Bota në vitin 2025!! - 8 September 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E dielë, 2012-05-20, 11:02 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 6
Vizitor: 6
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.238

Main » 2010 » Shator » 8 » Bota në vitin 2025!!
1:11 PM
Bota në vitin 2025!!
Bota ne vitin 2025 !! Sistemi ndërkombëtar – siç është ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore – do të jetë thuajse krejt tjetër aty nga viti 2025.
 
Në fakt, "sistem ndërkombëtar” është një term i gabuar, duke qenë se ka më shumë të ngjarë të jetë tërësisht i çrregullt sesa i organizuar; përbërja e tij hibride dhe heterogjene, siç i shkon një tranzicioni, i cili do të jetë një proces në punë e sipër në 2025-n.
 
Ky transformim po ushqehet nga një ekonomi globalizuese, e orientuar nga një zhvendosje historike e pasurisë relative nga Perëndimi drejt Lindjes, si dhe përmes rritjes së epërsisë së lojtarëve të rinj, veçanërisht Kinës dhe Indisë.
 
SHBA-ja do të mbetet aktori i vetëm më i rëndësishëm, por do të jetë më pak influent. Ashtu siç ndodhte me Shtetet e Bashkuara në shekujt e 19-të dhe e 20-të, Kina dhe India do të jenë, sipas rastit, hezituese ose të paduruara për të pretenduar role më të rëndësishme në skenën botërore. Në 2025-n, që të dyja do të jenë më shumë të interesuara që të zgjidhin problemet e brendshme, sesa për ndryshimin e sistemit ndërkombëtar.
Krah për krah me zhvendosjen e pushtetit mes vendeve-kombe, pushteti relativ i aktorëve joshtetërorë – përfshi biznese, fise, organizata fetare, madje edhe kriminale – do të vazhdojë të rritet. Një sërë vendesh, ka gjasa që edhe të kapen dhe të drejtohen nga organizata kriminale. Në zonat e Afrikës ose Azisë Jugore, shtetet ashtu siç i njohim, mund të shuhen, si pasojë e paaftësisë së qeverive për të siguruar nevojat bazë, përfshi sigurinë.
Rreth këtyre viteve, komuniteti ndërkombëtar do të përbëhet nga një sërë aktorësh, përveç "joshtetërorëve” dhe do t’i mungojë një qasje përshtatëse ndaj qeverisjes botërore. "Sistemi” do të jetë multipolar me shumë parcela aktorësh shtetërorë dhe joshtetërorë. Sistemet ndërkombëtare multipolare – si Koncerti i Europës – kanë ekzistuar edhe në të shkuarën, por ai që po lind është i paprecedentë, sepse është global dhe përfshin një përzierje aktorësh shtetërorë dhe joshtetërorë, të cilët nuk grupohen në kampe rivale me epërsi pak a shumë të njëjtë.
Karakteristikat më të spikatura të "rendit të ri” do të jenë spostimet nga një botë unipolare, e mbizotëruar nga Shtetet e Bashkuara në një hierarki deri diku e pastrukturuar e fuqive të vjetra dhe kombeve në ngjitje, si dhe një shpërndarje e pushtetit nga aktorët shtetërorë te ata joshtetërorë.
"…ne nuk besojmë se po shkojmë drejt një shkatërrimi të plotë [të sistemit ndërkombëtar]… megjithatë, 20 vjetët e tranzicionit drejt një sistemi të ri ndërkombëtar janë të mbushura me rreziqe…”
Historia na tregon se ndryshimi i shpejtë sjell shumë rreziqe. Pavarësisht paqëndrueshmërisë së fundit financiare, si rezultat i së cilës do të përshpejtohen shumë prirje ekzistuese, ne nuk besojmë se po shkojmë drejt një rrënimi të plotë – siç ndodhi në vitet 1914-1918, kur një fazë më e herët e globalizimit u bllokua tërësisht. Megjithatë, në 20 vjetët e tranzicionit drejt një sistemi të ri ndërkombëtar, janë të ngarkuara me rreziqe shumë më tepër nga ç’menduam kur publikuam "Mapping the Global Future”, në vitin 2004. Këto rreziqe përfshijnë përshkallëzimin e garës bërthamore në Lindjen e Mesme dhe konflikte të mundshme ndërshtetërore për burimet. Diapazoni i çështjeve "transnacionale” që kërkojnë vëmendje, vjen në rritje, duke përfshirë probleme që lidhen me kufizime të burimeve në energji, ushqim e ujë, si dhe shqetësime për ndryshimin klimatik. Institucionet botërore që mund ta ndihmonin botën në përballjen me këto probleme dhe, më përgjithësisht, të zbusnin rreziqet e ndryshimit të shpejtë, aktualisht shfaqen të pazotët për t’u ngritur në nivelin e sfidave, pa përpjekjet e përbashkëta të liderëve të tyre.
