 Eshte e gjate 3.95 metra,e gjere 1.74 dhe e larte 1.42 megjithese eshte nje AUDI.Me ne fund ‘Shtepia e Rratheve’ hidhet ne tregun e veturave kompakte dhe nga fillimi i veres do ti ofroje me nje cmim te papare ndonje here per nje Audi me km zero : Vetem 16000 euro.
Natyrisht,operazioni Audi A1 nuk eshte thjeshte heqje centimetrash ne karroceri dhe zerosh ne cmim.Behet fjale per nje zgjerim te games me idene e ‘luksit per te gjithe’ qe te kishte stilin e nje veture me ”4 rrathe ne hunde”.
I gjithe operacioni eshte filluar duke pasur parasysh forcen e rivaleve si Mini apo Citroen DS3. Pamja duhet te ishte ‘rinore’ dhe sportive dhe njekohesisht te intrigonte edhe publikun femeror.
Audi A1 afrohet ne menyre te pashmanghme me VolksWagen Polo, ‘vetura e vitit 2010′ dhe kjo do te thote te montoje nje telaio te realizuar me se miri,me amortizim te kuruar si kurre me pare ne veturat e segmentit ‘B’. Dyshimet e para lindin duke pare format e saj te rrumbullaketa,ne kunder tendence me ‘bijat’ e tjera te shepise prodhuese Audi.
Me modern duket konfigurimi i brendshem,vetem per 4 pasagjere me sedilet e pasme te ndara ne mes nga nje konsol qendrore sic e gjejme edhe tek Mini Countryman.Edhe nej here krahasimi me Mini-n hyn ne pune per vleresimin e volumit te bagazhit qe tek Audi A1 edhte fare pak me i madh,deri ne 267 litra,qe sidoqofte jane pak duke mos marre parasysh shtrirjen e sedileve.
Megjithese hyn ne merkaton e nje segmenti te ri,versionet e para te A1 tregojne nje kujdes te vecante per motorizimin. Audi A1 1.2 TSI turbo benzine me 85 cv,ajo qe ne fakt garanton nje cmim fillestar pre 16000 euro,ka nje kambio manuale me 5 marshe dhe kap shpejtesin 100 km/h ne 12.1 sekonda dhe arrin maksimumin,179 km/h.Te kenaqshme jane mbi te gjitha,konsumet,5.1 litra ne 100 km dhe kujdesi per ambientin i con ato ne 119 gram Co2 per kilometer.Sigurisht ajo qe ka me shume ‘Audi’ ne te eshte versioni 1.4 TSI me 122 cv : nga 0 ne 100 ne 9.1 sekonda dhe 200 km/h maksimumi me kambio manuale me 6 marsha ose 5.4 litra duke perdorur kambion S-tronic me 7 marshe si optional.
Motorrat me nafte jane 2 : 1.6 TDI me 90 ose 105 cv fuqi,3.8 litra/100 km dhe 3.9 litra/100. Nga 0-100 ne 10.8 sekonda dhe 12.22 sekìkonda.Te pajisura ne seri me butonin Start/Stop dhe me computer bordi qe tregon jo vetem te dhenat e zakonta te konsumit por edhe konsumin e karburanti nga sherbimet e tjera si kondicioneri apo shkriresi i akullit./ |