VIP - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E merkur, 2012-02-08, 10:22 AM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menyja Kryesore:

Tv LIVE:

Chati:
200

Posto Lajmin ne:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 5
Vizitor: 5
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.236

Faqja kryesore » VIP
« 1 2 3 4 5 ... 74 75 »
www.besniku.tk Kënga  më e re e Leonora Jakupit, kënduar në javën e fundit të spektaklit "E Diela Shqiptare”, në përmbyllje të prezantimit të festivalit "Kënga Magjike”, dyshohet të jetë e vjedhur.

Vija melodike e baladës me titullin "Këngë e pa kënduar”, mësohet se është kënduar më parë nga një këngëtare serbe. Për më tepër, serbja Jelena Tomaseviç e ka kënduar këngën "Oro” në një event shumë të rëndësishëm muzikor, sikurse është Festivali Evropian i vitit 2008.

E pyetur nga disa media, këngëtarja simpatike kosovare nuk ka dashur të prononcohet, ndërkohë që këtë edicion, festivali "Kënga Magjike” është "akuzuar” për disa këngë të vjedhura, sikurse ka qenë edhe aludimi për "Botën do ndryshoja” të Besa Kokëdhimës, që shumë e kanë krahasuar për ngjashmërinë e madhe me këngën "Fun... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 297 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-20 | Komento(4)

www.besniku.tk Marigona quhet Gona!Sfilon në Amerikë, por shpesh ndodhet edhe në Europë. Agjenci të ndryshme të modës interesohen për supermodelen e njohur, Marigona Dragusha.

Madje, për nevoja të një agjencie franceze apo nga vetë dëshira e saj, kosovarja e njohur ka ndryshuar edhe emrin duke e kthyer shkurt Gona Dragusha. Për këtë agjenci, ajo ka sfiluar me koleksionin më të ri të fustaneve, dhe pasi u futëm të hulumtojmë se çfarë ka punuar më saktësisht Marigona, hasëm vështirësi për të gjetur emrin e saj.

Lista e modeleve ishte shumë e madhe dhe ne direkt shkuam te lista e modeleve që fillon me "M”, kurse aty nuk gjetëm asgjë. Menduam se mos është ndonjë "trik” nga ana e Dragushës, sa për të qenë në qendër të vëmendjes, por më pas na shkoi mendja dhe kërkuam te shkronja "G”, ku gjetëm dhe profilin e saj. Po për çfarë arsyeje ka ndryshuar emrin Marigona në këtë rast, nuk e k... Lexo më shumë »

Kategoria: VIP | Shikuar: 93 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-20 | Komento(0)

www.besniku.tk Mihria nuk ndalet!Këngëtarja Mihrie Braha është në përgatitje të një klipi të ri. Ajo thotë se nuk do të ndalet me kaq. Pos një kënge, Mihria është në përgatitje edhe për një baladë që do ta prezantojë gjatë vitit të ri.

Është njëra prej këngëtarëve më të njohura në Kosovë. Ka më shumë se tri dekada në skenë dhe thotë se edhe tani nuk do të ndalet. Pos klipit të ri që do ta prezantojë së shpejti Mihria thotë se është në përgatitje edhe të dy këngëve të tjera.

Express: Keni paraqitur një demo të klipit "Veç ty te dua". Kur do ta bëni premierën e këtij klipi?Mihrija: Një lloj promocioni është bërë si të themi përmes lansimit që i është bërë klipit nëpër mediat tona, por pas një periudhe do të bëjë një promocion me një rreth të ngushtë shoqërorë, sepse për shkak të impenjimeve të mëdha nuk kemi arritur të bëjmë diç më ... Lexo më shumë »

Kategoria: VIP | Shikuar: 157 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-14 | Komento(0)

www.besniku.tk Mirjeta joshet nga femrat!!Ajo është bërë e njohur në reality show "Big Brother” si një vajzë që vinte nga emigracioni, por shumë natyrë e lirshme dhe pa paragjykime.

