VIP - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E dielë, 2012-05-20, 10:39 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 9
Vizitor: 9
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.237

Faqja kryesore » VIP
« 1 2 3 4 5 6 ... 75 76 »
www.besniku.tk Një tjetër bionde në krahët e Seldit, kësaj here flitet për fejesë!Mbasi bëri një bum të vërtetë mediatik deklarata e ish të dashurës së Seldit, Domit, se ajo po ndahej prej tij sepse ai kishte një lidhje homoseksuale me këngëtarin Sinan Hoxha, tani Seldi po përflitet gjithnjë e më shumë për lidhje me femrat.

Së fundi kemi mësuar se  Seldi ka filluar një lidhje të re dashurie, dhe ajo është vajza e një gazetari shumë të njohur nga Kosova, por që jeton në Suedi. Quhet Dafina, dhe thuhet se dy të rinjtë mund të jenë fejuar. Ja çfarë na rrëfen një njeri shumë i afërt i Dafinës, e cila jeton në Pejë:

 "Dafina Zeka, një femër nga Peja, por që jeton në Stockholm të Suedisë është vajza e gazetarit Milaim Zeka.  Ajo është në marrëdhënie me Seldin prej disa kohës... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 283 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-06 | Komento(0)

www.besniku.tk Dafina fiton betejën me Dailymotion!Dafina Zeqiri do të dëmshpërblehet me një shumë të hollash nga një kompani me bazë në internet, e cila kishte shfrytëzuar krijimet e saj pa leje. Kompanisë e cila publikon video në internet,

"Dailymotion”, emetimi i paautorizuar i dy videoklipeve të këngëtares i ka kushtuar 45 mijë euro. Gjykata e Landit në Hamburg të Gjermanisë, ka vendosur në favor të saj, duke dëmshpërblyer këngëtaren, pasi ajo e kishte paditur kompaninë në fjalë për shkelje të të drejtave autoriale.

Bëhet fjalë për klipet "My Swag-the making off” dhe ‘My Swag” të cilat ishin publikuar nga kompania pa lejen e këngëtares. E gjithë kjo ishte me iniciativën e ish-menaxherit të Dafina Zeqirit, Drin Zatriqit, tashmë menaxher i ‘labelit’ BabaStar. Drin Zatriqi ka thënë se kjo është hera e parë që ngrihet padi kudër "DailyMotion” duke mbrojtur një vepër shqiptare.... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 249 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-06 | Komento(1)

www.besniku.tk Arianit i tërhiqet veshi për Dj Topless (Video)!Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve i tërheq veshin Arian Çanit, autorit e moderatorit të emisionit Zonë e Lirë. Sipas një shkrese që mban datën 2 dhjetor 2011 KKRT njofton se pas ankesës së disa qytetarëve,

në vizionimin e emisionit të datës 25 nëntor 2011 janë cenuar rëndë të drejtat e normat morale dhe etike të komunikimit televiziv. Pikërisht këtë ditë, Arian Çani kishte ftuar në emisionin e tij Zonë e Lirë, Katjushan 23 vjeçare nga Ukraina, e cila punon si DJ Topless.

Pas një interviste ku bukuroshja rrëfeu se ishte bija e një gjenerali ushtrie dhe arsyet pse dashuronte këtë profesion, performanca e saj topless duket se ka sjellë edhe reagimin e KKRT-së. Sipas institucionit, përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij emisioni c... Lexo më shumë »

Kategoria: VIP | Shikuar: 544 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-04 | Komento(1)

www.besniku.tk Nora pozon për Fadil Berishën!Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, këto ditë ka hedhur në qarkullim disa foto të reja, të cilat mbajnë nënshkrimin e fotografit të njohur, Fadil Berisha.

