 Edicioni i dytë i reality show, Shpija e Kosovës, ka për fitues Ylli Dervishin, i njohur ndryshe si Buci. Në finale Buci arriti që të mposhtë dy prej favoritëve tjerë, Arin dhe Qopën, përderisa në pozitën e dytë u rendit Valoni.
Buci në natën finale ishte së bashku me 6 banorë tjerë të Shpisë të cilët u eliminuan gjatë spektaklit ndërsa krejt në fund mbeten 2 kandidatë. Fjala është për Valon Havollin dhe Yll Dervishin,
që gjatë gjithë kohës edhe janë parë nga publiku si dy kandidatë kryesor për të fituar garën, ndërsa në fund triumfoj ky i fundit. Spektakli "Shpija e Kosovës 2”, ka nisur me 25 nëntor, dhe është transmetuar në Kohavision.Fitoren e Bucit në Shpija e Kosovës 2 e kanë përshëndetur shumë fytyra të famshme me anë të Facebookut. Reperi i grupit Skillz, Ledri Vula, ka shfrytëzuar profilin tij për ta uruar Bucin, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe këngëtarja Adelina Berisha.
Pas përfundimit të edicionit të dytë të Shpija e Kosovës, edicion ky i shumëkritikuar për mënyrën e realizimit teknik, së shpejti pritet të fillojë dhe VIP Shpija 2, me protagonistë njerëzit më prominentë të skenës artistike shqiptare.
|