Nuk ngurroi t’i shprehë e para dashurinë Marjelit duke krijuar një lidhje me të, por menjëherë pas daljes nga shtëpia, lidhja e tyre mori fund si e papëlqyer nga prindërit e Marjelit. Më pas, Mirjeta preferoi që verën ta kalonte kryesisht në Shkodër, ku aty krijoi një lidhje dashurie me një djalë shkodran.

Sapo erdhi vjeshta, Mirjeta u rikthye në Londër, duke vijuar jetën e saj. Ajo lidhet me të gjithë miqtë e rinj që njohu gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, kryesisht nëpërmjet Facebook, ku ndan me ta momente interesante nga jeta e saj londineze. Një nga fotot më provokative që ajo ka postuar këto ditë, është kjo që po publikojmë edhe ne. Mirjeta duket që është diku në një lokal nate duke u zbavitur d... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 204 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-14 | Komento(0)

www.besniku.tk Rovena do burrë që e komandon!"Ushqehem siç mendoj se është më mirë, preferoj shumë gjëra të shëndetshme për trupin tim, bëj palestër dhe mundohem të mbaj trupin në formë”, kështu ka thënë në një intervistë dhënë në televizionin Alsat-M, këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila ishte atje për të promovuar këngën dhe klipin e saj më të ri, të titulluar "Kanagjegji”.

Rovena gjithashtu ka treguar se për momentin me motrat e saja jeton në Prishtinë, ku kanë marrë me qira një apartament atje dhe po punojnë në fushën e muzikës, Rovena dhe Irva si këngëtare, kurse Elisa luan rolin e menaxheres së motrave. E pyetur se nëse e motra e saj Irva e ka më të lehtë realizimin e karrierës muzikore në krahasim me kohën kur ajo ka filluar, Rovena ka thënë se tani Irva e ka shumë më të lehtë për shkak se ajo dhe Elisa kanë krijuar rrugën në muzikë dhe së bashku me miqtë e tyre do e ndihmojnë Irvë... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 121 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-14 | Komento(0)

www.besniku.tk Cana në pishinë me Albana Osmanin!Albana Osmani na zbulon nëpërmjet profilit të saj në Facebook se Lorik Cana nuk do të intervistohet në të njëjtën pishinë ku ka hyrë edhe ish-e dashura e tij Adelina Tahiri.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në profilin e Albanës Lorik Cana do të jetë i ftuar në rubrikën e personazheve VIP që intervistohen në pishinë në programin "E diell”.

Lorik Cana do të jetë i veshur me një robdëshamber të kaltër dhe intervistën do ta japë jashtë pishinës. Në këtë pishinë Albana Osmani ka intervistuar Adelina Tahiri, Ingrid Gjoni, Arjan Konomi, Robert Aliaj etj.Ajo që pritet më shumë nga ky rrëfim i Lorik Canës është bota e tij e brendshme shpirtërore sesa ajo futbollistike dhe profesionale. Karriera e Canës është e shpërndarë mes Francës (PSG-ja dhe Marseille), Anglisë (Sunderland) dhe Turqisë bashkë me pagesën e lartë që merr tek Lazio (1,7... Lexo më shumë »

Kategoria: VIP | Shikuar: 172 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-13 | Komento(0)

www.besniku Zbulohen foto e vajzave të Presidentit Topi me dy të fejuarit, djem biznesmenësh!Edhe pse milionerë, vendosin të punojnë menaxherë baresh. Gjithmonë na kanë tërhequr historitë me mbretër e mbretëresha kur ishim të vegjël, ndërkohë që sot mund të mjaftohemi edhe me histori presidentësh e të familjarëve të tyre.

Në mungesë të historive si ato në Britani, dikur me Lady Dianën e sot me Kate Midleton, ne mund t’ju rrëfejmë histori të tjera jo kaq luksoze, por gjithsesi interesante. Ja p.sh, ne duam të mësojmë se si jetojnë vajzat e Presidentit Topi, ndërkohë që me kohë kemi treguar për lidhjet e tyre.

