Bertina dhe Erioni : Bertina me dukej shumë e ëmbël, më pëlqeu që në fillim [Plus Foto exluzive] - 30 May 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E dielë, 2012-05-20, 11:01 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 6
Vizitor: 6
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.239

Main » 2010 » Maj » 30 » Bertina dhe Erioni : Bertina me dukej shumë e ëmbël, më pëlqeu që në fillim [Plus Foto exluzive]
4:06 PM
Bertina dhe Erioni : Bertina me dukej shumë e ëmbël, më pëlqeu që në fillim [Plus Foto exluzive]
Bertina & Erioni ! www.besniku.tkBig Brother e ka marrë për mirë Erionin. Paçka se hyri vetëm e doli çift por, edhe nga ana fizike, ndryshe nga të tjerët ai ka dalë me disa kile më tepër në peshë. E gjëja më e rëndësishme është se ai dhe Beritna janë bashkë dhe ndihen shumë mirë me njeri-tjetrin.
 
Ndoshta kishin nevojë për më shumë hapësirë për të qartësuar ndjenjat e tyre, se për t'i kuptuar i kishin marrë vesh që brenda shtëpisë së Big Brother.Fatit nuk mund t'i shpëtosh, edhe pse natën e parë të hyrjes në shtëpi,
 
Erioni e shkualifikoi vajzën (shfajësohet se televizori ishte bardhezi) kur ajo u rikthye diçka provoi, diçka që më pas do të konkretizohej me një pëlqim reciprok. E pas kësaj, gjërat nuk do shkonin dhe aq mirë, pasi trysnia e qëndrimit 24 orë më të njëjtët persona, do shkaktonte krisje në marrëdhënien në çift.

Një tjetër motiv ishte edhe një banor tjetër e Big Brother, Olta. Por, për Erionin asgjë nuk ka më rëndësi tani. Kemi folur me Bertinën thotë ai, lojën e lamë brenda mureve të shtëpisë. Tani po jetojmë jetën në realitet dhe ndihemi shumë mirë bashkë. Ndërsa Olta? Të shkuara të harruara! Nuk kam më shoqëri midis tyre, ashtu siç ishte dukur, ajo e ka zhgënjyer.

Gjëja që e bashkon Erionin me Bertinën është thjeshtësia.
Është e pa mundur që gjatë pak metrave rrugë që ecën të mos vësh re sa i flasin dhe e përshëndetin. Popullariteti që ka ftuar është më se i dukshëm. Erioni synon televizion, dhe shpreson që të marrë një ofertë të tillë pune.

Tani ka vetëm nevojë për ca pushime së bashku me Bertinën. Në një intervistë për Sh2-in, ai tregon ditët e tij jashtë shtëpisë, dhe si e përjetoi qëndrimin brenda Big Brother.
 
www.besniku.tkErion, si po ndiheni pas daljes nga shtëpia, u bënë ditë...?

Nuk po ambientohem dot me orarin në radhë të parë. Fle më orën që kam fjetur te Big-u dhe zgjohem po me atë orë. Nga një qetësi absolute që ishte brenda në shtëpi, ndërsa tani shikon shumë njerëz që vijnë të takojnë, të kërkojnë shpjegime me detaje.

Shpesh herë kam ngelur i habitur, e kishin parë Big-un me aq detaje sa të pyesin, në filan datë, pse ia the këtë shprehje ti atij personi, që edhe ti vetë realisht nuk e mban mend se çfarë ke bërë aty brenda. Është një zhurmë aq e bukur, po aq edhe e lodhshme. Kam nevojë për një qetësi në këto momente.

Si është zgjimi tani që jeni në familjen tuaj?

Të them të drejtën, jetoj me prindërit po nuk po i takoj fare këto ditë. Shkoj vonë në shtëpi, ata janë në gjumë, kur unë çohem në mëngjes ata kanë ikur në punë dhe më thonë ke qenë më mirë kur ishe brenda se atje të paktën të shikonim kur të donim. Kam dhe shumë njerëz të tjerë që duhet t'i takoj dhe nuk kam mundur akoma.

E prisnit këtë lloj popullariteti që keni krijuar tashmë jashtë shtëpisë?

Të them të vërtetën, prisja një lloj popullariteti, po kaq të madh nuk e kisha menduar. Jam habitur nga reagimet. Shumë veta thonë na jeni bërë si fëmijët e familjes, kemi zgjedhur ndonjë personazh aty dhe nuk dukej sikur i kemi fëmijë këta dhe bënim tifo në çdo moment për ju. Është gjë shumë e bukur, mua po më pëlqen kjo.

www.besniku.tkFutja në Big Brother ishte strategji për të qenë në televizion, duke ditur që ju keni një eksperiencë si gazetar?