Pas një numri të madh këngëtaresh që kanë pozuar për Berishën, edhe Nora ka zgjedhur Fadilin për të pozuar gjatë ditëve kur këngëtarja ka qenë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi mësuar me pamjen seksi të Norës,

por këtë radhë vjen me një pamje me shumë ‘glamour’, ndërsa nuk ka ngurruar të reklamojë edhe tatto-n të cilën e ka realizuar në krahun e majtë, një pistoletë të vogël për të cilën e akuzuan se është duke kopjuar këngëtaren e njohur Rihanna. Nora nuk e shihte të arsyeshme të jepte ndonjë sqarim mbi këtë çështje, por vazhdoi me axhendën e saj, ku njëri prej impenjimeve ishte dhe udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara për disa ditë pushime me të fejuarin e saj... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 163 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-04 | Komento(0)

www.besniku.tk 'Seldi i dashuri im, çfare tmerri'!Lidhje, ndarje, intriga, thashetheme, ky ka qenë bilanci sentimental i këtij viti për këngëtaren nga Shkupi, Adelina Tahiri. Në fillim me Lorik Canën, mandej me Adrijan Gaxhën dhe sikur të mos mjaftonte me kaq, mediat rozë kanë aluduar për një romancë të re mes saj dhe Seldi Qalliut.

Të fotografuar në paskuintat e "Këngës Magjike” duke u përqafuar siç mund të ndodhë mes dy miqve kolegë, shpejt është shkruar se dyshja po gjen mbështetje në marrëdhënien me njëri-tjetrin. Në fakt, që të dy kanë qenë pjesëmarrës në festivalin "Kënga Magjike”,

ku si në çdo event tjetër artistik, është normale që këngëtarët të shihen pranë, të bisedojnë e pse jo edhe të përqafohen. E indinjuar nga titulli i shkrimit "Seldi kapet mat me Adelina Tahirin”, këngëtarja 19-vjeçare ka reaguar duke thënë: "Kjo s’është aspak e vërtetë! Ka qenë thjesht një pë... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 608 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-12-02 | Komento(0)

www.besniku.tk Dafina vs. Elvana, lufta e heshtur e dy Divaveh!!Të jesh 1-shi në muzikën mbarëshqiptare, jo vetëm që nuk është e lehtë, por nënkupton përpjekje të vazhdueshme, kurim të imazhit, veshje skenike, investim të pamasë në para, pasi rivaliteti nuk toleron kurrë.

Dy këngëtaret më "inn” të kohëve të fundit në skenën muzikore shqiptare, Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri, duket se janë prekur pikërisht nga ethet e kësaj "lufte” të heshtur që po zhvillohet mes tyre. Të dyja janë më të preferuarat e rrjedhimisht më të paguarat në koncertet në mbarë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, diasporën etj.

Për më tepër, secila prej tyre po e mban në "tiro” gjininë e muzikës që lëvrojnë, pasi klipet e tyre këtë vit nuk kanë fund. Mesa duket, dy këngëtaret e njohura s’kanë kohë as të marrin frymë, le pastaj për pushime... Reklamë ka bërë Dafina Zeqiri më parë, një reklamë banke në Kos... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 253 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-27 | Komento(0)

www.besniku.tk Duffy: Nuk jam femër për një natë!!Më në fund ylli i muzikës R’N’B, Dafina Zeqiri, ka pranuar publikisht se lidhja e saj me Krenar Cocajn ka marrë fund. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja seksi, nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social Twitter:

"Sa i përket statusit tim, tashmë jam single dhe në relationship (lidhje) vetëm me muzikën”, ka shkruar Duffy. Me djaloshin kosovar që thërritej shkurt me emrin Keni, Dafina ishte përfshirë prej kohësh në një lidhje që dukej serioze, aq më tepër që ishin përfshirë në njohje edhe familjarë të tjerë.

