Albana Osmani na zbulon nëpërmjet profilit të saj në Facebook se
Lorik Cana nuk do të intervistohet në të njëjtën pishinë ku ka hyrë edhe
ish-e dashura e tij Adelina Tahiri.
Nëpërmjet një fotoje të
publikuar në profilin e Albanës Lorik Cana do të jetë i ftuar në
rubrikën e personazheve VIP që intervistohen në pishinë në programin "E
diell”. Lorik Cana do të jetë i veshur me një robdëshamber të
kaltër dhe intervistën do ta japë jashtë pishinës. Në këtë pishinë
Albana Osmani ka intervistuar Adelina Tahiri, Ingrid Gjoni, Arjan
Konomi, Robert Aliaj etj.Ajo që pritet më shumë nga ky rrëfim i
Lorik Canës është bota e tij e brendshme shpirtërore sesa ajo
futbollistike dhe profesionale. Karriera e Canës është e shpërndarë mes
Francës (PSG-ja dhe Marseille), Anglisë (Sunderland) dhe Turqisë bashkë
me pagesën e lartë që merr tek Lazio (1,7 milionë euro). /tema/www.besniku.tk/ |