Big Basta në raporte jo të mira me kolegët! - 1 September 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E merkur, 2012-02-08, 11:14 AM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menyja Kryesore:

Tv LIVE:

Chati:
200

Posto Lajmin ne:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 5
Vizitor: 5
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.237

Main » 2010 » Shator » 1 » Big Basta në raporte jo të mira me kolegët!
4:26 PM
Big Basta në raporte jo të mira me kolegët!
Big Basta Konflikte me koleget!Sot janë në dy kahe të kundërt, ndërsa vetëm një vit më parë ecnin mbi të njëjtën rrugë. Rebeli Big Basta nuk do njeri mbi kokë. Fillimisht këtë e demonstroi kur menaxhohej nga Dr. Flori e Produkt 28 (Studio Style), apo Ervin Gonxhaj (Immortal Records) e së fundmi nga Flori Mumajesi (NRG Records).

Alibija e prishjes së marrëdhënieve me menaxherët ishte pikërisht mosnxjerrja e albumit në kohë prej tyre. Këtë e ka pohuar vetë reperi, sidomos pas ndarjes së fundit dhe të përfolur prej tij me Flori Mumajesin, me të cilin kishte disa bashkëpunime.

Por këtë herë indinjata e Gerald Xharit të njohur nga të gjithë me emrin muzikor Big Basta i kishte kaluar caqet. Aq sa ai vetë doli në disa të përjavshme për të komentuar ndarjen e tij me Florin e për të thënë gjithë zhgënjimet e tij, ku sigurisht çështja e albumit ishte argumenti kryesor. Edhe sot e kësaj dite mëria e tij vazhdon. Pak muaj më parë madje ai u dedikoi edhe një këngë ish-menaxherëve të tij, ku ndërsa i bënte qejfin vetes nuk stepej të fliste kundër "West Side Family” e Flor Mumajesit. Por të mos mjaftonte kjo këtu përfshin edhe këngëtaren Elvana Gjata.


Kënga "Historia ime”, rrëfen nisjen e karrierës së tij por edhe mënyrën sesi e paskëshin "përdorur” të gjithë. Megjithatë ajo që kemi vëzhguar së fundmi, edhe pse është kundër Florit, Big Basta duket se po e ndjek atë në çdo hap në muzikë. Këtu e kemi fjalën për bashkëpunimet e tij. Pikërisht ka afruar këngëtaren Samanta Karavello dhe ka realizuar këngën e saj "Le të jetë”, e cila duhet thënë se për analogji, e ka nisur rrugën njësoj si Elvana Gjata në "Ethet e së premtes mbrëma”. Por ajo që vihet re në klipin e Samantës është se ka një ngjashmëri po me këngën e Elvanës "Vetes”; vajza të shtrira në breg të detit dhe që dalin nga deti duke përkëdhelur veten.

Ndërkaq një suport mediatik, po të madh Big Bastës po i jep Zaimina. Të mos harrojmë këtu që një vit më parë Big Basta bashkëpunoi me Çiljetën në këngën "Deja vu”, këngë vazhdimi i së cilës "Next episode” është lançuar këtë verë. Ç’ka do të thotë se Zajmina krah Big Bastës ka zënë vendin e Çiljetës, por në të njëjtën kohë edhe i ka ndenjur besnik Big Bastës, me të cilin çuditërisht nuk ka asnjë bashkëpunim, përveç faktit se ajo së bashku me Samanta Karavellon shfaqen në klipin e Big Bastës. Ajo që duket qartë është se Big Basta po luan me të njëjtat armë si të Florit, madje është po kaq rigoroz në ndjekjen e karrierës siç vepron edhe Mumajesi. Së fundmi, Big Basta është shfaqur në tregun muzikor me këngën "Welcome to AL”, ku çuditërisht shohim si sport edhe këngëtaren Jonida Maliqi që bën modelen krah reperit në këtë këngë.
Kategoria: VIP | Shikuar: 131 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklamo këtu:

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video e zgjedhur

Na ndiq në Facebook!

Kalendari
«  Shator 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1484]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [321]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [81]
Lifestyle
Jashtzakonshme [127]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [34]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free