur, Fadil Berisha.
Pas një numri të madh këngëtaresh që kanë pozuar për Berishën, edhe Nora
ka zgjedhur Fadilin për të pozuar gjatë ditëve kur këngëtarja ka qenë
për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi mësuar me pamjen
seksi të Norës,
por këtë radhë vjen me një pamje me shumë ‘glamour’,
ndërsa nuk ka ngurruar të reklamojë edhe tatto-n të cilën e ka realizuar
në krahun e majtë, një pistoletë të vogël për të cilën e akuzuan se
është duke kopjuar këngëtaren e njohur Rihanna. Nora nuk e shihte të arsyeshme të jepte ndonjë sqarim mbi këtë çështje,
por vazhdoi me axhendën e saj, ku njëri prej impenjimeve ishte dhe
udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara për disa ditë pushime me të
fejuarin e saj... Lexo më shumë »
Lidhje, ndarje, intriga, thashetheme, ky ka qenë bilanci sentimental i
këtij viti për këngëtaren nga Shkupi, Adelina Tahiri. Në fillim me Lorik
Canën, mandej me Adrijan Gaxhën dhe sikur të mos mjaftonte me kaq,
mediat rozë kanë aluduar për një romancë të re mes saj dhe Seldi
Qalliut.
Të fotografuar në paskuintat e "Këngës Magjike” duke u
përqafuar siç mund të ndodhë mes dy miqve kolegë, shpejt është shkruar
se dyshja po gjen mbështetje në marrëdhënien me njëri-tjetrin. Në fakt,
që të dy kanë qenë pjesëmarrës në festivalin "Kënga Magjike”,
ku si në
çdo event tjetër artistik, është normale që këngëtarët të shihen pranë,
të bisedojnë e pse jo edhe të përqafohen. E indinjuar nga titulli
i shkrimit "Seldi kapet mat me Adelina Tahirin”, këngëtarja 19-vjeçare
ka reaguar duke thënë: "Kjo s’është aspak e vërtetë! Ka qenë thjesht një
pë... Lexo më shumë »
Të jesh 1-shi në muzikën mbarëshqiptare, jo vetëm që nuk është e lehtë,
por nënkupton përpjekje të vazhdueshme, kurim të imazhit, veshje
skenike, investim të pamasë në para, pasi rivaliteti nuk toleron kurrë.
Dy këngëtaret më "inn” të kohëve të fundit në skenën muzikore shqiptare, Elvana Gjata
dhe Dafina Zeqiri, duket se janë prekur pikërisht nga ethet e kësaj
"lufte” të heshtur që po zhvillohet mes tyre. Të dyja janë më të
preferuarat e rrjedhimisht më të paguarat në koncertet në mbarë
Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, diasporën etj.
Për më tepër, secila
prej tyre po e mban në "tiro” gjininë e muzikës që lëvrojnë, pasi klipet
e tyre këtë vit nuk kanë fund. Mesa duket, dy këngëtaret e njohura
s’kanë kohë as të marrin frymë, le pastaj për pushime... Reklamë ka bërë Dafina Zeqiri më parë, një reklamë banke në Kos... Lexo më shumë »
Më në fund ylli i muzikës R’N’B, Dafina Zeqiri, ka pranuar publikisht se
lidhja e saj me Krenar Cocajn ka marrë fund. Lajmi është bërë i ditur
nga vetë këngëtarja seksi, nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social
Twitter:
"Sa i përket statusit tim, tashmë jam single dhe në
relationship (lidhje) vetëm me muzikën”, ka shkruar Duffy. Me djaloshin kosovar që thërritej shkurt me emrin Keni, Dafina ishte
përfshirë prej kohësh në një lidhje që dukej serioze, aq më tepër që
ishin përfshirë në njohje edhe familjarë të tjerë.
Të paktën, atë që
thuhej lart e poshtë prej kohësh, 22-vjeçarja mori guximin ta pranojë me
gojën e saj. E pyetur nga mediat kosovare nëse do ishte e gatshme të flinte me dikë
vetëm për një natë, Duffy është shprehur "jo”, duke na treguar se është
femër që pranon të shkojë për një flirt me meshkujt.Kjo vlen edhe për
kohën kur a... Lexo më shumë »
Padyshim që mysafirja speciale e festivalit "Kënga Magjike 2011”
ishte aktorja e famshme e serialeve turke Gymysh, që do të mbetet
surpriza më e bukur e këtij festivali.
Bukuroshja e
kinematografisë turke që i ka bërë të gjithë shqiptarët të dashurohen me
të, dëshmoi gjatë ditës së dielë, elegancë dhe ëmbëlsi në çdo fjali që
tha.
Ndonëse të pakta, frazat e dala nga goja e saj, ishin të
ëmbla dhe plot lezet! Vetë Ardit Gjebrea tha se ishte shumë komode dhe
kënaqësi e veçantë të punoje me të.Flitet se për të ardhur në
Shqipëri Gymyshi ka marrë një tarifë të lartë, diçka më shumë se 30 mijë
euro, apo e përkthyer në dollarë diku tek 45 mijë të tillë. Per ardhjen e te "dashurit" te Gumushit , pra Mehmetit ishte folur se do te vijne bashke, por ardhja e tij ishte me e kushtueshme se e Gumushit. Per te ardhur Mehmeti duhej te paguanin 150... Lexo më shumë »
Këngamë e re e Leonora Jakupit, kënduar në javën e fundit të
spektaklit "E Diela Shqiptare”, në përmbyllje të prezantimit të festivalit
"Kënga Magjike”, dyshohet të jetë e vjedhur.
