Main » 2010 » Shator » 2 » Anjeza: Skenat sensuale të klipit, me të dashurin !
8:47 PM
Anjeza: Skenat sensuale të klipit, me të dashurin !
Këngëtarja Anjeza Branka ka prezantuar këto ditë këngën e saj të re "Ani
Ani". Një këngë ku si fabul ka protestën e një femre që nuk do të
ndihet e nënshtruar nga i dashuri, por vajza rebelohet dhe ia kthen me
të njëjtën monedhë të dashurit duke iu përkushtuar dëshirave të saj.
Klipi përshkruan idenë e këngëtares ku ajo në fillim shfaqet si
kamioniste dhe më tej hipën mbi kamion ku heq dhe uniformën e punës për
t'u shfaqur vetëm me të brendshme. Më tej klipi zhvillohet në
një jaht ku këngëtarja si protagonist ka zgjedhur pikërisht të dashurin e
saj.
"Ideja për të zgjedhur të dashurin erdhi spontane, pasi më duhej
një mashkull, dhe me kë më mirë se me atë mund t'i xhiroja ato skena ku
më duhet të përkëdhelesha apo edhe të puthesha", - tregon Branka. Ndërsa
për sa i përket ngjashmërisë në fabul, ajo është shumë larg
marrëdhënies së këngëtares, sipas saj dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me të.
Branka e cila është edhe nënë, pasi ka një djalë shfaqet në formë shumë
të mirë trupore, ndërsa në fotot që ju sjellim duket vërtetë seksi! /www.besniku.tk
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!