Një prej çifteve të famshme të estradës shqiptare ëshë ndarë. Adrian
Gaxha, këngëtari nga Shkupi dhe prezantuesja shqiptare Luana Vjollca e
TCH nuk janë më bashkë. Lajmin e ka konfirmuar për Panoramën vetë
Adriani.
"Unë jam ndarë qëkur nga Luana, por tash po tregoj
për këtë gjë, se ndihem jo mirë kur më pyesin. Po thjesht s’jemi për
njëritjetrin. Më mirë të jem i sinqertë e të tregoj sesa të aktroj kur
të më pyesin nëpër intervista”, ka thënë Adriani.
Edhe Luana e ka
konfirmuar dhe ka kërkuar që të mos shkruhet më për këtë. Këngëtari Adrian Gaxha i cili ishte në lidhje dashurie me ish balerinën e "Fiks
Fare”, Luana Vjollca, ishin fejuar në fshehtësi të plotë shkruajnë mediat
shqiptare. Ata janë fejuar në qytetin e Sarandës në një ceremoni shumë të
thjeshtë ku të pranishëm ishin vetëm familjarët. Lidhja mes këtyre të dyve daton
qysh moti por gjithmonë ka pasur batica dhe zbatica dhe ka qenë e vështirë për
t'u kuptuar. Kjo për arsye se të dytë kanë mbajtur lidhje të dyfishta dashurie
me persona që asnjëherë nuk i kanë zbuluar. Teksa në krahët e Gaxhës kanë
kaluar shumë femra të bukura madje edhe ato të ekranit, përfshirë dhe një modele
të njohur maqedonase, Sanja Nikolic, Luana nga ana tjetër ka përjetuar
gjithashtu disa lidhje, por më e përfolura ka qenë ajo me ish banorin e Big
Brother Arjon Mucen.
Pavarësisht lidhjeve që kanë pasur, të dy kanë
udhëtuar sa drejt Tiranës apo Shkupit. Por kohëve të fundit Luana ka udhëtuar më
shumë se zakonisht drejt Shkupit, madje media maqedonase e kanë kapur Adrian
Gaxhën duke vizituar argjendaritë.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!