Në muajt e parë të vitit të kaluar ishte krijuar një konflikt mes
këngëtares Dafina Zeqiri dhe një organizatori të koncerteve në shtetet
skandinave, me çka Dafina ishte nën menaxhim të ish të dashurit Krenar
Çoçaj dhe kishte aranzhuar disa koncerte në Danimarkë e Suedi.
Njërin nga koncertet e kishte realizuar por për koncertin tjetër edhe
pse kishte marrë të hollat prej 2.500 euro, ajo nuk ishte paraqitur në
koncert duke dhënë arsyetim se kishte pasur disa probleme familjare.
Me
këtë rast, organizatori kishte reaguar duke kërkuar llogari nga
këngëtarja pasi koncerti ishte paralajmëruar dhe ai në njërën anë kishte
dalë si gënjeshtar para publikut kur kishte premtuar të sjellë Dafinën
atje. Pas disa javë, filluan edhe akuzat mes këngëtares dhe
organizatorit se kush kujt i ka borxh, pasi këngëtarja aludonte në atë
se avansin e kishte marrë por nuk duhej t’i kthejë asgjë askujt. Por si
duket kjo rezulton ndryshe.
Dafina megjithatë kishte pasur borxh dhe këtë borxh ajo do ta kthejë,
por si? Me ndryshimet që pësuan në jetën private dhe në atë
menaxheriale, këngëtarja tashmë ka një menaxher te ri, kurse për të
dashur akoma nuk flitet. Me këtë rast, pas disa muajve Dafina do të
përfomojë në disa shtete skandinave në koncerte por falas, për të shlyer
borxhin të cilin e kishte prej 2.500 euro./www.besniku.tk/
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!