Ermela: Së shpejti, si prezantuese në 'Portokalli'! - 12 April 2011 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E dielë, 2012-05-20, 11:31 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 8
Vizitor: 8
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.238

Main » 2011 » Prill » 12 » Ermela: Së shpejti, si prezantuese në 'Portokalli'!
6:00 PM
Ermela: Së shpejti, si prezantuese në 'Portokalli'!
VIP Shpija 2 LIVE www.besniku.tk Ermela: Së shpejti, si prezantuese në 'Portokalli'Për çdo ditë qëndrimi në "Big Brother” u shpërblye 1 milion lekë. Për 24-vjeçaren nga Vlora, Ermela Mezuraj, 100 ditët e kaluara në "Big Brother 4” ia vlejtën, meqë ka në dorë çekun 100 milionë.

Në lojë ka hyrë me strategji të mirëmenduar për të sfiduar të tjerët, duke u shpëtuar nominimeve të çdo jave. Thotë se ka shumë besim tek vetja, është e lindur për të komunikuar me publikun dhe në lojë do të dalë gjithnjë fitimtare.

Në "Big Brother 4” hyri për famë dhe për një të ardhme në televizion. Duket se nuk ka vonuar oferta për të qenë jo pak, por prezantuese e spektaklit të humorit "Portokalli”. 100 ditë nga jeta jote në "Big Brother”, si do të mund t’i përshkruaje?Unë i ka përjetuar si 100 ditë lufte, argëtimi, aventura dhe lodhje fizike më shumë se lodhje mendore, ndërkohë që kisha imagjinuar të kundërtën. Dhe disa kile të humbura në peshën time trupore.

Kishe ndërtuar një strategji në kokën tënde? Nëse po, si kishe menduar t’i bëje humbës kundërshtarët e tu?

Në fakt, asnjëherë nuk kam fluturuar, dhe nuk kam menduar për shembull fustanin që do të vishja në natën finale, sepse i binte që të fluturoja, dhe gjithmonë nëse fluturon para kohe dhe bën plane në trurin tënd, ka rrezik të rrëzohesh.  I thashë vetes se me aftësinë që unë kam, duhet të gjej momentin e duhur kur kundërshtari shfaq pikën e tij të dobët. Dhe strategjia ishte kjo: Në fillim e sulmoja, më pas e bëja të binte në mendime, e vendosja në gjumë, e nxirrja në nomimin dhe i thoja "Bye, bye!” Nga loja e "Big Brother” del nëse bie në gjumë… Pra, me strategjinë time i ktheja situatat gjithnjë në favorin tim, përfshirë këtu dhe sulmet e banorëve.
Pas daljes nga "Big Brother 4”, pohove se femra që ia ndieje rrezikun, pra që e pe si kundërshtare të fortë, ishte Neda. Sa e sinqertë u tregove kur u shprehe kështu?

Jam treguar më se e sinqertë, por më duhet të ritheksoj kohën deri kur Nedën e kam parë si rrezik. Ka qenë ndoshta vetëm dy javët e para, deri në momentin kur kuptova që Neda po aktronte me fraza të bukura e fjali shabllone, që publiku i pëlqen. Ndaj, në një moment e ndieja si detyrë t’i tregoja këtij publiku se çfarë po ndodhte brenda, dhe ta shprehja këtë gjë për të. Por kur Neda pa që kjo lojë e saj me fraza nuk po i ecte më, ajo la kartën e parë dhe vendosi të luante me kartën e dytë, atë të lidhjes me Ogrenin, me mendimin se do të funksiononte. Ishte një letër e luajtur mirë në momentin e duhur, por unë kam aftësi për t’i kapur gjërat në ajër, dhe natyrisht që na bashkëjetesën time me Nedën do vinte momenti që unë t’ia çirrja atë maskë dhe e bëra…

E pas daljes së Nedës, mes finalistëve ishte Ergysi, një nga banorët që po lakohej se mund të ishte fituesi. Natën e fundit të spektaklit në një moment i premtove atij se me paratë që do fitoje do i bëje disa dhurata. Ishte ironike nga ana jote?

Ergysit do t’i blej një makinë rroje se e ka mjekrrën pak të gjatë (qesh). Në fakt unë ia thashë këtë për ta provokuar në momentin e spektaklit. Po e testoja se sa e priste ai fitoren duke i thënë që mos u mërzit se nëse fitoj unë do të blej makinë, e të tjera gjëra. Kur unë i thashë këtë gjë ai nuk reagoi fare, heshti…

E shihje Ergysin realisht si kërcënim në momentin ngelët ju, Ogreni dhe Marieli

Për të qenë e sinqertë, Ergysin realisht nuk e kam parë asnjëherë si "rrezikun” që mund të merrte çmimin. Madje, mund të them se Ergysi u rendit i dyti, vetëm për faktin se u bë shok mua. Ai ia kishte parë leverdinë kësaj shoqërie me mua, ndërsa fitoi pikë po ashtu ngaqë doli kundër Ogrenit. Kjo do të thotë se ai ka qenë i vëmendshëm nga reagimet e publikut ndaj meje.

