Main » 2011 » Dhjetor » 20 » Arian Çani, në karaoke me Anjeza Majën!!
0:57 AM
Arian Çani, në karaoke me Anjeza Majën!!
Gazetari i njohur i "Zonë e lirë”, Arian Çani, preferon të argëtohet
ndryshe gjatë fundjavave, direkt pasi ka kaluar një natë të gjatë plot
të papritura dhe intensitet në transmetimin direkt të emisionit të tij
"Zonë e lirë”, të premteve.
Paparaci ynë është mundur ta fotografojë
Çanin ndërsa hynte në karaoke "Magic 4” në Tiranë me disa kolegë të
televizionit "Klan”, mes të cilëve dhe Anjeza Maja. Arian Çani duket
shumë në formë dhe në qejf, edhe për faktin se pas shumë vitesh emisioni
i tij vazhdon të ketë audiencën dhe vëmendjen e publikut njësoj si në
momentet e tij më të mira televizive.
Kështu që ia vlen të dalë dhe të
shijojë një gotë me miqtë, pasi gjithçka i ka shkuar dhe i shkon mirë.
Vetëm dy javë me parë, ai bëri një show të vërtetë në programin "Zonë e
lirë” në Tv Klan, me një ndër të ftuarat e tij speciale, që ishte një dj
nga Ukraina me emrin Katjushka, dhe që performoi topless në studio. Nuk
ishte hera e parë që në këtë program ai fton femra që performojnë të
zhveshura, me të cilat mund të shkëmbejë puthje në buzë publikisht. Por
këtë herë ai mori një letër nga KKRT, që i tërhiqte vëmendjen, ku thuhej
se kishte shkelur normat morale dhe etike të transmetimeve televizive,
letër që ai e lexoi në emisionin e tij.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!