 Për 100 ditët e "burgut" brenda shtëpisë së Big Brother ish banorët kanë organizuar një festë madhështore në Sharm Club në Sheraton, ku kanë marrë pjesë jo vetëm ata që kanë qenë konkurrentë por edhe miqtë e tyre.
Në qendër të vëmendjes ka qenë mbretëresha e këtij edicioni, Ermela. Fytyra e saj është më e fiksuar në fotot e bëra atë mbrëmje. Ervini e ka shoqëruar non stop gjatë natës duke i dhuruar vazhdimisht puthje dhe shtrëngime.
Në këtë festë nuk ka munguar as çifti më i përfolur i këtij edicioni, Neda dhe Ogreni. Por, këta kanë qenë më të tërhequr nga turma. Kanë qëndruar gjatë gjithë kohës bashkë dhe herë pas herë në festë i janë bashkuar Klaudia dhe Alkena.Ashtu si edhe brenda shtëpisë vihet re që banorët flasin me njeri tjetrin duke pëshpëritur në vesh, sikur ende kanë diçka për të thënë! Mbrëmja ka pasur moment kulmor hedhjen e fishekzjarrëve dhe kërcimin e Ermelës me Ervinin. Ne po ju servirim disa prej fotove të asaj nate që ka zgjatur deri në orët e parë të mëngjesit dhe të gjithë kanë ardhur në qejf./www.besniku.tk/ |