Dalin në treg televizorët tri-dimensionalë! - 20 March 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E dielë, 2012-05-20, 11:13 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 5
Vizitor: 5
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.240

Main » 2010 » Mars » 20 » Dalin në treg televizorët tri-dimensionalë!
1:32 PM
Dalin në treg televizorët tri-dimensionalë!
Dalin në treg televizorët tri-dimensionalë | www.besniku.tkFilmi popullor "Avatar” është pasuar nga një valë entuziazmi për filmat tri-dimensionalë. Këtë muaj, shumë prodhues televizorësh po nxjerrin në treg ekrane tri-dimensionale, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Berni Shusman nga Nju Jorku.
 
Filmi Avatar, më i shikuari në kinematë amerikane ndonjëherë, i ka hapur dyert televizorëve tri-dimensionalë. Sistemi i parë televiziv tri-dimensional, sipas kompanisë Panasonik e cila e prodhoi atë, iu shit Brad dhe Eshli Katsujamës nga Nju Jorku për 31 mijë dollarë.
 
"Gruaja ime është pesë muaj e gjysëm shtazënë. Mezi presim të shohim filma në këtë ekran”. "Jam e gëzuar sepse fëmija ynë do të jetë i pari në Amerikë që do të shohë filma tre-dimensionalë”.Kjo mendohet të jetë eksperienca më fantastike televizive në shtëpi, e cila e përfshin shikuesin dhe i jep idenë tri-dimensionale të kinemasë.
 
Tani, një version i ri tri-dimensional i filmit "Liza në Botën e Çudirave” po zëvendëson Avatarin në kinematë amerikane. Dhe studiot kinematografike planifikojnë të nxjerrin filma të rinj tri-dimensionalë gjatë muajve të ardhshëm.Specialisti i medias në kompaninë Blumberg, Majk Uajt, ka bërë një analizë të shifrave për televizorët tri-dimensionalë.
"Parashikimet që kam parë nga një firmë studimore e quajtur "Insight Media” parashikojnë rritjen e shitjeve nga 3,3 milion këtë vit në 50 milion deri në vitin 2015 në të gjithë botën. Pra ky produkt shihet si diçka që njerëzit do ta blejnë”.Shiro Kitajima është president i një divizioni të Korporatës Panasonik për Amerikën. Ai thotë se kompania erdhi në Shtetet e Bashkuara për të parë nëse konsumatorët amerikanë do të harxhonin para për televizorë tri-dimensionalë.
 
"Anketa jonë që përfshiu 100 mijë konsumatorë, tregon se sapo provojnë eksperiencën tre-dimensionale, ata janë të gatshëm të paguajnë më shumë para për ta pasur këtë produkt në shtëpi”.Programet sportive dhe kanalet e filmave pritet ta nxisin më tej televizionin tre-dimensional. Kanali ESPN thotë se do të nxjerrë ESPN-in tri-dimensional, rrjetin e parë televiziv tri-dimensional, ku vitin e parë do të transmetohen 85
20th Century Fox tha se do të nxjerrë versionin e tij tri-dimensional të filmit "Ice Age: Dawn of the Dinosaurs”. Dhe DirectTV, që transmeton programe televizive përmes satelitit njoftoi se do të ketë kanale tri-dimensionale duke filluar nga qershori.
 
Loren Aronson, redaktore në Revistën Shkenca Popullore thotë se DVD-player të Blu-ray i kanë hapur rrugën televizorëve tri-dimensionalë."Njerëzit i kanë pasur këto paisje prej kohësh. Por arsyeja pse po dalin tani është për shkak të standartit të ri për paisjet Blu-ray të cilat mund të luajnë filma tre-dimensionalë. Përpara nuk ishte e mundur të shihje filma tri-dimensionalë në shtëpi, ndërsa tani kjo mundësi ekziston dhe prandaj televizorët po dalin tani në treg”.
Pastaj ka dhe syze që vijnë me të ashtu sikurse telekomanda e televizorit.
"Mënyra se si funksionon teknologjia tri-dimensionale është se duket sikur të dy sytë shohin imazhe të ndryshme në të njëjtën kohë”.Filmi Avatar krijoi jo vetëm një eksperiencë të re planetare, por edhe një eksperiencë tri-dimensionale në tokë.
Kategoria: Teknologji | Shikuar: 205 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free