 Janë zbuluar detaje rreth koncertit të reperit amerikan me famë botërore, Cordozar Calvin Broadus, i njohur më mirë si Snoop Dogg.
Organizatorët e koncertit të planifikuar më 10 korrik , kanë treguar se janë përzgjedhur katër këngëtarë lokalë që do të paraqiten para publikut në Prishtinë. Bëhet fjalë për këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Altuna Sejdiu, grupin Jericho dhe këngëtarin nga Londra Eduar Muhaxhiri.
Këta këngëtarë do të interpretojnë nga tri këngë, para paraqitjes në skenë të Snoop Dogg, i cili do fillojë të interpretojë në orën 21:00 dhe do të performojë për një orë e gjysmë hitet e tij.Koncerti eshte organizuar nga kompania e telefonise mobile Z-mobile ku bileta eshte 25 euro me nje numer gratis me 25 euro kredit!. Interesime te medha jane ne vendet perreth Kosoves per te marre pjese ne kete koncert./www.besniku.tk/ |