Main » 2011 » Dhjetor » 6 » Anjeza Branka: 'Pse nuk vendos te martohem me menaxherin tim'!
3:33 PM
Anjeza Branka: 'Pse nuk vendos te martohem me menaxherin tim'!
Pas një viti pauzë rishfaqet me klip të titulluar «Je in», një ironi
ndaj meshkujve që u pëlqen të luajnë interesantin kur ndihen të mikluar
nga femrat. Anjeza Branka thotë se nuk hyn te femrat që bien pre e
meshkujve të tillë, përkundrazi.
Por në muzikë i duhet të sjellë
fenomenin e momentit. Tregon për jetën me djalin 4 vjeç e gjysmë dhe
bashkëjetesën e saj me të dashurin, dhe pse është kundër martesës.Një klip i ri ku shfaqesh ajo femra rebele që rrezikon të bëjë aventura me motor. Pse kaq e egër?
Në
atë klip unë jam vetvetja, që do të thosha jo e egër, por më saktë e
sigurt. Motorin ma ka mësuar im atë që e vogël dhe thashë pse të mos
bëja një klip të tillë. Unë kur bëj një klip, nuk shoh shumë të imitoj
Beyonce, Lady Gaga apo Rihanna, por preferoj të shfaqem me idetë dhe
stilin tim, kështu që edhe në këtë rast vendosa të shfaqem në stilin
rebel, qoftë për një sfidë ndaj meshkujve, por edhe se ashtu jam në të
vërtetë.
Bie në sy një trup shumë në formë dhe i palestruar. Është e vërtetë që kalon shumë kohë me stërvitje?
Kam
gati një vit që nuk po bëj stërvitje dhe mendoj që e kam gjenetik
trupin në formë. Realisht nuk mbaj asnjë dietë, përkundrazi ushqehem
shumë dhe me gjithçka, por lëviz shumë.
Tekstin e këngës së re e ke shkruar vetë. Çfarë ke dashur të thuash me vargjet?
Në
fakt, kjo është hera e tretë që unë vendos t’i shkruaj vetë vargjet e
këngës sime, për faktin se duke e shkruar vetë tekstin, kam mundësi ta
shpreh saktë qëllimin që kam në kokë në realizimin e një kënge të
caktuar. Kënga "Je in” me muzikë të Adi Hilës, është një fabul e
frymëzuar nga realiteti që po jetojmë. Në vitin 2011 më duket se rolet
femra-meshkuj janë bërë pak të çuditshme. Në një lidhje meshkujt sot
bëjnë interesantin, ndërsa femra zgjedh të vuajë për mashkullin që e
shpërfill. Do ta cilësoja kohën e femrës së vuajtur në dashuri, ndaj jo
pa qëllim refreni i këngës është një ironi e pastër ndaj meshkujve.
Meqë
po flasim për marrëdhënien femër-mashkull, ti si një vajzë që jeton në
botën e artistëve mendon se në muzikë ngrihet më shumë në kult qenia
mashkull apo qenia femër sot?
(Qesh) Pyetje me vend. Unë
mendoj se këto kohë që jetojmë, në modë janë meshkujt. Mendoj se u
këndohet më shumë atyre sesa femrave, po ashtu dhe në arte të tjera,
duket se dedikimet shkojnë për ata. Jo po qëllim unë me këtë këngë i
drejohem një mashkulli, pasi sot janë ata të favorizuar. Në një logjikë
proporcionale është mashkulli që preferohet dhe ndiqet nga disa femra.
Pra nëse dikur lufta bëhej nga disa meshkuj për të fituar një femër, sot
ndodh e kundërta, disa femra kërkojnë, ndjekin një mashkull. Siç e
thashë dhe më sipër, ai në këto raste ka luksin të bëjë interesantin,
kur e kupton që femra ndien për të.
Ti e ndien veten pjesë e kësaj kategorie femrash, ne jetën reale si je?
Unë
për hir të së vërtetës jam komplet ndryshe. Në momentin që një mashkull
më bën interesantin, unë largohem direkt. Preferoj të zgjedh njeriun e
sinqertë, ku bisedat bëhen hapur e jo lojën pa arsye.
Ndërkohë që ke deklaruar se je në një lidhje me menaxherin tënd, si po shkon, jeni sërish bashkë?
Lidhja
ime vazhdon, ndihem mirë dhe e stabilizuar në këtë lidhje, përderisa
asgjë nuk ma cenon lirinë dhe hapësirat që më duhen për të bërë jetën e
një artisteje.
Një vit më parë u fol për një martesë mes jush, e keni në planet tuaja?
Sa
për martesën, në vitin 2011 martesat nuk janë më në modë. E nëse do
flisnim për njerëzit që kanë një jetë plot angazhime, siç janë dhe
artistët, mendoj se kemi shumë kërkesa dhe jemi shumë egoistë për ta
institucionalizuar një lidhje me martesë. Duhet të jem 100 për qind e
sigurt që të vendos të martohem, pasi edhe siç po e shohim përditë,
shumë çifte martohen sot dhe ndahen nesër. Unë personalisht jam pro
bashkëjetesës dhe zgjedh të bashkëjetoj, sepse vetëm ajo eksperiencë të
jep mundësinë ta njohësh personin dhe të vendosësh nëse ia vlen të
martohesh apo jo.
Meqë jemi në stinë festivalesh, duket se je shkëputur nga pjesëmarrja në to…
Faktikisht
kam dashur shumë të marr pjesë dhe të konkurroj, por s’kam gjetur ende
një këngë që të më lërë pa fjalë. Kjo ka qenë arsyeja.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!