Dy këngëtarët e njohur të estradës sonë Ermal Fejzullahu dhe Leonora
Jakupi, kanë marrë iniciativën për ta realizuar një duet së bashku, që
konstatohet të jetë një hit i radhës. Sipas Ermalit, kënga do të jetë me
zhanre të gërshetuara mes stilit të tij dhe të Leonorës, secili prej
tyre do të paraqitet në mënyrën e vet të interpretimit.
Ai shpreson që kënga do të pëlqehet në publik. "Kemi vendosur që së
bashku me Leonorën të sjellim një këngë të veçantë në skenën muzikore.
Nuk mund të jap shumë të dhëna për këngën, ngase preferojmë që deri në
dalje çdo gjë të jetë befasi. Por, pres që kënga të pëlqehet dhe kam
përshtypjen se do jetë një hit i radhës nga unë dhe Leonora”, ka thënë
ai për "Zëri”. Ermali planifikon që në këtë sezon të realizojë edhe dy këngë tjera,
të cilat do të lansohen bashkë me videoklipe. Përveç projekteve
muziko... Lexo më shumë »
Në muajt e parë të vitit të kaluar ishte krijuar një konflikt mes
këngëtares Dafina Zeqiri dhe një organizatori të koncerteve në shtetet
skandinave, me çka Dafina ishte nën menaxhim të ish të dashurit Krenar
Çoçaj dhe kishte aranzhuar disa koncerte në Danimarkë e Suedi.
Njërin nga koncertet e kishte realizuar por për koncertin tjetër edhe
pse kishte marrë të hollat prej 2.500 euro, ajo nuk ishte paraqitur në
koncert duke dhënë arsyetim se kishte pasur disa probleme familjare.
Me
këtë rast, organizatori kishte reaguar duke kërkuar llogari nga
këngëtarja pasi koncerti ishte paralajmëruar dhe ai në njërën anë kishte
dalë si gënjeshtar para publikut kur kishte premtuar të sjellë Dafinën
atje. Pas disa javë, filluan edhe akuzat mes këngëtares dhe
organizatorit se kush kujt i ka borxh, pasi këngëtarja aludonte në atë
se avansin e kishte marrë por n... Lexo më shumë »
Çfarë s’po flitet e ç’nuk po shkruhet për Lorik Canën. Pas lidhjes
tejet të bujshme me këngëtaren Adelina Tahiri, të tjera histori janë
zbardhur së fundmi nga miq të afërt të futbollistit. Lorik Cana do të
fejohet me miss-in Arnita Beqiraj. Ky është thashethemi që prej javësh
qarkullon mes gjithë anëtarëve të Aleancës Kuq e Zi, ku dy të përfolurit
bëjnë pjesë.
Sipas informacioneve, çifti i ri është njohur pikërisht gjatë
takimeve të Aleancës së drejtuar nga Kreshnik Spahiu, madje sipas
burimeve të Bluetooth të dy bashkë kanë këmbëngulur që të jenë bashkë
nëpër aktivitete.
Lorik Cana dhe Miss Albania 2010 janë parë gjithashtu
shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit tek "Qofte Gjakova”, që siç duket
është lokali i preferuar i futbollistit kur vjen në Tiranë, ku dhe kanë
shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin. Siç thonë mi... Lexo më shumë »
Ajo ka kënduar "Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim
Rugoven”, kur liria në Kosovë dukej si një ëndërr dhe një ide e pa
realizueshme, dicka utopike për shumkend. Me sa duket Adelina e vazhdon
luftën e saj personale m e "kalashmikrofon”, njofton agjencia
informative kombëtare "Presheva Jonë”
Adelina Ismaili është një prej
këngëtareve të paran në Kosovë dhe botën shqiptare e cila doli hapur
kundër regjimit shovenist serb në Kosovë.
Ajo ka kënduar "Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugoven”, kur
liria në Kosovë dukej si një ëndërr dhe një ide e pa realizueshme,
dicka utopike për shumëkend. Me sa duket Adelina e vazhdon luftën e saj
personale kundër fenomeneve shoviniste serbe, raporton revista Bluetoot... Lexo më shumë »
Alma Alikaj, konkurrentja shkodrane e BB4, tashmë nuk ka çfarë të fshehë për lidhjen e saj të dashurisë me Çimin nga Vlora, me të cilin sapo kanë kurorëzuar fejesën.
