Main » 2011 » Dhjetor » 5 » Arianit i tërhiqet veshi për Dj Topless (Video)!
10:55 PM
Arianit i tërhiqet veshi për Dj Topless (Video)!
Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve i tërheq veshin Arian Çanit,
autorit e moderatorit të emisionit Zonë e Lirë. Sipas një shkrese që
mban datën 2 dhjetor 2011 KKRT njofton se pas ankesës së disa
qytetarëve,
në vizionimin e emisionit të datës 25 nëntor 2011 janë
cenuar rëndë të drejtat e normat morale dhe etike të komunikimit
televiziv. Pikërisht këtë ditë, Arian Çani kishte ftuar në emisionin e
tij Zonë e Lirë, Katjushan 23 vjeçare nga Ukraina, e cila punon si DJ
Topless.
Pas një interviste ku bukuroshja rrëfeu se ishte bija e një
gjenerali ushtrie dhe arsyet pse dashuronte këtë profesion, performanca e
saj topless duket se ka sjellë edhe reagimin e KKRT-së. Sipas institucionit, përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha,
gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij
emisioni cënojnë të drejtat, edukimin dhe shëndetin moral e mendor të
fëmijëve dhe moshave të reja. Pas vërejtjeve drejtuar moderatorit Arian
Çani, ai ka reaguar në formë cinizmi.
"Lexova me vëmendje shkresën dhe të them të drejtën s'po gjej mënyrën e
duhur për ti kërkuar falje KKRT-së e cila bëhet zëdhënëse e shqetësimeve
të disa qytetarëve. Do të përpiqem të përmirësoj komunikimin tim në të
ardhmen megjithëse nëse KKRT më lejon, unë e konsiderova Katjushan
thjesht si një artiste me qenë se profesioni i saj është DJ Topless, një
profesion ky i njohur shumë në botë e jo në Shqipëri" ka thënë Cani.
Ai ka vazhduar se "I premtoj KKRTS se nëse ndonjë ditë Katjusha do të rikthehet në studion time, do e nxjerr me sutiena".
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!