U takuat me Ergysin atë natë pas mbylljes së spektaklit, po gjatë kësaj jave?

Jo fare. Madje, atë natë e kërkova Ergysin ta takoja e t’i jepja dorën, por nuk e gjeta. Ai as mori mundimin të më jepte dorën dhe të më uronte.

Ke pohuar brenda shtëpisë se ato para do t’i përdorësh për të ndihmuar familjen, me problemet që ka. Mund të thuash diçka më shumë dhe për komentet për motrën në burg?

Po, më duheshin ato para,  sepse unë dhe familja ime jetojmë në një shtëpi me qira në Tiranë, për të cilën paguajmë çdo muaj tri rroga bashkë. Ndërkohë që operacioni kirurgjikal i nënës sime nuk ka përfunduar ende. Ndërsa për sa i përket motrës, mendoj që ajo nuk ka lidhje me këtë histori, ajo ka jetën e saj dhe është shumë mirë me shëndet.

Ke menduar t’i bësh vetes një dhuratë me paratë që ke fituar?

Besoj se nuk do ngelet asgjë për mua, duke menduar se do blejmë një shtëpi dhe do pagujmë shpenzimet për operacionit e mamit.

Po pas kësaj, cilat janë planet e tua, është televizioni ambicia jote?

Besoj që po, pas disa eksperiencave që kam pasur më parë. E them këtë, pasi unë jam e lindur për të komunikuar me publikun.

Gjatë spektaklit moderatorja e "Big Brother”, Arbana Osmani, tha në një moment se po të presin në "Portokalli”. Ishte kjo një batutë nisur nga humori që të karakterizon, apo ka diçka të vërtetë në këtë mes?

Them se ka vërtetësi në këtë pohim të saj. Unë kur dola nga BB, pyeta nëse vërtet kishin menduar që drejtuesit e "Portokallisë”, do të mund të më merrnin për aktore në  spektaklin "Portokalli”, por më thanë që plani është për prezantuese të show-t të humorit. Nuk është bërë ndonjë bisedë zyrtare deri tani, por kaq kam marrë vesh unë personalisht.

Ermela: "Çuditë e mbinatyrshme që provova në shtëpinë e BB”

Tashmë ndihet si në një dyzim mes fantazisë dhe realitetit. Herë i duket se ka jetuar gjithë jetën në shtëpinë e «BB 4» dhe herë i duket se nuk ka qenë kurrë. Por kujton se 100 ditët në shtëpinë e vëzhguar u ndodhte të jetonin mes realitetit, ndjesive të forta dhe bestytnive. Ermela tregon gjithçka që ka përjetuar me telepatinë dhe deja vu-në :

Një flutur e madhe ndaloi pranë teje dy ditë para mbylljes së spektaklit. Thonë se është shpirti i një personi të dashur që s’jeton më për të sjellë fat. Si e përjetove ?
Dy ditë para spektaklit, më ndaloi në duar një flutur shumë e madhe, aq e madhe sa kurrë më parë në jetën time nuk kisha parë një flutur të tillë. Mendoj që mund të ketë qenë shpirti i gjyshes ose i tezes që është ndarë nga jeta dy vite më parë, dhe që ka ardhur për të më ndihmuar. Në fillim, mendova që dhe nëse nuk fitoja, do e vendosja në kornizë dhe do ta quaja « Big Brother 4 » që ta kisha si kujtimin e jetës sime. U ndjeva e mahnitur.

Je supersticioze, i beson fatsjelljes së saj?

Në fakt, brenda shtëpisë së BB4, ku tensioni ishtë shumë i madh, bëhen të forta bestytnitë, ndjenjat, dëshirat. Kështu ne filluam të lexonim edhe filxhan për të parashikuar të ardhmen, apo të prisnim të fluturonte një zog i bardhë, pasi na kishte kaluar para syve një zog i zi, pasi i trembeshim tersit. Duke qenë se çdo javë isha në nominim, kisha besim tek vetja që do t’i kapërceja situatat, ndërkohë që vetvetiu atje e pret disi fatin të të bjerë nga qielli.

Përjetove diçka tjetër të ngjashme brenda shtëpisë, që të çuditi?

Po. Çudia tjetër ishte një dejavu që përjetova dhe që ia rrëfeva dhe Alkenës.  Ishte java e provës kur ne do bënim kasollen, dhe në një moment më shfaqet dejavu një qeros që hyn dhe njerëz të tjerë që hidheshin rreth e rrotull nesh. Atë pasdite, Ergysi kishte hapur dy shishe me verë dhe Toros ngaqë nuk e pi cigaren, hyri te ne, dhe më pas banorët e tjerë hidheshin rreth e rrotull. Ndodhi e njëjta situatë që më ishte shfaqur si dejavu, Alkena u çudit.

