Dafina vs. Elvana, lufta e heshtur e dy Divave! - 27 November 2011 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E dielë, 2012-05-20, 11:13 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 4
Vizitor: 4
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.239

Main » 2011 » Nëntor » 27 » Dafina vs. Elvana, lufta e heshtur e dy Divave!
1:26 AM
Dafina vs. Elvana, lufta e heshtur e dy Divave!
www.besniku.tk Dafina vs. Elvana, lufta e heshtur e dy Divaveh!!Të jesh 1-shi në muzikën mbarëshqiptare, jo vetëm që nuk është e lehtë, por nënkupton përpjekje të vazhdueshme, kurim të imazhit, veshje skenike, investim të pamasë në para, pasi rivaliteti nuk toleron kurrë.

Dy këngëtaret më "inn” të kohëve të fundit në skenën muzikore shqiptare, Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri, duket se janë prekur pikërisht nga ethet e kësaj "lufte” të heshtur që po zhvillohet mes tyre. Të dyja janë më të preferuarat e rrjedhimisht më të paguarat në koncertet në mbarë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, diasporën etj.

Për më tepër, secila prej tyre po e mban në "tiro” gjininë e muzikës që lëvrojnë, pasi klipet e tyre këtë vit nuk kanë fund. Mesa duket, dy këngëtaret e njohura s’kanë kohë as të marrin frymë, le pastaj për pushime... Reklamë ka bërë Dafina Zeqiri më parë, një reklamë banke në Kosovë ka realizoi së fundmi edhe Elvana Gjata, ku për "inat të të gjithëve” shfaqej më seksi se kurrë. Por, pse pikërisht në Kosovë, apo për shkak se atje Elvana ka qenë shumë e popullarizuar, ka nisur të pëlqehet çdo vit e më shumë Dafina, duke ia lëkundur kështu pozitën këngëtares shqiptare, fituese të "Top Fest 8” me këngën "Me ty”?!

Ndërkaq, për Dyffy-n, për të cilën u tha se kërkoi para për të marrë pjesë në "Zonë e lirë” të Arian Çanit, (gjë që normalisht nuk i leverdis, sepse të paktën publiku shqiptar do kishte mundësi ta ndiqte në këtë emision, por ajo nuk erdhi fare, ndoshta ngaqë iu refuzua kërkesa!), ka nisur epoka e këngëve në anglisht, me qëllimin për të thithur sa më shumë admirues anglishtfolës (sepse ne shqiptarët vdesim kur bëhet fjalë për gjuhë të huaja!), por edhe për të pasur një armë më tepër për të prekur tregun europian, për të cilin Elvana nuk ka tentuar ende. Këto kohë në fakt, Zeqiri, për të cilën është shkruar se është ndarë nga i fejuari, Krenari; i është kundërpërgjigjur "goditjes” së Elvanës në një tjetër mënyrë: pasi publikoi këngën e saj në anglisht, "My Swag”, që në shqip do të thotë "Hakmarrja ime” ose "Armët e mia”, do të sjellë më 1 dhjetor këngën "D&G”, në bashkëpunim me një nga reperët më të njohur në trojet mbarëshqiptare, Getoar Selimit të "Tingullit 3nt”. 

Nëse për "My Swag” (këngë që nuk pati suksesin e pritur!) sipas thashethemeve, iu kushtua Elvanës, Tunës dhe Genta Ismajlit, të cilat Dafina i konsideron rivalet më të forta, (pasi sikurse edhe ajo, ato janë seksi, vokaliste, madje kanë më tepër vite në skenë), "D&G” nuk dihet të ketë ndonjë dedikim … Dafina, e talentuar sidomos për muzikën R’N’B, i ka marrë masat nga ana e saj, duke i dhënë ekskluzivitetin e këngëve të saj më të fundit STV (Supersonic Televizion), që deri më tani e ka lançuar shumë Elvanën. Qëllimi i Dafina Zeqirit është që të rrëzojë popullaritetin e Elvana Gjatës, sepse synimi i saj ka qenë pushtimi i tregut në Shqipëri, ndoshta për të përmirësuar "gabimet” e saj, pra kërkimin e parave për intervista të ndryshme. Por, ja që fati i saj i keq kanë qenë arenat e festivaleve moderne, siç janë "Kënga Magjike” apo "Top Fest”, trofeun e të cilit këtë vit e rrëmbeu Elvana. Dafina ka marrë pjesë në festivale në Shqipëri, por ka sukses të madh. Megjithatë, ajo mund të justifikohet me faktin se kënga "Vibe” që e ka kënduar në bashkëpunim me Tunën dhe 2Po2 është një nga hitet më të klikuara shqiptare.