Vetëm pak ditë pasi "Panorama Plus” botoi në faqet e saj fotot e përvjetorit të 30-të të Almës, duke e bërë publike në të njëjtën kohë lidhjen e tyre të dashurisë prej disa muajsh, këtë lidhje aq shumë të përfolur, por që ata e kishin mohuar gjithmonë në faqet e gazetave.
Edhe pse fotot e publikuara e tradhtonin dëshirën e tyre për ta fshehur ende këtë histori, Alma sërish u shfaq e acaruar duke u shprehur madje e çuditur për botimin e këtij lajmi nga "Panorama Plus”. Por gënjeshtra dihet që i ka këmbët e shkurtra, dhe e vërteta del shpejt në shesh.
Dhe ja vetëm pak ditë kanë kaluar nga botimi i artikullit dhe tashmë të çuditurit mbetemi ne, nd... Lexo më shumë »
Ky është momenti i tyre dhe për këtë nuk ka mjaftuar vetëm bashkëpunimi e realizimi i hiteve muzikore, për të cilat janë komentuar gjatë gjithë kësaj periudhe.
Por këto vitet e fundit, që kur Flori mori në menaxhim këngëtaren Elvana Gjata, komentet se pas këtij bashkëpunimi të fortë patjetër fshihej diçka më shumë, natyrisht që edhe u ka shërbyer dy këngëtarëve për karrierën e tyre.
Dihet që në publik shkaktojnë impakt lidhje të tilla, sidomos kur një dyshe artistësh si e tyrja fansat e shohin si interesante. Dhe ja ku janë Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata në një "love story”, që nuk kanë pse ta fshehin më. Të dy kanë statuset "single”, pasi u kanë dhënë fund lidhjeve të mëparshme dhe tashmë kalojnë 24 orë në 24 bashkë. Flori, krijues i shumë këngëve "hit-e” në këto vitet e fundit, pasi ka investuar mirë për emr... Lexo më shumë »
Sa fituan këngëtarët që kënduan natën e ndërrimit te viteve.
Ketë
temë e kishte "Prive” në Klan Kosova dhe sipas tyre ishte Sinan
Vllasaliu qe ishte me i paguari me 15000 euro për 4 orë këndim në
"Golden” Prishtinë, pas ti vjen Labi me 12 000 euro po në të njëjtin
restorant, Adelina Ismaili me 10 000 ne diasporë, Xeni me 8 000 etj.
Këto
janë shifra marramendëse që përfiton estrada shqiptare nëpër ngjarjet
dhe organizime të tilla për shënimin e festave dhe ahengjet e mbrëmjet e
organizuar nëpër restorantet dhe diskotekat jashtë vendit, transmeton
Ina. Por Sabri Fejzullahu ka nje hall. Edhe pse viti 2011 e përcjelli me shumë fat dhe sukses përsëri nuk
arriti të vetëkënaqet me fitimet që pati në angazhimet e tij muzikore.
Kjo për faktin siç thotë edhe vet Sabriu kushtet ekonomike kanë ndikuar
që... Lexo më shumë »
Zlatan Ibrahimoviq di të flas gjuhën e ëmbël shqipe! Superylli suedez
i Milanit, di shumë fjalë në gjuhën shqipe, fjalë me të cilat
nganjëherë komunikon me miqtë e tij shqiptarë. Njëri nga ta është edhe
talenti i ri kosovar i Malmos, Dardan Rexhepi.
Ky i fundit zbulon për
‘Sport’ se Ibra di t’i shqiptojë mjaft mirë disa fjalë në gjuhën shqipe.
"Ibrahimoviq di të flasë disa fjalë në gjuhën shqipe. Ai di të
komunikojë pak në shqip, di të flasë disa fjalë. Shpesh thotë:
‘Çka ka
për me hangër ?’. Qysh je?. Qa po bon?”, deklaroi duke qeshur Dardani.
"Ai i di disa fjalë sa për të bërë një bisedë të zakonshme.Ai e kupton
mjaft mirë shqipen. Ibra vjen nga një kanton në Suedi, ku ka shumë
emigrantë, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë”, theksoi Rexhepi. Ibra
është rritur në Rosengard, vend ky afër Malmos, ku jetojnë edhe shumë
shqiptarë ... Lexo më shumë »
Njëri nga figurat më të mëdha që ka dhënë sporti shqiptar në arenën
ndërkombëtare, boksieri Luan Krasniqi sot ka shpallur largimin e tij nga
boksi profesionist.