Kur jam futur në Big Brother ka qenë një moment kur kisha 3-4 muaj që isha shkëputur nga puna ku isha dhe mendova kjo mund të jetë një urë mjaft e mirë për tu futur sërish në media pas kësaj pauze. Kjo ka qenë një nga arsyet primare, pastaj rrugës nuk e kisha shumë këtë idenë që do kisha popullaritetin, qëllimi im i parë ishte kalimi në media.
 
Ju ndihmoi dega që keni përfunduar, Psikologjia brenda shtëpisë?

Nuk është se e kam përdorur shumë rolin e psikologut në shtëpi, pasi më shumë jam marrë me situatat, jam munduar t'i përballoj sikur isha në jetën e përditshme. Megjithëse psikologjia në shumicën e rasteve më ka ndihmuar, edhe pse shpesh thosha ëe lëre këtë se jashtë mund të jetë dhe ndryshe. Sepse nuk mund t'i besosh 100 për qind të gjithë banorëve, pasi të gjithë aty kanë ardhur për lojë.

Asnjërit nuk e ki besuar?

Të them të vërtetën, personave që u kam besuar ka qenë Hakiu, Jetmiri dhe Bertina me raste, pasi kur filloi të më fliste dhe kritikonte dhe unë përdora atë egon time.

Marrëdhënia me Hakiun ishte mirë, pse ditët e fundit ju nuk kishit të njëjtin raport miqësor?

Në fund me Hakiun u prishëm, jo për fajin tim. Ishte një moment kur unë e nominova atë dhe ai kur ka dalë jashtë e ka parë shumë keq atë nominim. Ndërkohë që ai gjatë gjithë kohës brenda në shtëpi thoshte; unë jam i fort, jam i fort por, duke menduar dhe besuar se ishte i fort nuk kishe pse të prekej kaq shumë.

www.besniku.tkHakiu nuk e ka pranuar asnjëherë që unë e kam prishur shoqërinë me Erionin vetëm pse më ka nominuar por, ka thënë që; ai nuk ka dhënë gjë në shtëpi, këtë janë gjërat e atij dhe mua më duken kot. Ka thënë që Erioni ka dhënë në shtëpi lojën me tre gocat, në qoftë se Erioni ka dhënë lojën me gocat, Hakiu ka dhënë gjumin, oraret e gjumit dhe zgjimin në mëngjes.

Mua më vjen keq që e prisha shoqërinë, pasi mendoja që me atë mund të kisha shoqëri dhe me Jetmirin, por kur një njeri të flak për një nominim, nuk ke se çfarë shoqërie t'i japësh atij personi. Mendoj që edhe në mos'shkuarjen e shumë gjërave në lojën time ka qenë edhe ai momenti kur Hakiu ka dalë me atë parullën në dorë që nuk dua ta fitoj ky Big Brotherin se nuk ka dhënë gjë, ndërsa dy ditë para, ma ka thënë në qoftë se nuk fitoj unë, dua ta fitosh ti.
 
Po them se përderisa të gjithë janë dobësuar dhe unë jam shëndoshur, duhet ta kem shijuar shumë.

Ishte një eksperiencë mjaft e mirë dhe thjeshtë të përballesh me 20 karaktere dhe persona të ndryshëm dhe të arrish në finale është goxha mirë. Më ka shërbyer edhe për faktin se brenda shtëpisë me njerëzit kam shkuar mirë pavarësisht fjalëve që thonë jashtë.

Kjo tregohet edhe nga fakti që nuk kam qenë në nominim për një kohë të gjatë. Kjo tregon se në komunitet di të jetojë di të përballem, di të përshtatem, dhe vetë nga natyra kështu jam. Kështu që kjo gjë u tregua edhe aty.

Ishte Big Brother një vend për të krijuar miq?

Një dy mund t'i kesh miq, po Big Brother është një vend ku ti shkon për të dhënë idetë e tua, për t'u përplasur me idetë e të tjerëve dhe për të arritur qëllimin final që është çmimi ose për atë që ti hyn. Me idenë që ti hynë, duhet t'i shkosh deri në fund asaj. Miqësitë në Big Brother deri diku nuk janë reale.

U krijua ideja që femrat rrotullohen rreth teje dhe ti aha... nuk ktheje asnjë përgjigje... ?

Unë Oltës i kam thënë që ti për mua je shoqja ime. Dhe kam pas shoqëri dhe respekt për Oltën, pasi njihja babanë dhe vëllanë e saj.

