 Shqetësimi i saj në ditët kur ka qenë në shtëpi ishte
shëndeti i nënës së saj. Edhe pse këtë merak e mbajti mëse të fshehtë, tashmë që
ka fituar 100 milionët e vendit të parë, të edicionit të 4-t të "Big Brother”,
rrëfen se ato para do të shkojnë për shëndetin e nënës së saj.
Më tej, nevoja
immediate e familjes së Ermelës është shtëpia. E vetëm nëse do t’i teprojë
ndonjë lekë, ajo do të blejë edhe një palë sandale! Ndërsa përsa i përket
Ervinit, dhe marrëdhënies me të, Ermela pohon se do t’ia lërë në dorë kohës
ecurinë e kësaj lidhjeje...
Ermela, tani jeni fituese por
sa e keni dëshiruar çmimin e parë? Dhe ju lumturon më shumë fakti që i sfidove
të gjithë, kur dihet që, sidomos javët e para, ishe më e nominuara?
Të fitoja çmimin e madh ka qenë një nga arsyet kryesore që unë
kam hyrë në "Big Brother”. Se, më tepër sesa e doja, mua më duhej. Dhe inati për
të ecur përpara dhe për ta çuar Big-un deri në fund, ka nisur nga java në javë.
Veten duke e parë veten në nominim, në të gjitha herët ose jo, unë ju dhashë të
gjithëve mundësinë për të më njohur dhe them si ka mundësi që thonë akoma nuk e
njohim.
Ky
mendoj se është problemi i atyre, unë thjesht dua të them se kam marrë votat e
publikut dhe unë me ta komunikoj, ndërsa brenda jua ktheva përgjigjen me radhë
të gjithëve. Dua të them diçka, për t’u bërë e famshme nuk më ka interesuar për
asnjë moment. Nuk është se jam shumë e dhënë pas ekranit e fotove, sigurisht të
bëj foto për veten time kam qejf, por jo të jem e famshme, e të dal të nxjerr
dhëmbët të bëj si e qeshur dhe e lumtur.
Çmimin thatë se ju duhej dhe ju duhet për
shërimin e nënës suaj. Por është fakt që nuk e keni përmendur shumë nënën në
shtëpi. Përse?
Unë jetoj me shtëpi me qira
prej shumë kohësh. Kemi punuar të tria motrat, babi që është pensionist, mami
nuk ka punuar sepse nuk ka pasur mundësi, dhe të gjitha rrogat tona shkonin për
mure shtëpie, për qira, një nga problemet më të mëdha që duhej zgjidhur.
Operacioni i mamit sa fillon dhe është bërë më i vështirë, pasi mami ka 7
sëmundje, alergjike, me zemër, diabet, 11 gurë në thëmth, etj, i ka të gjitha në
trup.
Këto para do të shërbejnë posaçërisht
për shëndetin e mamit?
Absolutisht, është
gjëja e parë. Unë mezi po pres që t’i marr dhe gjëja e parë që do bëj është
operacioni i mamit.
Ajo vetë, si ka reaguar
për fitoren tënde?
Mami ka një natyrë, që nuk
e shfaq shumë entuziazmin e madh, e mban përbrenda. Dhe kjo i jep edhe ato
shqetësimet trupore që ka.
Po reagimi i babit,
i cili edhe nuk ka qenë dakord që ju të hynit në ‘Big Brother’?
Kur e kam parë me lot në sy, jam prekur. I
duket vetja i famshëm, gëzon ai më shumë se unë (qesh). Ju betohem, që gëzon ai
më shumë se unë.
Po ngaqë nuk ju ka mbështetur
në fillim dhe është gëzuar që keni dalë fituese?
Për fituese nuk e di, unë vetë akoma nuk e di
akoma që kam fituar. Nuk më besohet në asnjë moment. Së pari, po përpiqem ta
marr veten se nuk kam qenë mirë, as me oreksin, as me gjumin, më është
çorientuar komplet sistemi i regjimit.
Cili
është veprimi i parë që do të bëni, sapo të merrni paratë?
I pari është të operoj mamin, dhe pastaj të
shoh të blej ndonjë shtëpi. Dhe ja mbaruan lekët. Po tepruan do blej dhe një
palë sandale për vete.
Ermela, në media është
përfolur se një nga motrat e tua, që nuk ka qenë aspak prezent gjatë kësaj kohe,
sikundër motra tjetër, ndodhet në burg…
Është
përfolur jo pak. Unë çfarë nuk kam dëgjuar nga gazetat; që unë jam epileptike, e
sëmurë, etj, nuk di të them. Por fantazia në këtë rast nuk ka pasur lidhje me
realitetin. Motra ime është fejuar në Greqi, se nuk është shfaqur, kjo nuk do të
thotë se nuk ekziston. Një problem i tillë ka qenë para se unë të hyja në
shtëpinë e ‘Big Brother’, por ka qenë thjesht një verifikim. Ka qenë e ndaluar,
ka dhënë shpjegimet e veta për gjithë keqkuptimet, është një procedurë e
mbaruar, punë e zgjidhur. Sinqerisht më vjen shumë keq kur dëgjoj gënjeshtra të
bëra mal.
Ermela, megjithatë tani je fituese,
por a të shqetësojnë gjërat që kanë dalë për jetën tënde dhe familjen, kur ke
qenë në shtëpi?
