Main » 2012 » Janar » 7 » Alma dhe Çimi te Big Brother e publikojne fejesen e tyre te fsheht!
5:41 PM
Alma dhe Çimi te Big Brother e publikojne fejesen e tyre te fsheht!
Alma Alikaj, konkurrentja shkodrane e BB4, tashmë nuk ka çfarë të fshehë për lidhjen e saj të dashurisë me Çimin nga Vlora, me të cilin sapo kanë kurorëzuar fejesën.
Vetëm pak ditë pasi "Panorama Plus” botoi në faqet e saj fotot e përvjetorit të 30-të të Almës, duke e bërë publike në të njëjtën kohë lidhjen e tyre të dashurisë prej disa muajsh, këtë lidhje aq shumë të përfolur, por që ata e kishin mohuar gjithmonë në faqet e gazetave.
Edhe pse fotot e publikuara e tradhtonin dëshirën e tyre për ta fshehur ende këtë histori, Alma sërish u shfaq e acaruar duke u shprehur madje e çuditur për botimin e këtij lajmi nga "Panorama Plus”. Por gënjeshtra dihet që i ka këmbët e shkurtra, dhe e vërteta del shpejt në shesh.
Dhe ja vetëm pak ditë kanë kaluar nga botimi i artikullit dhe tashmë të çuditurit mbetemi ne, ndërsa Alma deklaron në media për fejesën e saj, që për më tepër e kanë përligjur si një vendim që ata e detyruan të ndikuar nga thashethemet. S’e dimë që ka ende çifte që lidhen për shkak të opinionit.
Gjithsesi, duke i mirëkuptuar në arsyet që dy të sapofejuarit i kanë detyruar ta mbajnë lidhjen të fshehtë, e rëndësishme është që ata e finalizuan me këtë "happy end”, lidhjen e tyre të fshehtë që nisi në verë. Lidhja u komentua si shumë pasionante, përderisa i detyroi të dy të riktheheshin në Shqipëri, për të nisur një jetë të re së bashku.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!