Të paktën, atë që thuhej lart e poshtë prej kohësh, 22-vjeçarja mori guximin ta pranojë me gojën e saj. E pyetur nga mediat kosovare nëse do ishte e gatshme të flinte me dikë vetëm për një natë, Duffy është shprehur "jo”, duke na treguar se është femër që pranon të shkojë për një flirt me meshkujt.Kjo vlen edhe për kohën kur a... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 276 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-25 | Komento(0)

www.besniku.tk Gymyshi foli shqip për 30 mijë euro!!Padyshim që mysafirja speciale e festivalit "Kënga Magjike 2011” ishte aktorja e famshme e serialeve turke Gymysh, që do të mbetet surpriza më e bukur e këtij festivali.

Bukuroshja e kinematografisë turke që i ka bërë të gjithë shqiptarët të dashurohen me të, dëshmoi gjatë ditës së dielë, elegancë dhe ëmbëlsi në çdo fjali që tha.

Ndonëse të pakta, frazat e dala nga goja e saj, ishin të ëmbla dhe plot lezet! Vetë Ardit Gjebrea tha se ishte shumë komode dhe kënaqësi e veçantë të punoje me të.Flitet se për të ardhur në Shqipëri Gymyshi ka marrë një tarifë të lartë, diçka më shumë se 30 mijë euro, apo e përkthyer në dollarë diku tek 45 mijë të tillë. Per ardhjen e te "dashurit" te Gumushit , pra Mehmetit ishte folur se do te vijne bashke, por ardhja e tij ishte me e kushtueshme se e Gumushit. Per te ardhur Mehmeti duhej te paguanin 150... Lexo më shumë »

Kategoria: VIP | Shikuar: 396 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-21 | Komento(0)

www.besniku.tk Kënga  më e re e Leonora Jakupit, kënduar në javën e fundit të spektaklit "E Diela Shqiptare”, në përmbyllje të prezantimit të festivalit "Kënga Magjike”, dyshohet të jetë e vjedhur.

Vija melodike e baladës me titullin "Këngë e pa kënduar”, mësohet se është kënduar më parë nga një këngëtare serbe. Për më tepër, serbja Jelena Tomaseviç e ka kënduar këngën "Oro” në një event shumë të rëndësishëm muzikor, sikurse është Festivali Evropian i vitit 2008.

E pyetur nga disa media, këngëtarja simpatike kosovare nuk ka dashur të prononcohet, ndërkohë që këtë edicion, festivali "Kënga Magjike” është "akuzuar” për disa këngë të vjedhura, sikurse ka qenë edhe aludimi për "Botën do ndryshoja” të Besa Kokëdhimës, që shumë e kanë krahasuar për ngjashmërinë e madhe me këngën "Fun... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 373 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-20 | Komento(4)

www.besniku.tk Marigona quhet Gona!Sfilon në Amerikë, por shpesh ndodhet edhe në Europë. Agjenci të ndryshme të modës interesohen për supermodelen e njohur, Marigona Dragusha.

Madje, për nevoja të një agjencie franceze apo nga vetë dëshira e saj, kosovarja e njohur ka ndryshuar edhe emrin duke e kthyer shkurt Gona Dragusha. Për këtë agjenci, ajo ka sfiluar me koleksionin më të ri të fustaneve, dhe pasi u futëm të hulumtojmë se çfarë ka punuar më saktësisht Marigona, hasëm vështirësi për të gjetur emrin e saj.

Lista e modeleve ishte shumë e madhe dhe ne direkt shkuam te lista e modeleve që fillon me "M”, kurse aty nuk gjetëm asgjë. Menduam se mos është ndonjë "trik” nga ana e Dragushës, sa për të qenë në qendër të vëmendjes, por më pas na shkoi mendja dhe kërkuam te shkronja "G”, ku gjetëm dhe profilin e saj. Po për çfarë arsyeje ka ndryshuar emrin Marigona në këtë rast, nuk e k... Lexo më shumë »

Kategoria: VIP | Shikuar: 123 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-20 | Komento(0)

www.besniku.tk Mihria nuk ndalet!Këngëtarja Mihrie Braha është në përgatitje të një klipi të ri. Ajo thotë se nuk do të ndalet me kaq. Pos një kënge, Mihria është në përgatitje edhe për një baladë që do ta prezantojë gjatë vitit të ri.