Ka qenë një koincidencë apo diçka e qëllimtë kjo nuk dihet, por e vërteta është se vajzat e Presidentit Topi janë të lidhura me djem që vijnë nga familje shumë të pasura. Por ama që të dyja janë lidhur me djemtë në fjalë, kur babai i tyre nuk... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 352 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-11 | Komento(0)

www.besniku.tk Jam bërë e suksesshme dhe e pasur në Turqi, por synoj Hollywood -in!! [Plus Video]Almeda Abazi, ish-missi që ka gjetur parajsën në Turqi-Është vendosur së bashku me të ëmën prej tri vitesh në Stamboll të Turqisë dhe atje po shijon suksesin e një personazhi shumë të famshëm në ekranet turke. Almeda Abazi,

fituese e disa kurorave të bukurisë, nuk e pa të udhës që në Shqipëri të realizojë ëndrrën e saj që të bëhet e famshme. "Përfundimisht vendosëm të shpërnguleshim në Turqi, ku mamaja ime Albana drejtonte një biznes turistik të sajin atje.

Ndërkohë, nga njohjet e mamit atje ishte përhapur lajmi që vajza e saj tashme ishte fituese e Miss Globit dhe menjëherë ofertat kishin filluar t’i vinin në tavolinë, por ajo që ne menduam ishte më kryesorja, fillimisht ishte gjetja e një menaxheri të aftë, gjë që ndodhi menjëherë dhe ndërkohë... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 361 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-06 | Komento(1)

www.besniku.tk Kompania suedeze huazon këngën 'Guximi' të Gentës për reklamën e tyre!"Guximi” i Genta Ismajlit po rrotullohet edhe nëpër televizionet suedeze, ama jo klipi i këngëtares, por një tjetër video që është realizuar nga një kompani e njohur suedeze për reklamimin e produkteve të tyre,

kurse si melodi e kanë marrë nga kënga e Gentës "Guximi”. "Tex mex tapas” Santa Maria është kompania që për nevoja të saj ka huazuar melodinë e këngës së Gentës. Këngëtarja e njohur kosovare ende nuk ka reaguar për këtë rast,

vetëm se në faqen e fansave të saj ka publikuar videon e reklamës së kompanisë suedeze dhe si koment ka lënë "Guximi?!”, që do të thotë se habitet për faktin se si e kanë huazuar melodinë pa lejen e saj, kompani në një shtet që të drejtat e autorit respektohen në maksimum. Ndoshta, nëse ushtron padi për mosrespektim të të drej... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 157 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-06 | Komento(0)

www.besniku.tk Stine e heq veten si single, por vazhdon lidhjen me AdelinenStine e heq veten si single, por vazhdon lidhjen me Adelinen!!Ishte një nga lidhjet që duket se e ndihmoi kantautorin Ernest Duka të kalonte situatën pas ndarjes së bujshme nga Roza, vajza e Rita Lajtjt. Ndaj, jo pa qëllim, ai vendosi direkt të realizonte një klip në duet me këngëtaren e re nga Kosova,

Adelina Berisha, si për të dhënë një lajm në publik se tashmë një dashuri e re kishte filluar. Kënga me titull "Dashuria fillon” ishte një krijim i vetë Stines, i cili plot dy vite më parë e pranoi dhe vetë në media që mes tij dhe Adelinës kishte nisur një histori dashurie.

Këngëtarja seksi Adelina Berisha, megjithëse nuk e ka deklaruar publikisht këtë lidhje me kantautorin nga Tirana, as nuk e ka mohuar se ajo është duke jetuar një lidhje me Stinen, emri i vërtetë i të cilit është Ernest Duka.Edhe ps... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 148 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-06 | Komento(0)

www.besniku.tk Almeda Abazi çmend turqit në 'Dancing with the stars' (VIDEO)Vajza e famshme në ekranet shqiptare, fituese e shumë kurorave të bukurisë, tashmë po çmend edhe publikun në Turqi. "Miss Tirana, Miss Shqipëria dhe Miss Globe 2008” tashmë sfidon veten në "Yok böyle dans” që ka formatin e "Dancing with the stars” këtu te ne.