Ndaj, po të mos jesh inteligjent, është e vështirë t’i mbijetosh kësaj "Xhungle muzikore”, kështu që e mirënjohura Elvana Gjata, e cila në albumin e saj të fundit i ka të gjitha këngët hite, është duke përgatitur një superklip, që sikurse është mësuar, do të jetë super i kushtueshëm, bile disa thonë se deri më tani nuk është parë klip i tillë në Shqipëri. Stafi i "Provideo”, me të cilin po bashkëpunon për klipin e ri hitbërësja e "Ku jeton dashuria ime”, "Nuk janë më”, "Dhe zemra ndal”, "Mamani nejen”, "Vetes”, "A ke ti zemër”, "Dhe zemra ndal”, etj., garantojnë që video e këngës "Gjaku im” do të jetë "bombë”. Si pritet të shkojë lufta Elvana- Dafina, rezultatin mbetet vetëm ta shohim në vijim…

Do sukses?! Kërkoji "ndihmë” Getoar Selimit

Kur diçka nuk ecën mirë, ose kur nevojitet një sukses i padiskutueshëm, nga ata që konsideron "boom”, fjala kyçe është; zgjidh një reper me të cilin të bashkëpunosh. Strategjinë po e aplikon në mënyrë shumë efikase Dafinat Zeqiri, një prej këngëtareve më të talentuara në skenën muzikore të këtyre viteve të fundit. E favorizuar edhe nga thashethemet për ndarje e ribashkime me të dashurin, Krenarin, ajo ka bërë- sikurse në shah, një lëvizje mjaft të gjetur; thonë që kur ke nevojë për "një dorë të mirë”, thërrit Getoar Selimin e "Tingulli 3NT” dhe kjo është pikërisht ajo që ka bërë Duffy. E kanë provuar më parë Soni Malaj, Elvana Gjata, Çiljeta etj., dhe kanë pasur jashtëzakonisht shumë sukses. Kënga më e re e Dafinës dhe Getit titullohet "D&G” dhe këtu nuk e kemi fjalën për logon e "Dolce & Gabanna”, por për hitin e ri që do të lançohet më 1 dhjetor. Realisht, Duffy në këtë datë ka paralajmëruar edhe albumin e saj më të ri, ndërsa për t’i bërë pak më shumë publicitet kësaj kënge, në Tëitter ajo dhe Geti pothuajse çdo ditë flasin për këtë këngë. Këngëtarja seksi dhe mjaft ekspresive për momentin është në Suedi dhe pritet që të kthehet në Prishtinë për të realizuar klipin e këngës së saj të re me Getin. Thuhet se ky klip do të përmbushë standardet për t’u shfaqur edhe në MTV.

Elvana nis turneun në kontinentin amerikan

Ndërkaq, për të dëshmuar se nuk ka më vend krahasimi ose "ngatërrimi” me Dafina Zeqirin, Elvana Gjata, e cila vazhdimisht surprizon fansat me foto seksi, këto ditë ka udhëtuar në drejtim të Kanadasë. Pas disa koncerteve të suksesshme në komunitetet shqiptare të Europës, Flori Mumajesi, Elvana Gjata dhe Dj Andy Gramm do mbajnë një koncert edhe në Kanada. Koncerti zhvillohet në "Maro Supper Club" në qytetin e Torontos më datën 20 nëntor.
Kategoria: VIP | Shikuar: 254 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 0.0/0
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari
«  Nëntor 2011  »
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free