Është njëra prej këngëtarëve më të njohura në Kosovë. Ka më shumë se tri dekada në skenë dhe thotë se edhe tani nuk do të ndalet. Pos klipit të ri që do ta prezantojë së shpejti Mihria thotë se është në përgatitje edhe të dy këngëve të tjera.

Express: Keni paraqitur një demo të klipit "Veç ty te dua". Kur do ta bëni premierën e këtij klipi?Mihrija: Një lloj promocioni është bërë si të themi përmes lansimit që i është bërë klipit nëpër mediat tona, por pas një periudhe do të bëjë një promocion me një rreth të ngushtë shoqërorë, sepse për shkak të impenjimeve të mëdha nuk kemi arritur të bëjmë diç më ... Lexo më shumë »

Kategoria: VIP | Shikuar: 211 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-14 | Komento(0)

www.besniku.tk Mirjeta joshet nga femrat!!Ajo është bërë e njohur në reality show "Big Brother” si një vajzë që vinte nga emigracioni, por shumë natyrë e lirshme dhe pa paragjykime.

Nuk ngurroi t’i shprehë e para dashurinë Marjelit duke krijuar një lidhje me të, por menjëherë pas daljes nga shtëpia, lidhja e tyre mori fund si e papëlqyer nga prindërit e Marjelit. Më pas, Mirjeta preferoi që verën ta kalonte kryesisht në Shkodër, ku aty krijoi një lidhje dashurie me një djalë shkodran.

Sapo erdhi vjeshta, Mirjeta u rikthye në Londër, duke vijuar jetën e saj. Ajo lidhet me të gjithë miqtë e rinj që njohu gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, kryesisht nëpërmjet Facebook, ku ndan me ta momente interesante nga jeta e saj londineze. Një nga fotot më provokative që ajo ka postuar këto ditë, është kjo që po publikojmë edhe ne. Mirjeta duket që është diku në një lokal nate duke u zbavitur d... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 243 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-14 | Komento(0)

www.besniku.tk Rovena do burrë që e komandon!"Ushqehem siç mendoj se është më mirë, preferoj shumë gjëra të shëndetshme për trupin tim, bëj palestër dhe mundohem të mbaj trupin në formë”, kështu ka thënë në një intervistë dhënë në televizionin Alsat-M, këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila ishte atje për të promovuar këngën dhe klipin e saj më të ri, të titulluar "Kanagjegji”.

Rovena gjithashtu ka treguar se për momentin me motrat e saja jeton në Prishtinë, ku kanë marrë me qira një apartament atje dhe po punojnë në fushën e muzikës, Rovena dhe Irva si këngëtare, kurse Elisa luan rolin e menaxheres së motrave. E pyetur se nëse e motra e saj Irva e ka më të lehtë realizimin e karrierës muzikore në krahasim me kohën kur ajo ka filluar, Rovena ka thënë se tani Irva e ka shumë më të lehtë për shkak se ajo dhe Elisa kanë krijuar rrugën në muzikë dhe së bashku me miqtë e tyre do e ndihmojnë Irvë... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 153 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-14 | Komento(1)

www.besniku.tk Cana në pishinë me Albana Osmanin!Albana Osmani na zbulon nëpërmjet profilit të saj në Facebook se Lorik Cana nuk do të intervistohet në të njëjtën pishinë ku ka hyrë edhe ish-e dashura e tij Adelina Tahiri.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në profilin e Albanës Lorik Cana do të jetë i ftuar në rubrikën e personazheve VIP që intervistohen në pishinë në programin "E diell”.