Almeda tashmë është me shumë plane ambicioze, e shndërruar në një aktore mjaft të preferuar serialesh në Turqi dhe, gjykuar nga kërcimi i saj në dance latin "Cha, cha cha”, me siguri do të jetë një nga finalistet e këtij spektakli. Almeda jeton prej vitesh në Turqi, madje ka fituar edhe nënshtetësinë e këtij vendi, pasi Turqia lejon dyshtetësinë.

Ajo ka shijuar vlerësimin pozitiv të jurisë së spektaklit, në përbërje të së cilës ishte edhe supermodelja e Victoria Secret, e famshmja Adriana Lima, e cila për këtë spektakël do të paguhet jo më pak se ... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 384 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-02 | Komento(0)

www.besniku.tk Enxhi dhe Stresi rrihen në publik!!Çifti që u nda dhe u ribashkua, Enxhi Kamenica dhe reperi Arkimed Lushaj, Stresi, janë parë të rrihen e përleshen keq dy ditë më parë në ambientet e një lokali në një qendër komerciale.

Nuk dihet ende përse ka nisur sherri mes tyre, por dëshmitarët okularë kanë bërë me dije se edhe kur u është kërkuar nga kamerieri që të lënë ambientet e lokalit ku thyen disa gota, ata e kanë vijuar sherrin e tyre edhe jashtë kësaj qendre tregtare.

Binte në sy se në nerva e sipër, ish-agjentja e infiltruar e "BB3”, korçarja Enxhi Kamenica nuk i ka lënë asgjë mangët goditjeve të të dashurit të saj, me të cilin shpalli sërish pajtimin pak ditë më parë, në emisionin "Zonë e lirë” të Arian Çanit. Sesi do të vijojë historia, këtë pritet ta shohin në vijim. Ata ishin te dashur per nje kohe te gjate ku kishte edhe rivalitet ne mes te Noizy dhe Stresit.... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 174 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-01 | Komento(0)

www.besniku.tk Jeta e Inis Gjonit pas vrasjes së Arjan Selimit!!Po mbushet gati një muaj nga vrasja e Arjan Selimit, njërit prej personazheve më të mediatizuar, kjo edhe për faktin se ishte partneri i showgirl-it të njohur, Inis Gjoni. Kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu, pak muaj që shijonte lirinë e tij, pak muaj që rrinte fizikisht më Inis Gjonin.

Ndërkohë që virtualisht kishin ndenjur për vite me radhë, pak muaj që kishin ngjizur fëmijën e tyre dhe ëndrra iu pre në mes, pas një krimi makabër që i mori jetën poshtë pallatit, ku jetonte dhe që sot, pas një muaji, mbetet ende pa autor.

Por, si po vazhdon jeta e Inis Gjonit pas humbjes së partnerit të saj? Ajo është rreth muajit të shtatë të shtatzënisë, kohë kur edhe në kushte fare normale, një grua ka nevojë të ndihmohet nga të tjerë, por kësaj i shtohet edhe dhimbja e madhe për humbjen e njeriut të dashur dhe babait... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 255 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-10-31 | Komento(0)

www.besniku.tk James Blunt, klip këngës për luftën në Kosovë (Video)Këngëtari James Blunt ka publikuar sot klipin e këngës së tij "No Bravery”, këngë të cilën ia ka dedikuar luftës në Kosovë. Me një tekst mjaft rrëqethës, ai ka paraqitur në klip filmime që i ka xhiruar vetë gjatë kohës së shërbimit të tij ushtarak në Kosovë.

Klipi fillon me prezantimin e Bluntit si një kapiten dhe të kësaj kënge si ditari i tij gjatë shërbimit në Mesdhe.