E shihja në aspektin shoqëror, por, siç thamë, në Big Brother nuk ka shoqëri.
Nuk është e lehtë që në një ambient në një shtëpi të jesh gjatë gjithë kohës nga dikush i pëlqyer.

www.besniku.tk Bertina ju pëlqeu që në momentin e parë që e patë?

Bertinën e kam skualifikuar, por në momentin që unë kam ikur e kam marrë me Xhimin tek zona tunelit, kur ka ardhur, aty jam habitur me atë flokun kaçurrela, me atë hundën e vogël, kishte një shkëlqim... me atë pelushin e bardhë, me dukej shumë e ëmbël dhe realisht më pëlqeu që në fillim.

Ndoshta disa banorë, Jetmiri dhe disa të tjerë do ta kenë vënë re këtë pëlqimin tim dhe për ditëlindje ma bënë lojën duke vënë Bërtitën ta luante rolin e një femre.

Po më vonë gjërat nuk shkuan aq vaj, pse ?


Problemi jonë është se në të dy duam të jemi protagonist dhe kjo është e vërtetë. Mua nuk më pëlqejnë shumë kërkesat e llogarisë. Unë realisht me veten time mundohem gjithë kohës të jem në rregull.

Dhe kur një njeri të thotë një gjë, pavarësisht se mund të jetë ashtu siç thotë ai, ti ke atë kokëfortësinë tënde që thua, Ok, për inatin tënd do ta bëjë edhe këtë. Megjithatë, në shumë situata kam gabuar në shtëpi, por përsëri ajo është lojë.

Pas daljes suaj nga shtëpia, si vazhdon të jetë marrëdhënia me Bertinën?

Vazhdojmë të jemi bashkë. Dhe i kisha thënë dhe brenda që ne do flasim jashtë. Brenda shtëpisë, situatat janë shumë të vështira për t,u kuptuar dhe për t,u administruar, ndërkohë jashtë është shumë më ndryshe.

Vetë fakti që atje je 24 orë me një person, do s'do, do kapesh me një grimcë të vogël, ndërkohë jashtë ke më shumë hapësirë për t'u marrë me shumë gjëra. Kem folur me Bertinën, jemi sqaruar dhe kemi thënë ajo është pjesa e lojës ngelet te loja, jeta jonë reale është këtu jashtë dhe ne jemi bashkë e jemi shumë mirë.
 
Çfarë të përbashkëtash keni me Bertinën?

Thjeshtësinë.

Duket sikur po bëhet një "konkurrencë" ofertash për banorët. Ju keni pasur ndonjë ofertë pune?
Mua nuk më ka ardhur asgjë akoma. Qejfin e kisha të isha në media, por e rëndësishme është të mos jesh pa punë. Edhe me sportin dua të vazhdoj, që nga java tjetër do filloj të shkoj.

Me Oltën keni folur dhe pas Post-Big Brother?

Më Oltën folëm vetëm aty në studio, mbaroi spektakli unë u largova me miqtë e mi dhe kështu që... nuk jam ulur të sqarohem dhe nuk kam ndonjë interes të madh të sqarohem me të. Kur një person në një moment del hedh balt mbi figurën time, një person që gjatë gjithë kohës në shtëpi është munduar të bëjë lojë duke më përdorur mua, pavarësisht se mund të ketë renë edhe vetë pre e lojës.

Mua nuk më pëlqejnë këto gjëra, unë nuk do ta bëja kurrë të dilja jashtë dhe të hidhja balt për një person. Ajo një dhe Hakiu dy janë dy persona që kanë hedhë balt mbi mua dhe realisht më vjen keq për këtë.

Olta e ka quajtur Bertinën provinciale, çfarë mendimi keni për pohimin e saj?

Po le të thonë, tani unë nuk e di ça kuptojnë këta me provinciale. Unë do të doja t'i pyesja kush është ndryshimi midis provincialit dhe qytetarit. Më është dukur habi. Si provinciale që thonë, është shumë e qytetëruar e kulturuar dhe e shkolluar.

Vera po afron, do bëni pushime?

Do bëj pushime patjetër, se realisht janë shumë i lodhur. Katër muaj atje brenda, pavarësisht se shumë thonë që janë pushime, po ana psikologjike është lodhur. Po të shohim se si do jetë edhe Bertina me punën, pasi ka filluar punë dhe mund ta ketë kohën e reduktuar.
 
Kategoria: Intervista | Shikuar: 2578 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 4.0/4
Komente totale: 1
0  
1 ETLEVA   (2011-03-29 6:06 PM)
UAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA SA CIFT I LUMTUR SE BESOJA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! U PLEQEROFSHI BASHKE

Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free