"Të dashur miq, viti 2011 po përfundon dhe mua më ofron mundësinë, që të gjithëve t`ju falënderoj përzemërsisht. Unë, nga sporti i boksit profesionist do të tërhiqem dhe të gjithë juve u
jam mirënjohës për mbështetjen tejet të madhe të cilën e kam patur nga
tifozët e mi, gjatë gjithë kohës së angazhimit tim si boksier.
Në rrugëtimin tim sportiv, ju më keni dhënë kuraje dhe se simpatinë tuaj
e ndiej edhe sot, përmes letrave të shumta, të cilat më arrijnë çdo
ditë. Ndaj, për këtë sport të dashur për ne, do të punoj në vazhdimësi.
Përvojën time do ta vë në shërbim të këshillimit dhe mbështetjes së
talenteve të rinj. Natyrisht që si ekspert i këtij sporti, po ashtu,
përmes ekraneve ... Lexo më shumë »
Dihet që dashuria nuk njeh moshë, rang shoqëror, por ajo nuk
njeh as kombësi. "Tirana Observer” në një speciale të rrallë sjell sot
personalitetet më të njohur shqiptarë që janë martuar me shtetase të
huaja.
Këto histori të rralla nisin me Ali Pashën e famshëm, vijojnë me
Sami Frashërin, për të vazhduar më tej me "babain” e kombit shqiptar,
Ismail Qemali, tek familja mbretërore shqiptare, e deri tek njerëzit e
artit dhe të letërsisë, si Avni Mula apo Andon Zako Çajupi.
Ali Pasha dhe Vasiliqia Gruaja e fundit e Pashait të Janinës ishte Vasiliqia. Ka shumë
variante mbi origjinën e saj, por studiues të shumtë thonë se të parët e
saj ishin nga Greqia. Ali Pasha e njohu Vasiliqinë në Sul të Epirit,
kur trupat e tij hynë në fshat për ta shkatërruar. Sipas histor... Lexo më shumë »
Çdo banor i Kosovë, brenda vitit pi mesatarisht nga 13 litra birrë
dhe nga një litër verë. Çdo i teti, konsumon nga një litër raki. Në
shtetin prej 1.7 milionë banorësh, brenda një viti konsumohen 13 milionë
litra birrë, 1.6 milionë litra verë dhe 200 mijë litra raki.
Edhe pse mund të duket paksa e çuditshme, pasi besohet se shumica e
popullatës në Kosovë i takojnë besimit Islam, këto të dhëna zyrtare
lëshohen nga Doganat e Kosovës.
Bashkë me alkoolin, vijnë edhe milionat në formë eurosh. Nga tatimi
mbi importet e pijeve alkoolike, mbushët goxha mirë buxheti i shtetit. Më shumë se 2.6 milionë euro brenda vitit përfiton kasa e shtetit, nga tatimi që u vihet pijeve alkoolike që importohen në vend. Keto jane disa nga karakteristikat e popullates se Kosoves ku jane perplasje ne mes vete dhe japin kontradikta: Qejfli janë kosovarët... Lexo më shumë »
Dy prej pjesëmarrësve në konkursin e Big Brother Albania, Erjoni dhe
Bertina thuhet se janë ndarë pas një lidhje gati 3-vjeçare mes tyre,
lidhje e cila filloi në spektaklin televiziv reality show.
Ndonëse dukej
se gjithçka shkonte vaj për çiftin që shpeshherë kishte folur edhe për
bashkëjetesën dhe planet për të ardhmen, gjithçka duket se ka marrë
fund.
Lajmi është bërë i diturn nga mediat rozë ndërsa detajet pritet të
mësohen në vazhdim ndoshta edhe nga deklaratat e vetë protagonistëve të
historisë.Erjoni dhe Bertina, patën një histori interesante në Big Brother
Albania, histori që mesa duket i pëlqye deri vonë edhe nga publiku
ndonëse qëndrimi i Erjonit ishte kontravers. Njoftohet se Bertina ka shpallur ne Facebook statusin e saj te ri single
nderkohe qe Erjon Zeqiraj nuk ka preferuar te komentoje kete zhvillim
te jetes se tij ... Lexo më shumë »
Pasi ka shkaktuar pak javë më pare një zhurmë të madhe me puthjen e
famshme në buzë që i dha Katjushës, bukuroshes DJ nga Ukraina në
emisionin e tij "Zonë e Lirë”, Arjan Çani ka nisur të eksplorojë seksin e
butë edhe përtej Shqipërisë.