Lorik Cana do të jetë i veshur me një robdëshamber të kaltër dhe intervistën do ta japë jashtë pishinës. Në këtë pishinë Albana Osmani ka intervistuar Adelina Tahiri, Ingrid Gjoni, Arjan Konomi, Robert Aliaj etj.Ajo që pritet më shumë nga ky rrëfim i Lorik Canës është bota e tij e brendshme shpirtërore sesa ajo futbollistike dhe profesionale. Karriera e Canës është e shpërndarë mes Francës (PSG-ja dhe Marseille), Anglisë (Sunderland) dhe Turqisë bashkë me pagesën e lartë që merr tek Lazio (1,7... Lexo më shumë »

Kategoria: VIP | Shikuar: 276 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-13 | Komento(0)

www.besniku Zbulohen foto e vajzave të Presidentit Topi me dy të fejuarit, djem biznesmenësh!Edhe pse milionerë, vendosin të punojnë menaxherë baresh. Gjithmonë na kanë tërhequr historitë me mbretër e mbretëresha kur ishim të vegjël, ndërkohë që sot mund të mjaftohemi edhe me histori presidentësh e të familjarëve të tyre.

Në mungesë të historive si ato në Britani, dikur me Lady Dianën e sot me Kate Midleton, ne mund t’ju rrëfejmë histori të tjera jo kaq luksoze, por gjithsesi interesante. Ja p.sh, ne duam të mësojmë se si jetojnë vajzat e Presidentit Topi, ndërkohë që me kohë kemi treguar për lidhjet e tyre.

Ka qenë një koincidencë apo diçka e qëllimtë kjo nuk dihet, por e vërteta është se vajzat e Presidentit Topi janë të lidhura me djem që vijnë nga familje shumë të pasura. Por ama që të dyja janë lidhur me djemtë në fjalë, kur babai i tyre nuk... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 407 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-11 | Komento(0)

www.besniku.tk Jam bërë e suksesshme dhe e pasur në Turqi, por synoj Hollywood -in!! [Plus Video]Almeda Abazi, ish-missi që ka gjetur parajsën në Turqi-Është vendosur së bashku me të ëmën prej tri vitesh në Stamboll të Turqisë dhe atje po shijon suksesin e një personazhi shumë të famshëm në ekranet turke. Almeda Abazi,

fituese e disa kurorave të bukurisë, nuk e pa të udhës që në Shqipëri të realizojë ëndrrën e saj që të bëhet e famshme. "Përfundimisht vendosëm të shpërnguleshim në Turqi, ku mamaja ime Albana drejtonte një biznes turistik të sajin atje.

Ndërkohë, nga njohjet e mamit atje ishte përhapur lajmi që vajza e saj tashme ishte fituese e Miss Globit dhe menjëherë ofertat kishin filluar t’i vinin në tavolinë, por ajo që ne menduam ishte më kryesorja, fillimisht ishte gjetja e një menaxheri të aftë, gjë që ndodhi menjëherë dhe ndërkohë... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 520 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-06 | Komento(1)

www.besniku.tk Kompania suedeze huazon këngën 'Guximi' të Gentës për reklamën e tyre!"Guximi” i Genta Ismajlit po rrotullohet edhe nëpër televizionet suedeze, ama jo klipi i këngëtares, por një tjetër video që është realizuar nga një kompani e njohur suedeze për reklamimin e produkteve të tyre,

kurse si melodi e kanë marrë nga kënga e Gentës "Guximi”. "Tex mex tapas” Santa Maria është kompania që për nevoja të saj ka huazuar melodinë e këngës së Gentës. Këngëtarja e njohur kosovare ende nuk ka reaguar për këtë rast,

vetëm se në faqen e fansave të saj ka publikuar videon e reklamës së kompanisë suedeze dhe si koment ka lënë "Guximi?!”, që do të thotë se habitet për faktin se si e kanë huazuar melodinë pa lejen e saj, kompani në një shtet që të drejtat e autorit respektohen në maksimum. Ndoshta, nëse ushtron padi për mosrespektim të të drej... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 190 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-06 | Komento(0)