Vija melodike e baladës me titullin
"Këngë e pa kënduar”, mësohet se është kënduar më parë nga një këngëtare serbe.
Për më tepër, serbja Jelena Tomaseviç e ka kënduar këngën "Oro” në një event
shumë të rëndësishëm muzikor, sikurse është Festivali Evropian i vitit 2008.
E
pyetur nga disa media, këngëtarja simpatike kosovare nuk ka dashur të
prononcohet, ndërkohë që këtë edicion, festivali "Kënga Magjike” është "akuzuar”
për disa këngë të vjedhura, sikurse ka qenë edhe aludimi për "Botën do
ndryshoja” të Besa Kokëdhimës, që shumë e kanë krahasuar për ngjashmërinë e
madhe me këngën "Fun... Lexo më shumë »
Sfilon në Amerikë, por shpesh ndodhet edhe në Europë. Agjenci të
ndryshme të modës interesohen për supermodelen e njohur, Marigona
Dragusha.
Madje, për nevoja të një agjencie franceze apo nga vetë
dëshira e saj, kosovarja e njohur ka ndryshuar edhe emrin duke e kthyer
shkurt Gona Dragusha. Për këtë agjenci, ajo ka sfiluar me koleksionin më
të ri të fustaneve, dhe pasi u futëm të hulumtojmë se çfarë ka punuar
më saktësisht Marigona, hasëm vështirësi për të gjetur emrin e saj.
Lista
e modeleve ishte shumë e madhe dhe ne direkt shkuam te lista e modeleve
që fillon me "M”, kurse aty nuk gjetëm asgjë. Menduam se mos është
ndonjë "trik” nga ana e Dragushës, sa për të qenë në qendër të
vëmendjes, por më pas na shkoi mendja dhe kërkuam te shkronja "G”, ku
gjetëm dhe profilin e saj. Po për çfarë arsyeje ka ndryshuar emrin
Marigona në këtë rast, nuk e k... Lexo më shumë »
Këngëtarja Mihrie Braha është në përgatitje të një klipi të ri. Ajo
thotë se nuk do të ndalet me kaq. Pos një kënge, Mihria është në
përgatitje edhe për një baladë që do ta prezantojë gjatë vitit të ri.
Është
njëra prej këngëtarëve më të njohura në Kosovë. Ka më shumë se tri
dekada në skenë dhe thotë se edhe tani nuk do të ndalet. Pos klipit të
ri që do ta prezantojë së shpejti Mihria thotë se është në përgatitje
edhe të dy këngëve të tjera.
Express: Keni paraqitur një demo të klipit "Veç ty te dua". Kur do ta bëni premierën e këtij klipi?Mihrija:
Një lloj promocioni është bërë si të themi përmes lansimit që i është
bërë klipit nëpër mediat tona, por pas një periudhe do të bëjë një
promocion me një rreth të ngushtë shoqërorë, sepse për shkak të
impenjimeve të mëdha nuk kemi arritur të bëjmë diç më ... Lexo më shumë »
Ajo është bërë e njohur në reality show "Big Brother” si një vajzë që
vinte nga emigracioni, por shumë natyrë e lirshme dhe pa paragjykime.
Nuk ngurroi t’i shprehë e para dashurinë Marjelit duke krijuar një
lidhje me të, por menjëherë pas daljes nga shtëpia, lidhja e tyre mori
fund si e papëlqyer nga prindërit e Marjelit. Më pas, Mirjeta preferoi
që verën ta kalonte kryesisht në Shkodër, ku aty krijoi një lidhje
dashurie me një djalë shkodran.
Sapo erdhi vjeshta, Mirjeta u rikthye në
Londër, duke vijuar jetën e saj. Ajo lidhet me të gjithë miqtë e rinj
që njohu gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, kryesisht nëpërmjet
Facebook, ku ndan me ta momente interesante nga jeta e saj londineze.
Një nga fotot më provokative që ajo ka postuar këto ditë, është kjo që
po publikojmë edhe ne. Mirjeta duket që është diku në një lokal nate
duke u zbavitur d... Lexo më shumë »
"Ushqehem siç mendoj se është më mirë, preferoj shumë gjëra të
shëndetshme për trupin tim, bëj palestër dhe mundohem të mbaj trupin në
formë”, kështu ka thënë në një intervistë dhënë në televizionin Alsat-M,
këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila ishte atje për të promovuar
këngën dhe klipin e saj më të ri, të titulluar "Kanagjegji”.
Rovena gjithashtu ka treguar se për momentin me motrat e saja jeton në
Prishtinë, ku kanë marrë me qira një apartament atje dhe po punojnë në
fushën e muzikës, Rovena dhe Irva si këngëtare, kurse Elisa luan rolin e
menaxheres së motrave. E pyetur se nëse e motra e saj Irva e ka më të
lehtë realizimin e karrierës muzikore në krahasim me kohën kur ajo ka
filluar, Rovena ka thënë se tani Irva e ka shumë më të lehtë për shkak
se ajo dhe Elisa kanë krijuar rrugën në muzikë dhe së bashku me miqtë e
tyre do e ndihmojnë Irvë... Lexo më shumë »
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!