Anulohet dueli ndërmjet Krasniqit & Dimitrenkos! - 7 November 2009 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E dielë, 2012-05-20, 10:51 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 8
Vizitor: 8
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.237

Main » 2009 » Nëntor » 7 » Anulohet dueli ndërmjet Krasniqit & Dimitrenkos!
1:36 PM
Anulohet dueli ndërmjet Krasniqit & Dimitrenkos!

www.besniku.tkDueli ndërmjet Luan Krasniqit dhe Alexander Dimitrenkos, i cili ishte paraparë të zhvillohej më 28 nëntor, është anuluar pasi boksieri kosovar pësoi një lëndim të këmbës. Meçi është shtyrë deri në një datë tjetër, ndërsa 38 vjeçari është shumë i zhgënjyer.

Boksieri kosovar, Luan Krasniqi është zhgënjyer tej mase. Dueli, i paraparë të zhvillohet më 28 nëntor ndaj Alexander Dimitrenkos, është anuluar.

Shkak i anulimit të këtij rimeçi ka qenë një lëndim, të cilin boksieri kosovar e ka pësuar gjatë stërvitjeve të tij për duelin e 28 nëntorit. Mediet gjermane kanë njoftuar të premten se boksieri 38 vjeçar ka lënduar ligamentet e këmbës së tij të djathtë.

Si pasojë e këtij lëndimi, mediet e huaja raportojnë se Luan Krasniqi duhet t’i ndërpresë të gjitha aktivitet e tij sportive së paku për një javë. Mjekët i kanë thënë boksierit me prejardhje nga Juniku se ky lëndim tërësisht do të sanohet pas katër javësh.

Me këtë rast, Luan Krasniqi nuk ka mundur ta fshehë zhgënjimin që e ka kapluar. "Jam shumë i zhgënjyer. Mjekët më kanë thënë se më duhet të pushojë plot një javë. Kurse gjithçka do të rregullohet pas katër javësh. Kjo e bën të pamundur që ta zhvilloj luftën ndaj Dimitrenkos më 28 nëntor”, ka deklaruar Krasniqi.

"Më vjen keq që e pësova këtë lëndim pikërisht kur po kaloja nëpër një formë shumë të mirë. Isha duke u përgatitur shumë mirë për meçin e 28 nëntorit”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Luan Krasniqi do të ketë sërish shans t’i revanshohet boksierit ukrainas, Dimitrenkos. Meçi mes këtyre dy boksierëve mund të zhvillohet me një datë tjetër, atëherë kur vendos klubi i Luanit, Universum Box-Promotion.

"Dua që sa më shpejt që është e mundur t’i rikthehem formës time më të mirë dhe të boksoj kundër Dimitrenkos”, ka thënë Krasniqi.

I zhgënjyer është shprehur të jetë edhe shefi i klubit të Luanit, Stefan Braune. "Është mëkat i madh që u lëndua Luani, kur po kalonte nëpër një formë shumë të mirë. Uroj që sa më shpejt t’i sanohet lëndimi dhe t’i kthehet formës të mirë”, tha ai.

Meqenëse veç janë shitur një numër i madh i biletave për rimeçin e paraparë për t’u zhvilluar më 28 nëntor në Oberhausen, organizatorët kanë thënë se ata që i kanë blerë biletat mund t’i kthejnë dhe t’i marrin paratë e tyre.

Kategoria: Sport | Shikuar: 234 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free