 Barcelona është duke e kërkuar mesfushorin kosovar, 15 vjeçarin Kamer Qaka, i cili vlerësohet ndër futbollistët më të talentuar në Norvegji.Për shërbimet e tij janë të interesuara edhe skuadrat e tjera evropiane, ka shkruar gazeta "Dagbladet”. Këtë e ka konfirmuar edhe babai i futbollistit.
"Menaxherët e Barcelonës çdo ditë më thërrasin për të më pyetur që të dërgoj djalin në këtë klub. Ata përcjellin çdo ndeshje ku luan Kameri. Përveç Barçës, atë janë duke u interesuar edhe Hamburgu e Werder Bremen në Gjermani, Blackburn Rovers në Angli, Brondby në Danimarkë dhe klubet më të forta norvegjeze.
Në Blackburn e Brondby ka stërvitur më herët, ndërsa drejtuesit e këtyre dy klubeve menjëherë kanë bërë ofertë”, ka thënë Adem Qaka për gazetën norvegjeze.Shpresojme qe ky te jete shqiptari i pare qe luan per nje klub te madhe si Barcelona! Me pare ishte interesuar edhe Reali i Madridit per Loric Canen por paten deshtuar perpjekjet per ta transferuar ate bote nga Marsej./www.besniku.tk/ |