Për momentin nuk më shqetëson
çfarë është thënë, se jam ende në atë vorbullën e tensioneve brenda, Ermela që
zihet e debaton, çfarë nuk kam dëgjuar për veten time, nuk më bën përshtypje për
momentin.
Përsa i përket Ervinit, ai gjatë
gjithë kohës që ke qenë në shtëpi ka luftuar për ty dhe gjithmonë ka pohuar se
ti do të ishe fituesja. Të ka entuziazmuar fakti që të ka pritur dhe si e sheh
në vazhdimësi marrëdhënien me të?
As që bëhet
fjalë që më ka lumturuar. Më ka lumturuar jashtë mase, por unë jam një femër që
kërkoj akoma më shumë. Ja kam lënë gjërat në dorë kohës, mundësinë po ja jap për
të më njohur dhe për ta njohur, por pastaj duke parë e duke bërë.
Ervini nga ana tjetër, i ka bërë një lloj
"publiciteti” vetes, duke u shfaqur edhe nudo në një gazetë. Ju ka bezdisur ky
fakt kur e mësuat?
Unë i thashë; ti dil
kështu, por paç çfarë me nxjerr!
Brenda në
shtëpi, sa e vështirë ka qenë për ju të dy të bënit marrëdhënie
seksuale?
Të kryesh marrëdhënie seksuale me
20 veta rreth e rrotull, është një gjë e pamundur. Të tentosh të bësh është gjë
tjetër.
Kjo do të thotë se marrëdhënia juaj ka
ngelur në tentativë?
Po, ka qenë vetëm
tentativë. Nuk të linte njeri të bëje ndonjë gjë edhe sikur të doje (qesh). Sapo
fikeshin dritat në darkë, Jonela na hipte mbi krevat dhe na ngacmonte "çfarë po
bëni ju të dy… o bo bo bo…?”.
Ermela, keni
thënë se konkurrente më të fortë shihnit Nedën, u çliruat kur ajo doli nga loja?
Duhet ta theksoj se e shikoja vetëm dy-tre
javët e para. Absolutisht më vonë. Ta quaja Nedën konkurrente aq të fortë, do
isha marrë me të që në fillim.
Tani që je
jashtë shtëpisë, si po i përjeton këto ditë?
E marr Ervinin qëparë në telefon dhe i thashë "Ervino ku
janë ata të shtëpisë?”. Ai më pyet, "kush të shtëpisë sime?”, jo mor jo, i
thashë, ata të shtëpisë sonë, për banorët. Më ka marrë malli vërtet, më besoni.
Më mungojnë. Të gjithë. Edhe pse jemi zënë e kemi bërë debate, ju betohem që më
ka marrë malli. As që i mbaj inat asnjërit. Në një farë mënyre, të betohem, që
thellë-thellë i kam dashur të gjithë. Janë njerëz, të gjithë kanë pasur diçka
pozitive, por thjesht aty nuk duhet të tregoheshe e mirë, aty duhet të
tregoheshe e mirë ti vetë dhe t’u nxirrje dhe vije në pah të tjerëve të keqen.
Kjo ka qenë loja. Nëse në një moment, dikujt t’i vije në pah të mirën që kishte,
aty humbisje nga loja.
Ka ndonjë debat, ku
mendon se ke gabuar në mënyrën si ke reaguar?
I vetmi debat do të thosha ka qenë ai me
Hënesin, pasi ende nuk kisha kuptuar se çfarë ishte loja. Faleminderit Hënes, që
më mësove që në 24 orët e para se si ishte loja dhe turp për atë debat të
shëmtuar që ke bërë!
Petriti
ka qenë gjithashtu, një banor që ju ka fyer, je përshëndetur me të kur ke dalë?
E kam klasifikuar si një nga personat më
ordinerë, si shtresa më e ulët e llumit që jeton! Dhe po të merresh me atë lloj
shtrese, lyhesh dhe vetë, ndaj nuk jam marrë fare me të.
Një personazh me të cilin ke debatuar jo pak,
është Ogreni. Cili është mendimi që keni për të tashmë që nuk jeni më në garë?
Ogreni do ishte deri në fund djalë i mirë, po
të mos ishte lidhur me Nedën. Aty humbi lojën. Pse,
çfarë mendoni konkretisht për Nedën?
Është
një femër e pazhvilluar, që gënjen veten me një fantazi që është jashtë
realitetit ku ekzistojmë.
Ervini ka pohuar se
të ka porositur edhe një unazë, çka do të thotë se po i avancon pak mendimet dhe
dëshirat me ty?
Mesa më ka thënë Ervini, kjo
puna e unazës është një shpikje e Algenit dhe Torrosit. Por duke qenë se ka
thashetheme më të mëdha për VIP-at e vërtetë, nuk shqetësohem. Unë thjesht ata
që përhapin fjalë të tilla do t’i nominoj (qesh).
Ke ndenjur mjaftueshëm këto
ditë me Ervinin? Je çmallur me të?
Aq sa kemi
pasur mundësi, po. Kemi ndenjur thuajse gjithë ditën bashkë.
Po tentativën e lënë për gjysmë në shtëpi e
keni ezauruar?
(Qesh) Jo. Nuk kemi pasur kohë
ende! Megjithatë të rrish tre muaj brenda, të vete në majë të kokës. Dil njëri
me të brendshme, dil tjetri dhe çfarë të jesh, të mos të të shkojë në mend
(qesh). Po ka kohë për të bërë dashuri me Ervinin, këtu jemi tani! |