Më shumë ndryshim sesa vazhdimësi
Ndryshimi i shpejtë i rendit ndërkombëtar, në një kohë sfidash gjeopolitike të përshkallëzuara, rrit gjasat e ndalesave të menjëhershme, tronditjeve dhe të papriturave. As edhe një rezultat nuk ngjan i parapërgatitur: modeli perëndimor i liberalizmit ekonomik, demokracisë dhe sekularizmit, për shembull, të cilin shumë e supozuan të ishte i paevitueshëm, mund të humbasë shkëlqimin e tij – të paktën në periudhën afatmesme.
Në disa raste, elementi surprizë është thjesht çështje tempizmi: një tranzicion i energjisë, për shembull, është i paevitueshëm: pyetjet e vetme janë kur dhe sa vrazhdë ose butë do të ndodhë ky tranzicion. Goditjet e tjera janë më pak të parashikueshme. Duke marrë parasysh se çfarë ngjan e pagjasë sot mund të bëhet e realizueshme apo dhe të ndodhë në 2025-n, ne kemi marrë parasysh një sërë "tronditjesh” të mëvetësishme të zhvillimit. Shembujt përfshijnë impaktin botëror të shkëmbimit të armëve bërthamore, një zëvendësim të shpejtë të karburanteve fosile (d.m.th.: nafta, gazi dhe nënproduktet – shënim i përkthyesit) dhe një Kinë "demokratike”.
Teknologjitë e reja mund të prodhojnë zgjidhje, siç mund të jenë alternativat e zbatueshme përkundrejt karburanteve fosile apo mënyra për të kapërcyer kufizimet e ushqimit dhe ujit. Një pasiguri kritike është nëse teknologjitë e reja do të zhvillohen dhe komercializohen në kohë për të evituar një ngadalësim të rritjes ekonomike, që vjen si pasojë e kufizimit të burimeve. Ky ngadalësim do të sabotonte ngritjen e fuqive të reja dhe do t’u jepte një goditje serioze aspiratave të atyre vendeve që ende nuk janë tërësisht brenda lojës së globalizimit. Në një botë ku mbizotërojnë kufizimet, mund të shkrepin sjellje të ndryshme nga ato, kur mungesat tejkalohen nga teknologjia apo mjete të tjera.
Të ardhmet alternative
Ashtu si në punimet tona të mëparshme, do të shpjegojmë të ardhme alternative që ka gjasa të materializohen nga prirjet që diskutohen. Ne i shohim 15-20 vjetët që vijnë si një nga ato pika kthese të mëdha në histori ku, ku faktorë të shumëllojshëm, ka gjasa që të ndikojnë. Mënyra sesi këta faktorë ndërveprojnë mes tyre dhe roli i udhëheqjes do të jenë vendimtar mbi rezultatin.
Në ndërtimin e këtyre skenarëve, ne u fokusuam mbi pasiguri kritike, përsa i përket rëndësisë relative të kombit-shtet, krahasuar me aktorët joshtetërorë, si dhe mbi nivelin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Në disa prej këtyre skenarëve, shtetet janë mbizotëruese dhe drejtojnë dinamikat globale; në të tjera, aktorë joshtetërorë, duke përfshirë lëvizje fetare, OJF-të dhe individë jashtëzakonisht të fuqishëm, luajnë role më të rëndësishme. Në disa prej skenarëve, aktorët kryesorë bashkëveprojnë në grupe konkurruese, përmes partneritetit dhe lidhjeve ndërkufitare. Skenarë të tjerë parashikojnë edhe më shumë bashkëveprim, ndërsa aktorë autonomë operojnë të pavarur dhe në disa raste përplasen mes tyre.
