 Të enjten në mbrëmje ishte spekuluar se reperi me famë botërore, Eminem, do të mbante një koncert në stadiumin e Prishtinës dhe gjithë kjo u bë e ditur në një nga ato faqet e fansave të rëndomtë në Facebook, duke zgjuar kërshërinë e adhuruesve.
Në ‘njoftimin’ apo thënë më mirë ‘gënjeshtrën’ e publikuar në Facebook thuhej se për ta sjellë Eminemin në Prishtinë, u përkujdes kompania Mabetex. Pos kësaj u caktuan dhe afishja ‘zyrtare’ me çmimet e biletave në të.
Madje, sipas kësaj faqeje të fansave, sponsor medial ishte grupi Koha. Data e mbajtjes së koncertit do të ‘duhej’ të ishte 15 shtator dhe vendi Stadiumi i Qytetit në Prishtinë.Por gëzimi i fansave që brenda pak orësh u bënë mbi 3.000 në numër, nuk zgjati shumë. Të premten pasdite, krijuesit e grupit kishin shkruar se ishte shaka dhe se kjo është bërë vetëm për të zgjuar vëmendjen e kompanive më të mëdha që ta sjellin Eminemin në Prishtinë.
Pasoja? Shumë zemra të thyera të adhuruesve të flaktë të cilët janë në numër mjaft të madh në Kosovë dhe ndoshta, rastet kur gënjehen evenimentet dënohen me ligj nëpër vendet perëndimore, por se a do të jetë ky rasti për fajtorët të cilët tashmë e kanë fshirë këtë faqe fansash, kurrë nuk i dihet! /www.besniku.tk/ |