Si një djalë nga një familje ushtarake, ai ishte 28 vjeç kur i hyri karrierës së ushtrisë, menjëherë pasi u diplomua në universitetin e Bristolit. Ai iu bashkëngjit forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjatë luftës së vitit 1999, si kapiteni i 30 mijë trupave ushtarake që patrullonin në Prishtinë.Duke pasur pasion për muzikën, e kuptoi se asgjë që po i ofronte jeta përreth nuk ishte ajo çfarë kishte dëshiruar.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë,... Lexo më shumë »

Kategoria: VIP | Shikuar: 266 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-10-31 | Komento(0)

www.besniku.tk Isi Topçiu: Në 'Miss Bota' do t’i përfaqësoj gjithë shqiptarët!Është përfaqësuesja e vetme shqiptare që do marrë pjesë në "Miss World 2011”, që do të mbahet më 6 nëntor në Londër. Meqë Kosova ende nuk e ka të drejtën për dërgimin e bukurosheve në këtë spektakël, 18-vjeçarja shtatlartë nga Tirana, e cila prej fëmijërie jeton në Itali, thotë se do të bëjë të pamundurën që t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët në këtë konkurs.

Isi, cili ishte arsyeja që ju vizituat Kosovën?
Ishte hera e parë që shkoja atje, jam e lindur në Tiranë dhe prej 17 vitesh jetoj në Itali. Nëna ime është me prejardhje nga Mali i Zi, kurse babai nga Kruja.

Kemi shumë miq dhe farefis në Kosovë. Një tjetër arsye që vizitova Kosovën, ishte dhe mikesha ime Diana Gashi, me të cilën u njohëm gjatë spektaklit "Miss & Mister Albania 2011”, dhe vazhdojmë ta rua... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 142 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-10-27 | Komento(0)

 www.besniku.tk Adi Krasta, ja pse u largua nga 'Top Channel'!!Mungesa e Adi Krastës në programin e drejtpërdrejtë "100 milionë” në "Top Channel” të martën, natyrisht që ishte një skup televiziv në vetvete, që mund të ketë afruar para ekranit më shumë publik, për të kuptuar se ç’kishte ndodhur.

E nuk bëhej fjalë për mungesë thjesht në një puntatë, po për një largim të Adi Krastës nga "Top Channel”. Pa dyshim që ky vendim për të lënë një sezon televiziv në mes që nuk ndodh në televizione, zgjoi kuriozitetin e publikut për të mësuar arsyen e vërtetë, se përse ai vendos të largohet papritur.

Pas një batute të drejtpërdrejtë televizive alla Krasta në mbyllje të sezonit të kaluar "100 milionë’, ku ai si një nga prezantuesit që ka thyer shumë tabu në përçimin e ideve, provokoi me një tjetër argument të nxehtë të ditëve të sotme, atë të parasë, ndërsa deklaroi përmes ekranit se "Jam ... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 268 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-10-27 | Komento(0)

www.besniku.tk Genta Ismajli përjashtohet nga Festivali i RTSH-së per Eurovision!!Ishte thënë më herët se këngëtarja Genta Ismajli është duke u bërë gati për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, por menaxheri i Gentës ka pohuar të kundërtën, shkruan gazeta Standard.

John Goci, menaxher i këngëtares, ka pohuar se Genta as kësaj radhe nuk do të mund të jetë pjesë e këtij festivali, pavarësisht dëshirës së saj. Sipas tij, kompozitori që kishte shkruar këngën me të cilën Genta Ismajli do të paraqitej në këtë kompeticion, nuk ishte shqiptar, gjë që e ka penalizuar këngëtaren kosovare,

e cila prej kohësh bashkëpunon edhe me të huaj, me qëllim që të prekë tregun internacional të muzikës. Sipas rregullores, në mënyrë që ajo të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH – që këtë vit thuhet se drejtohet nga Adi Krasta dhe këngëtarja e njohur Eda Zari ... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 155 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-10-27 | Komento(0)

www.besniku.tk Adi Krasta e Eda Zari - prezantues! Top CHannel, masa ligjore ndaj Krastës!Krasta largohet përfundimisht nga TOP-i, ja planet e reja. Lajmet për prezantuesin e suksesshëm Adi Krasta, këtë vit nuk kanë të sosur. Madje, çka thuhet për të së fundi ka qenë gjithmonë sensacion. Largimi nga spektakli i së dielës "E diell” në Top Channel ishte kryelajmi i gjithë mediave rozë.