Në të gjithë skenarët fiktivë, ne nënvizojmë sfidat që mund të lindin si rezultat i transformimeve aktuale globale. Skenarët paraqesin situata të reja, dilema apo parashikime që do të shkaktojnë përmbysje në skenën globale, duke krijuar botë të reja shumë të ndryshme. Asnjë prej këtyre skenarëve nuk është i pashmangshëm, apo edhe domosdoshmërisht me gjasa që të ndodhë, por ashtu si me shumë pasiguri të tjera, këta janë lojtarë të rëndësishëm.
- Një botë pa Perëndimin
Në këtë botë, të përshkruar në një letër imagjinare nga një drejtues i së ardhmes në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (OBS – "SCO”), fuqi të reja zëvendësojnë Perëndimin, si krerë të skenës botërore. SHBA-ja ndihet e mbingarkuar dhe tërhiqet nga Azia Qendrore, duke përfshirë Afganistanin, ndërsa Europa nuk hyn në lojë që të marrë stafetën e udhëheqjes. Rusia, Kina dhe të tjerë detyrohen të përballen me rrezikun e rrëmujës dhe paqëndrueshmërisë në Azinë Qendrore. OBS-ja fiton epërsi, ndërsa statusi i NATO-s dobësohet. Antagonizmi ndaj Kinës në SHBA dhe Europë arrin një kreshendo dhe barriera kundër tregtisë vihen në fuqi. Rusia dhe Kina bashkohen në një martesë interesi; vende të tjera – India dhe Irani – tubohen rreth tyre. Mungesa e një blloku të qëndrueshëm – qoftë ky në Perëndim apo në botën joperëndimore – i shtohet paqëndrueshmërisë dhe trazirave në rritje, duke rrezikuar globalizimin.
- Surpriza e tetorit
Në këtë botë, të përshkruar në ditarin e një presidenti të ardhshëm të SHBA, shumë vende janë angazhuar në nxitjen e rritjes ekonomike në kurriz të ruajtjes së mjedisit. Komuniteti shkencor nuk ka qenë në gjendje të lëshojë paralajmërime të posaçme, por shqetësimet rriten se një pikë kulmore është arritur dhe se pasojat e mundshme do të jenë shumë shkatërrimtare. Qyteti i Nju Jorkut goditet nga një uragan vigan që vjen si pasojë e ndryshimit klimatik, NY Stock Exchange (Bursa e Nju Jorkut) dëmtohet rëndë dhe, përballë këtij shkatërrimi, udhëheqësve botërorë u duhet të fillojnë të mendojnë për të marrë masa drastike, si zhvendosja e pjesëve të qyteteve bregdetare.
- Shkatërrimi i BRIC-it
Në këtë botë, shpërthen një konflikt mes Kinës dhe Indisë mbi aksesin në burime jetike. Fuqitë e jashtme ndërhyjnë para se konflikti të përshkallëzohet dhe t’i vërë zjarrin botës. Përplasja vjen si pasojë e dyshimit të kinezëve se të tjerët po përpiqen të rrezikojnë furnizimin me energji të Pekinit zyrtar. Keqkuptimet dhe llogaritjet e gabuara sjellin konfliktin. Ky skenar nënvizon rëndësinë e energjisë dhe të burimeve të tjera, si një pushtet i madh përballë rritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm. Gjithashtu, tregon hapësirat për konfliktin në një botë multipolare, që ka po aq gjasa të ndodhë përmes shteteve në ngjitje sa çka edhe ndërmjet fuqive të vjetra e të reja.
- Politika nuk është gjithnjë lokale
Në këtë botë, të konturuar në një artikull nga një reporter fiktiv i Financial Times, rrjete të ndryshme joshtetërore – OJF, grupime fetare, udhëheqës biznesi dhe aktivistë lokalë – bashkojnë forcat për të vendosur axhendën ndërkombëtare mbi mjedisin dhe përdorin pushtetin e tyre për të zgjedhur Sekretarin e ri të Përgjithshëm të OKB-së. Koalicioni politik i aktorëve joshtetërorë luan një rol vendimtar në vendosjen e një marrëveshje të re botërore mbi ndryshimin klimatik. Në këtë botë të re të lidhur përmes komunikimeve dixhitale, një klase të mesme në rritje dhe grupe interesi tranzitore, politika nuk është më lokale dhe e brendshme, ndërsa axhendat ndërkombëtare bëhen gjithnjë e më të këmbyeshme.
