Main » 2011 » Dhjetor » 6 » Dafina fiton betejën me Dailymotion!
3:15 PM
Dafina fiton betejën me Dailymotion!
Dafina Zeqiri do të dëmshpërblehet me një shumë të hollash nga një
kompani me bazë në internet, e cila kishte shfrytëzuar krijimet e saj pa
leje. Kompanisë e cila publikon video në internet,
"Dailymotion”,
emetimi i paautorizuar i dy videoklipeve të këngëtares i ka kushtuar 45
mijë euro. Gjykata e Landit në Hamburg të Gjermanisë, ka vendosur në
favor të saj, duke dëmshpërblyer këngëtaren, pasi ajo e kishte paditur
kompaninë në fjalë për shkelje të të drejtave autoriale.
Bëhet
fjalë për klipet "My Swag-the making off” dhe ‘My Swag” të cilat ishin
publikuar nga kompania pa lejen e këngëtares. E gjithë kjo ishte me
iniciativën e ish-menaxherit të Dafina Zeqirit, Drin Zatriqit, tashmë
menaxher i ‘labelit’ BabaStar. Drin Zatriqi ka thënë se kjo është hera e
parë që ngrihet padi kudër "DailyMotion” duke mbrojtur një vepër
shqiptare. Kjo shumë prej 45 mijë euro do të ndahet mes këngëtares dhe
Drin Zatriqit./www.besniku.tk/
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!