Nuk është mjaftuar vetëm me të ftuarat që i
vijnë në studio, prandaj edhe ka mbetur i habitur nga ajo që sapo ka
zbuluar. Ka udhëtuar në Prishtinë, ku edhe ka mbetur gojëhapur nga
vajzat e kryeqytetit,
madje ka pranuar se është i dashuruar me vajzat e
Kosovës dhe është ndier paksa i habitur përse nuk e kishte pasur këtë
ndjesi edhe më parë. "Kur isha famijë, mendoja se Beogradi është më i
bukuri i Ballkanit, por kur e pashë Prishtinën mendoj se këtu ka
gjithçka. Dikur mendoja se serbet janë më të bukura, por kur i pashë sa
të bukura janë gocat në Prishtinë, ndërrova mendje” ka thënë Çani i
ftuar në ... Lexo më shumë »
1. Shqipëria kufizohet me popullsi shqiptare-Me ndarjen e kufijve që u bënë në vitin 1913, në Konferencën e
Ambasadorëve në Londër, Shqipëria mbeti i vetmi vend në botë që
kufizohet me popullsinë e vet. Edhe pse ndarja e kufijve ishte një
padrejtësi e madhe historike,
bëri që të krijohej një çudi e prodhimit
shqiptar. Minimalisht edhe pse është një e keqe e madhe, kjo na bën që
të jemi me krahët e ngrohtë për sa i përket mbështetjes në kufij. E
vetmja pjesë ku ne jemi në mënyrë të drejtpërdrejt në lidhje me një
shtet fqinj është Italia, por ky është kufi detar.
2. Relievi shqiptar, me të gjithë komponentët e vetë gjeografikë-Edhe pse jemi 28000 km2, në relievin tonë ka det, ka lumë, ka mal, ka
fushë, ka kodra, ka lugina. Shumë shtete të tjera të cilat mund të kenë
një sipërfaqe shumë më të madhe se sipërf... Lexo më shumë »
Ndonëse i panjohur për pjesën më të madhe të publikut shqiptar, DJ Prime
është një shqiptar që merret me muzikë në Gjermani, por mjaft i
suksesshëm atje. Veç këngëve të njohura të tij "Zemër, zemër”, "Alone
with You” etj.,
kënga që e bëri Dj Primen të famshëm në mbarë botë është
hiti "All The Boys Love Me”, me të cilën DJ Prime ka arritur ndoshta të
tejkalojë edhe pritshmëritë e tij nga vetja, duke bërë për vete një
këngëtare mjaft të njohur në botë, sikurse është Rihanna.
Mediat
gjermane kanë shkruar se Rihanna dora vetë, pasi pa videon e këngës "All
the boys love me”, i kërkoi djaloshit shqiptar që të bashkëpunonin në
versionin amerikan të këngës i cili do të këndohet shumë shpejt nga
Rihanna dhe do të titullohet "All The Girls Love Me”. Mezi presim ta
shohim këngën e shqiptarit që do të luhet në diskot më të mëdha të b... Lexo më shumë »
Estrada shqiptare tashmë është mbushur me këngëtare të reja.
Disa dinë të këndojnë e disa janë më shumë seksi sesa ia thonë këngës.
Revista "Albaniac” ka bërë një përzgjedhje të 10 top këngëtarëve më
seksi në të gjitha trojet shqiptare.
Përzgjedhja është bërë me anë të një sondazhi online. Por, investimi i
dafinës në gjoks ka qenë me mend pasi që asaj i takon epiteti më seksi
për vitin 2011. Më poshtë po sjellim 10 këngëtarët që janë paraqitur më
seksi në klipe, foto-sesione gjatë këtij viti që po lëmë pas.
