 Për herë të parë në agjendën e turneut veror të këngëtarit të njohur me famë botërore, Eros Ramazzotti do të jetë edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina. Sipas një njoftimi në ueb sajtin zyrtarë të këngëtarit italian, ai tashmë ka të rezervuar datën 30 korrik për koncertin e tij në Prishtinë.
Prishtina si duket do te behet qender e kultures dhe e njerezve te famshem qe vijne dhe performojne LIVE per tere Ballkanin.Koncerti do të mbahet në Stadiumin pranë Pallatit të Rinisë.Eros Lucioano Walter Ramazzotti, i njohur shkurt si Eros Ramazzotti, do të jetë në para publikut të Kosovës, do të performojë për dy orë e gjysmë.
Kjo është hera e parë që këngëtari 46-vjeçar mbanë një koncert para publikut të Kosovës.Ai pritet që në skenë të këndojë live megahitet e tij si: "Parla con mei”, "I belong to you”, "Terra promesa”, "Piú bella cosa” "Fuoco nel fuoco”, "Se bastasse una canzone”, "Solo un volo”. Produksioni "Live Nation” i cili njihet për organizimin e koncerteve të këngëtarëve të famshëm, do të sjellë 48 kamionë me të gjitha pajisjet.Rreth 400 anëtarë të "Live Nation” do të përkujdesen për të gjitha detajet që kanë të bëjnë me koncertin. Koncerti në Kosovë, i Eros Ramazzottit, i cili është organizuar nga kompania e biznesit "UBBOSS”, është pjesë e turneut që këngëtari ka nisur vitin e kaluar. Siç bëhet e ditur bileta për këtë konfert pritet të jetë afër 15 euro |