Main » 2011 » Tetor » 24 » Adi Krasta e Eda Zari - prezantues! Top CHannel, masa ligjore ndaj Krastës!
8:52 PM
Adi Krasta e Eda Zari - prezantues! Top CHannel, masa ligjore ndaj Krastës!
Krasta largohet përfundimisht nga TOP-i, ja planet e reja. Lajmet për
prezantuesin e suksesshëm Adi Krasta, këtë vit nuk kanë të sosur. Madje,
çka thuhet për të së fundi ka qenë gjithmonë sensacion. Largimi nga
spektakli i së dielës "E diell” në Top Channel ishte kryelajmi i gjithë
mediave rozë.
Më tej nisja e quiz-show-t "100 Milionë” dhe lënia e tij vetëm 3 javë
pas nisjes së sezonit të tij të dytë në Shqipëri… Ashtu siç edhe e
zbuluam dy javë më parë këtu në "Mapo VIP”, Adi do të zhvendoset në
televizionin "Vizion Plus”,
ku vite më parë është shfaqur si prezantuesi
i spektaklit me një audiencë maksimale "Ethet e së premtes mbrëma”.
Është herët për të folur se çfarë do të bëjë konkretisht këtë herë në
këtë televizion Krasta, nëse do të ketë një format të ri të tij, apo do
të jetë prezantues i ndonjë programi ekzistues…Gjithsesi këtë herë kemi
mësuar se përpos impenjimeve në televizionin e mësipërm, Adi Krasta do
të jetë prezantuesi i këtij viti jubile të Festivalit në RTSH. Pikërisht
në 50-vjetorin e këtij festivali është vendosur pa hezitime që Krasta
të jetë drejtuesi i tij, mision të cilin e ka kryer me sukses edhe mjaft
herë të tjera. Por emri i ri që do të jetë në krah të Krastës, dhe që
ka çuditur shumë njerëz është emri i këngëtares së muzikës jazz, Eda
Zari, e cila jeton prej dy dekadash në Gjermani.
Dje në mbrëmje Zari pati koncertin e saj të parë në Tiranë, që duket se i
paraprin edhe një prezantimi më të plotë në Shqipëri të këngëtares së
suksesshme. Por ndërsa në këngë Eda është profesioniste, nuk dimë sesi
ajo do të jetë në prezantim!
TCH, masa ligjore ndaj Krastës
Adi Krasta nuk ka folur ende për largmin e tij të bujshëm nga Top
Channel. Ende nuk dihet se ku do të vazhdojë, pas që kalimi i tij në
Vizion Plus nuk është konfirmuar ende. Por, ajo që dihet është se
gjiganti televiziv shqiptar, Top Channel mund të marrë masa ligjore
kundër tij, sepse e ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën.
"Punonjësi Adi Krasta është larguar duke zgjidhur në mënyrë të
njëanshme kontratën e punës me ‘Top Channel’. Ky vendim është marrë me
dëshirën dhe vullnetin e tij të plotë, prandaj dhe ‘Top Channel’, duke e
falënderuar nga njëra anë zotin Krasta për vitet e bashkëpunimit, në
anën tjetër do të mbetet i vendosur në zbatimin me rigorozitet të të
gjitha pasojave juridike që rrjedhin më pas”, ka thënë Adrian Proko,
drejtor i Departamentit për burime njerëzore në TCH.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!