Projektimet afatgjata: Një rrëfenjë paralajmëruese
Në shekullin XX, ekspertët që bënë parashikime për 20 vjetët që vijnë – pak a shumë periudha që mbulon ky studim – shpesh nuk i parashikuan ndodhitë madhore gjeopolitike, duke i bazuar parashikimet e tyre në projeksione lineare, pa eksploruar mundësitë që mund të shkaktonin përmbysje. Para Luftës së Parë Botërore, ndërsa tensionet ndërmjet "fuqive të mëdha” europiane ishin në rritje, pak kishin qoftë dhe një ide të vagullt mbi trazimet e mëdha që po vinin, që nga niveli i masakrës së përbashkët e deri te gremisja e perandorive shekullore. Në fillim të viteve 1920, pak e imagjinuan situatën vdekjeprurëse që po gatuhej, të ndjekur nga Depresioni i Madh, gulagët e Stalinit dhe një luftë botërore edhe më të përgjakshme, që numëroi gjenocide të shumta. Periudha e pasluftës pa themelimin e një sistemi të ri ndërkombëtar – shumë institucione të të cilit, si Kombet e Bashkuara apo Breton Ëoods – janë ende mes nesh. Edhe pse epokës bipolare dhe bërthamore nuk i munguan lufta dhe konfliktet, ajo siguroi një kornizë të qëndrueshme deri në rënien e bashkimit Sovjetik. Zhvillimi i një ekonomie të globalizuar, në të cilën Kina dhe India luajnë role madhore, ka hapur një epokë të re pa rezultate të qarta.
Leksionet nga shekulli i shkuar, megjithatë, duket se sugjerojnë:
Udhëheqësit dhe idetë e tyre kanë peshë
Asnjë histori e njëqind vjetëve fundit nuk mund të rrëfehet pa rrëmuar në rolet dhe mendimin e udhëheqësve të tillë si Vladimir Lenin, Josif Stalin, Adolf Hitler dhe Mao Ce Dun. Veprimet e udhëheqësve dominues janë elementi më i vështirë për t’u paraprirë. Në disa rrethana të shekullit të XX, ekspertët perëndimorë menduan se idetë liberale dhe ato të tregut kishin triumfuar. Siç rezultoi nga impaktet e Çërçillit, Ruzveltit dhe Trumanit, udhëheqësia është faktor kyç edhe në ato shoqëri ku institucionet janë të forta dhe hapësira e manovrimit për të përdorur pushtetin personal është më e ndrydhur.
Paqëndrueshmëria ekonomike përfaqëson një faktor rreziku madhor
Historianët dhe shkencëtarët socialë kanë zbuluar një marrëdhënie të fortë ndërmjet ndryshimeve të shpejta ekonomike – pozitive dhe negative – dhe paqëndrueshmërisë politike. Përmbysja masive dhe paqëndrueshmëria ekonomike që u shfaqën nga fundi i globalizimit "të parë” në 1914-1918 dhe ngritja e barrierave proteksioniste në vitet 1920 dhe 1930, kombinuar me inatet këmbëngulëse mbi traktatin e paqes së Versajës, krijuan themelet për Luftën e Dytë Botërore. Rënia e perandorive multietnike dhe kombëtare – që kish nisur pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke vazhduar me fundin e perandorive koloniale në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore – gjithashtu, ndërseu një radhë të gjatë konfliktesh kombëtare dhe etnike, që i përngjason të tashmes. Globalizimi i sotëm, gjithashtu, ka shpërhapur lëvizjen e njerëzve, duke përçarë kufijtë tradicionalë, socialë dhe gjeografikë.
 
Rivalitetet gjeopolitike provokojnë përmbysje më shumë nga ç’bën ndryshimi teknologjik
Shumë theksojnë rolin e teknologjisë në sjelljen e ndryshimeve radikale dhe nuk ka dyshim se ka qenë një vozitës kryesor. Ne, si të tjerët, kemi nënvlerësuar shpesh impaktin e saj. Megjithatë, gjatë shekullit të fundit, rivalitetet gjeopolitike dhe pasojat e tyre kanë qenë shkaqe shumë më thelbësore të luftërave të shumta, gremisjes së perandorive dhe lindjes së fuqive të reja, sesa vetë teknologjia.
Kategoria: Lifestyle | Shikuar: 336 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari
«  Shator 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free