Më tej nisja e quiz-show-t "100 Milionë” dhe lënia e tij vetëm 3 javë pas nisjes së sezonit të tij të dytë në Shqipëri… Ashtu siç edhe e zbuluam dy javë më parë këtu në "Mapo VIP”, Adi do të zhvendoset në televizionin "Vizion Plus”,

ku vite më parë është shfaqur si prezantuesi i spektaklit me një audiencë maksimale "Ethet e së premtes mbrëma”. Është herët për të folur se çfarë do të bëjë konkretisht këtë herë në këtë televizion Krasta, nëse do të ketë një format të ri të tij, apo do të jetë p... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 112 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-10-24 | Komento(0)

www.besniku.tk Visari: Nuk jam në lidhje me Ronelën!Për herë të parë bashkë me këngën "Nelës” Visari dhe Ronela janë paraqitur në festivalin "Kënga Magjike”. Flitet se ata tani janë në lidhje dashurie, por ndryshe nga çifti Rozana Radi dhe Mc Kresha, dyshja tjetër e ngjashme e këngëtarëve kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, edhe pse me shumë bindje Visari e mohon këtë lidhje.

"Me Ronelën njihemi që prej një viti, jemi miq shumë të mirë, por nuk jemi të dashuruar. Këto që po qarkullojnë në opinion janë vetëm spekulime dhe në mes nesh nuk ka lidhje dashurie.

Jemi vetëm kolegë dhe për herë të parë kemi realizuar një këngë bashkë me të cilën jemi prezantuar në ‘Kënga Magjike’”, ka thënë ai. Visari as që e ka menduar më parë se do të jetë pjesë e "Këngës Magjike” në këtë vit, pasi që siç thotë edhe vetë misionin e festivaleve tashmë e kanë përfunduar bashkë me Ledrin... Lexo më shumë »

Kategoria: VIP | Shikuar: 99 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-10-24 | Komento(0)

www.besniku.tk Prishen Kim Kardashian dhe KrisMartesa e Kim Kardashianit dhe e Kris Humphries nuk ekziston më – gjithnjë sipas një raporti të gazetës britanike, "Daily Mail”.

Duke cituar burime shumë të afërta me kampin e Kardashianit, lajmi thotë se agjenti i Kimit, William Morris nga agjencia "Endeavor Entertainment”, që nuk e prezanton më pasaniken 26-vjeçare, martesa është prishur dhe se ata nuk planifikojnë që të vazhdojnë tutje lidhjen e tyre.

"Nuk e di kur ata do ta lajmërojnë ndarjen apo të thonë se pse janë martuar në radhë të parë kur janë ndarë kaq herët”, ka thënë një burim për gazetën."Tashmë ata po shkurorëzohen. Ata nuk janë së bashku që një muaj, qëkurse Kim është duke qëndruar në New York dhe ajo po qëndron në një dhomë hoteli ku nuk e lejon Krisin që ta vizitojë atë."Kim tashmë po i bën planet për 2012-ën, duke përfshirë këtu edhe pushimet në të cil... Lexo më shumë »

Kategoria: VIP | Shikuar: 221 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-10-21 | Komento(0)

Moti

Reklamo këtu:

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video e zgjedhur

Na ndiq në Facebook!

Kalendari
«  Shkurt 2012  »
SuMoTuWeThFrSa
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
26272829

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1484]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [321]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [81]
Lifestyle
Jashtzakonshme [127]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [34]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free