Po në lidhje me Ervinin, a përjetove diçka?

Po, pas daljes së Ervinit nga shtëpia, më ndodhte ta shihja në ëndërr çdo natë, me sa duket më kishte marrë malli.

Lidhja me Ervinin: Këto ditë po bashkëjetojmë, po e njohim njëri-tjetrin

Për Ervinin duhet të të pyesim veçanërisht, si po i kaloni këto ditë të para bashkë jashtë lojës?

Po mësojmë të komunikojmë dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët, sidomos në këtë moment të vështirë, ku na duhet të bëjmë lidhjen me realitetin dhe të shkëputemi nga bota e lojës. Po kalojmë mirë.

Po jetoni bashkë në një shtëpi, vërtet nuk bëni dot larg njëri-tjetrit?

Po, unë po jetoj tashmë te shtëpia e Ervinit dhe kjo për faktin se kemi mundësi të lëvizim lehtësisht bashkë dhe për të përfunduar lehtësisht disa takime që kemi me intervista të ndryshme e takime.

Kur ti ishe në BB, gazetat shkruan për një unazë super të shtrenjtë me të cilën Ervini do të të kërkonte fejesë të menjëhershme. E more një propozim të tillë?

E theksoj që jemi në fazë njohjeje, dhe mendoj që për të dy ne është pak herët t’i vendosim emra lidhjes sonë. Besoj se për të provuar dashurinë që kemi, ka elemente të tjera shumë të rëndësishëm.

Çfarë pe ndryshe te Ervini, tani që po e njeh në realitet?

Ajo që më bën përshtypje, është se nuk e kisha pritur që Ervini të ishte kaq i përkushtuar ndaj meje. Vazhdon të jetë ai Ervini i mirë që njoha brenda shtëpisë. Vlerësoj  faktin që nuk është hatërmbetës, se me tipin që kam unë, mund të mos më flasësh edhe për një kohë shumë të gjatë. S’është çudi…

Ervin pse fitoi Ermela, çfarë pe tek ajo që të bëri të besoje 100 për qind?

Tek Ermela kisha besim të madh se do fitonte për atë forcën që transmeton tek të gjithë ne, një forcë që mbërrin jo vetëm tek unë që e dua por edhe tek i gjithë publiku. Mendoj se është e vetmja lojtare në BB4, për të cilën fansat kanë blerë dekodera të Digitalb në Angli, Francë e deri në Tajlandë. Ishte personi më i dashur në BB4.

Je shprehur gjithmonë se Ermela ka instiktet e një tigri. Çfarë ke parë ndryshe tek ajo?

Ermela është si tigër pasi është interesante në lojë dhe e paparashikueshme. Nëse Ermelën nuk e sulmon ajo rri e qetë, nëse e sulmon një herë të vetme ajo ta kthen sulmin dhjetëfish.

Tani që takoheni në realitet, ke një koment më shumë për natyrën, tipin e saj?

Për mua është e vetmja femër që me ka kompletuar si person,  brenda shtëpisë dhe tani jashtë saj. Shpresoj të vazhdojmë kështu.

Disa panë një lëkundje te Ermela në lidhje me ty, ndërsa u fol se kur të dilte nga shtëpia ndoshta nuk do ta vazhdonte këtë historinë dashurie. Ti e ndjeve këtë?

Jo, pasi unë kam besim në vetvete. Por kjo ishte një ide e gabuar për lidhjen tonë e atyre personave që nuk kanë bësim tek vetja. Algeni, Alma, Klaudia, Petriti, etj janë njerëz që mundohen të kopjojnë dhe u dalin shpesh kundër fjalëve të tyre. Vetëm ata menduan se lidhja s’do të funksiononte, po ja që unë dhe Ermela  jemi bashkë.
U fol për një unazë super të shtrenjtë që i ke blerë Ermelës, kur do ia dhurosh?

Unaza është duke u punuar dhe do ia dhuroj Ermelës në një moment tjetër. Në fakt çështja e unazës ishte një ide e imja që u ekzagjerua paksa me çmimin. Shpresoj shumë që të bëhet realitet.

Tashmë që Ermela ka dalë, po njeh një femër tjetër nga ajo që pe brenda shtëpisë?

Është po ajo Ermelë e bukur. Është vajza që e kam ëndërruar ta kem pranë në jetën time. Besoj se tashmë që jemi më të lirshëm për të njohur njëri-tjetrin do e kompletojmë më mirë lidhjen tonë.

Pas 100 ditëve të saj nën tension, keni planifikuar pushime dhe ku?

Po, menjëherë pasi të mbyllim intervistat dhe programet post "Big Brother” kemi menduar që të bëjmë pushime në Sharm el Sheik, por më shumë mundësi edhe në Maldive.
Kategoria: BigBrother Albania | Shikuar: 554 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 0.0/0
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari
«  Prill 2011  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free