Ermela: Kam aktruar në “Big Brother 4”!! - 5 April 2011 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E dielë, 2012-05-20, 11:30 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 7
Vizitor: 7
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.236

Main » 2011 » Prill » 5 » Ermela: Kam aktruar në “Big Brother 4”!!
7:46 PM
Ermela: Kam aktruar në “Big Brother 4”!!
VIP Shpija 2 Live www.besniku.tk Big Brother Albania 4 LIVE Ermela: Kam aktruar në Ajo ende nuk e ka prekur realitetin jashtë shtëpisë. Nuk arrin ta besojë as fitoren, edhe pse tregon se ka bërë një lojë me logjikë të ftohtë. Me 100 milionë do të mbyllë problemet ekonomike të familjes, ndërsa Ervinin e quan një shans që nuk do ta humbë
Ende nuk e beson që është fituesja e "Big Brother 4”. Ermela është edhe e para femër që fiton këtë ‘reality show’ gjatë këtyre katër viteve. Përgëzime, takime me fansa, fotografi...
 
Ermela akoma nuk i është kthyer realitetit. Ndërsa ajo që ka jetuar në shtëpi ka qenë një lojë e llogaritur qartë. Ermela tregon se ka qenë objektive në veprimet e saj dhe një pjesë e jetesës brenda shtëpisë ka qenë aktrim për qëllimin final. Paratë e fituara nga çmimi i madh thotë se do t’i përdorë për problemet ekonomike të familjes, ndërsa do të presë së çdo të ndodhë me jetën e saj pas këtij ‘show’ të madh. Sa për lidhjen me Ervinin, thotë se ai është një shans që nuk do ta humbë, por nuk pranon ta quajë dashuri atë që është mes tyre.
Je zyrtarisht fituesja e edicionit të katërt të "Big Brother”. Si kanë qenë orët e para jashtë shtëpisë?
Kanë qenë emocione që akoma nuk i llogaris dot, sepse vetë të qëndruarit mbyllur për tre muaj është një lloj vështirësie që mezi të lejon të ambientohesh me të përditshmen përjashta, me dritat, me objektet, me madhësinë e dhomës. Më duken gurët përjashta dhe rruga si e shenjtë.
Ti je e para fituese femër e këtij ‘reality show’. Fitorja ishte qëllim kur vendose të merrje pjesë?
Realisht nuk isha nisur të fitoja. Nuk isha nisur me këtë nerv, por kur shikoja që vërtet bëhej lojë, kur shihja që kisha mundësi të fitoja, e mora si sfidë personale me të gjithë banorët e tjerë. Kur pashë që ishte e mundur, pasi kënaqa egon time, thashë pse të mos e çoj qëllimin tim deri në fund.
Janë 100 milionë të fituara. Çfarë do të bësh me këto para?
E kam thënë që brenda shtëpisë që me këtë çmim do të zgjidh shumë probleme ekonomike familjare. Kjo ka qenë madje arsyeja kryesore që më ka stimuluar të ec përpara, të më japë nervin, forcën, vullnetin për t’i thyer dhe për t’i kapërcyer të gjitha pengesat.
Si do ta përkufizoje ti "Big Brother”-in që ke jetuar?
Jam klasifikuar gjithmonë si tip i çuditshëm. Mendoja se edhe "Big Brother” është një ‘reality’ i çuditshëm, pse të mos e shfaqja. Përveçse një pjesë ka qenë aktrim, pjesa tjetër kam qenë unë, sepse nuk mund të aktrosh për çdo ditë 3 muaj rresht.
Ti ke qenë strumbullari i shumë debateve brenda. Kanë qenë të gjitha të llogaritura?
Edhe vetë habitem ku e gjeja gjithë atë qartësi për t’i parë gjërat në imtimësi. Kam qenë objektive. Vihesha në pozicionin e një të treti dhe i kam parë gjërat shumë qartë. Nuk i kam parë qartë vetëm unë, ka pasur edhe të tjerë, por u ka munguar forca për t’i shprehur, dikush nuk ka pasur komunikimin e duhur, ndoshta dikush nervin e ndonjë tjetër ka pasur frikën e kamerave, sepse kamera ndonjëherë të jep pushtet, por edhe të mposht.
Sa ndryshe je ti jashtë shtëpisë?
Di vetëm të them që debatet që janë bërë aty brenda nuk kanë të bëjnë me jetën time përjashta. Jam shumë miqësore. Përgjithësisht kam shumë shokë, me ta më hahet muhabeti, vishen edhe më shpejt për kafe, nuk kanë probleme nëse dikush i shikon kur pinë cigare. Unë jetoj pa komplekse dhe kur i kam luftoj t’i heq. Jetën përjashta e bëj të harmonishme, luftoj me veten për paragjykimet që mund të sjellin situata të ndryshme. Kam ecur shumë kundër rrymës, i kam bërë të tjerët të vijnë pas meje dhe kam parë që nuk më ka dalë keq.
Ka qenë shumë e diskutuar dhe e vënë në dyshim marrëdhënia jote me Ervinin. Si do të vazhdojë jashtë shtëpisë?
Kam dëshirën e mirë për ta njohur, sepse brenda nuk kam pasur 100% kohën dhe nuk mund ta quaj një realitet të vërtetë për të njohur dikë. Ajo ka qenë një situatë me mëdyshje dhe nuk mund të them me siguri se dua një njeri, por ndiej për një njeri, kam një lloj simpatie dhe dashamirësie, një lloj afeksioni për natyrën dhe zemrën e mirë që ka. Përjashta do t’i jap kohën e duhur vetes dhe Ervinit për ta njohur. Është një shans që nuk kam për ta humbur.
Çfarë do të bësh këto ditë?
Dua të fle vetëm gjumë.
Kategoria: BigBrother Albania | Shikuar: 597 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari
«  Prill 2011  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free