www.besniku.tk Stine e heq veten si single, por vazhdon lidhjen me AdelinenStine e heq veten si single, por vazhdon lidhjen me Adelinen!!Ishte një nga lidhjet që duket se e ndihmoi kantautorin Ernest Duka të kalonte situatën pas ndarjes së bujshme nga Roza, vajza e Rita Lajtjt. Ndaj, jo pa qëllim, ai vendosi direkt të realizonte një klip në duet me këngëtaren e re nga Kosova,

Adelina Berisha, si për të dhënë një lajm në publik se tashmë një dashuri e re kishte filluar. Kënga me titull "Dashuria fillon” ishte një krijim i vetë Stines, i cili plot dy vite më parë e pranoi dhe vetë në media që mes tij dhe Adelinës kishte nisur një histori dashurie.

Këngëtarja seksi Adelina Berisha, megjithëse nuk e ka deklaruar publikisht këtë lidhje me kantautorin nga Tirana, as nuk e ka mohuar se ajo është duke jetuar një lidhje me Stinen, emri i vërtetë i të cilit është Ernest Duka.Edhe ps... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 196 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-06 | Komento(0)

www.besniku.tk Almeda Abazi çmend turqit në 'Dancing with the stars' (VIDEO)Vajza e famshme në ekranet shqiptare, fituese e shumë kurorave të bukurisë, tashmë po çmend edhe publikun në Turqi. "Miss Tirana, Miss Shqipëria dhe Miss Globe 2008” tashmë sfidon veten në "Yok böyle dans” që ka formatin e "Dancing with the stars” këtu te ne.

Almeda tashmë është me shumë plane ambicioze, e shndërruar në një aktore mjaft të preferuar serialesh në Turqi dhe, gjykuar nga kërcimi i saj në dance latin "Cha, cha cha”, me siguri do të jetë një nga finalistet e këtij spektakli. Almeda jeton prej vitesh në Turqi, madje ka fituar edhe nënshtetësinë e këtij vendi, pasi Turqia lejon dyshtetësinë.

Ajo ka shijuar vlerësimin pozitiv të jurisë së spektaklit, në përbërje të së cilës ishte edhe supermodelja e Victoria Secret, e famshmja Adriana Lima, e cila për këtë spektakël do të paguhet jo më pak se ... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 439 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-02 | Komento(0)

www.besniku.tk Enxhi dhe Stresi rrihen në publik!!Çifti që u nda dhe u ribashkua, Enxhi Kamenica dhe reperi Arkimed Lushaj, Stresi, janë parë të rrihen e përleshen keq dy ditë më parë në ambientet e një lokali në një qendër komerciale.

Nuk dihet ende përse ka nisur sherri mes tyre, por dëshmitarët okularë kanë bërë me dije se edhe kur u është kërkuar nga kamerieri që të lënë ambientet e lokalit ku thyen disa gota, ata e kanë vijuar sherrin e tyre edhe jashtë kësaj qendre tregtare.

Binte në sy se në nerva e sipër, ish-agjentja e infiltruar e "BB3”, korçarja Enxhi Kamenica nuk i ka lënë asgjë mangët goditjeve të të dashurit të saj, me të cilin shpalli sërish pajtimin pak ditë më parë, në emisionin "Zonë e lirë” të Arian Çanit. Sesi do të vijojë historia, këtë pritet ta shohin në vijim. Ata ishin te dashur per nje kohe te gjate ku kishte edhe rivalitet ne mes te Noizy dhe Stresit.... Lexo më shumë »
Kategoria: VIP | Shikuar: 220 | Postuar nga: Bujari | Data: 2011-11-01 | Komento(0)

Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari
«  Maj 2012  »
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free