1. Dafina Zeqiri-Në fillim të vitit Daffy nuk ishte dukur shumë në media. Ajo ishte
bërë operacion dhe kishte rritur gjoksin. Por, pasi u shërua nuk u ndal
së investuari në bukuri dhe për t’u dukur seksi. Dhe mundi i saj është
shpaguar pasi që këngëtarja me stilin e saj ka arritur të joshë shumë
meshkujt. Edhe v... Lexo më shumë »
Pas lajmit të publikuar javës që kaloi në "Panorama plus” mbi ndarjen e
Adrian Gaxhës nga Luana Vjollca, dalin në shesh shumë konkludime mbi atë
se pse çifti i njohur nuk ka mundur të mbajë lidhjen e tyre të
dashurisë në një mënyrë më stabël, pasi javës që kaloi nuk arritëm t’i
mësojmë.
Në vend të martesës, ata i japin fund lidhjes së dashurisë
disavjeçare. Edhe pse disa herë nëpër media është përmendur puna e
martesës e cila ishte planifikuar të ndodhë së shpejti, tashmë dihet se
nga martesa nuk do të ketë as një "M”. "Fundi i lidhjes së tyre dihej.
Largësia
e bën të veten, Adriani çdo moment të lirë e shfrytëzonte të udhëtonte
drejt Tiranës për të qenë së bashku, por zyrtarisht lidhja e tyre ka
përfunduar para një muaji, kur Adriani kishte pasur një prezantim në
festivalin "Kënga Magjike” në Tira... Lexo më shumë »
Gazetari i njohur i "Zonë e lirë”, Arian Çani, preferon të argëtohet
ndryshe gjatë fundjavave, direkt pasi ka kaluar një natë të gjatë plot
të papritura dhe intensitet në transmetimin direkt të emisionit të tij
"Zonë e lirë”, të premteve.
Paparaci ynë është mundur ta fotografojë
Çanin ndërsa hynte në karaoke "Magic 4” në Tiranë me disa kolegë të
televizionit "Klan”, mes të cilëve dhe Anjeza Maja. Arian Çani duket
shumë në formë dhe në qejf, edhe për faktin se pas shumë vitesh emisioni
i tij vazhdon të ketë audiencën dhe vëmendjen e publikut njësoj si në
momentet e tij më të mira televizive.
Kështu që ia vlen të dalë dhe të
shijojë një gotë me miqtë, pasi gjithçka i ka shkuar dhe i shkon mirë.
Vetëm dy javë me parë, ai bëri një show të vërtetë në programin "Zonë e
lirë” në Tv Klan, me një ndër të ftuarat e tij speciale, që ishte... Lexo më shumë »
Dalëngadalë edhe këngëtarët tanë fillojnë të ndiejnë shijen e yjeve të
njohura botërore në sferën e jetesës dhe luksit. Përveç politikanëve,
tashmë edhe këngëtarë të ndryshëm nga estrada jonë kanë filluar të
ndërtojnë vila të mëdha nëpër periferi të qyteteve ku jetojnë,
duke
dashur të largohen nga zhurma e madhe që po mbizotëron në qytet. Pas
Sabri dhe Ermal Fejzullahut, një tjetër këngëtare e njohur nga Kosova po ndërton vilë në perferi të Prishtinës.
Sipërfaqja e tokës që ka blerë Nora Istrefi
është shumë e madhe, saqë vila të cilën do e ndërtojë do të kushtojë
mbi 600 mijë euro, dyfish më shumë sesa kushton vila e kolegut të sajm ... Lexo më shumë »
Dy miqtë e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri kanë vendosur të flasin
hapur për thashethemet e fundit, të cilat janë adresuar tek këngëtarja
Zeqiri. Bashkëpunimi me Getin është realizuar si këngë, por klip nuk do
të jetë, pasi Getit ia ka ndaluar Drini.
Ata nuk flasin, por Dafina në
twitter po mban lidhje miqësore me të fejuarën e Getit, Fllorentën. Se
çfarë ka thënë ish-menaxheri Zatriqi për një emision në Kosovë, lexoni
në vazhdim…
Getoari: "Ish-menaxheri i Dafinës më ndaloi xhirimin e klipit. Ishte
parashikuar që këngës "D&G” t’i realizohet edhe një videoklip në
Stokholm të Suedisë, por për këtë gjë Geti nuk kishte udhëtuar atje, por
kishte mbetur në Prishtinë, ndërsa për xhirime kishte udhëtuar vetëm
Dafina, për klipin e ri "Supernova”. Arsyeja pse Geti nuk kishte
udhëtuar b... Lexo më shumë »
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!