Facebook njohja e 72-të për Kosovën !! - 6 November 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E dielë, 2012-05-20, 11:35 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 5
Vizitor: 5
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.237

Main » 2010 » Nëntor » 6 » Facebook njohja e 72-të për Kosovën !!
2:52 PM
Facebook njohja e 72-të për Kosovën !!
Facebook njohja e 72-të për Kosovën !! www.besniku.tkKosova ka shënuar edhe një fitore në kërkesën e saj për njohje. Muajin e kaluar, Facebook nisi ta njeh shtetin e vogël ballkanik. Gjiganti i rrjetit social tani i identifikon përdoruesit e kryeqytetit të Prishtinës, si përdorues nga Kosova.
Facebook këtë e arriti pas disa freskimeve rutinore në sistem. Rezultati: Prishtina tani është e vendosur në Kosovë, e jo në Bosnje e Hercegovinë. Ende nuk dihet përse Facebook mendoi se kryeqyteti i Kosovës është kryeqyteti i Bosnjës, vend i cili as që kufizohet me Kosovën.
"Në njëfarë mënyre, është domethënëse dhe simbolike. Mendoj se është një fitore e vogël për një luftë të madhe – ta quajmë luftë – për t’i ndryshuar të gjitha ueb-faqet në Internet”, ka thënë Fisnik Ismaili, drejtor kreativ i agjencisë së reklamave "Olgilvy Kosovo”, në një intervistë për "Deutsche Welle”.
Edhe pse deri më sot Kosovën e kanë njohur 71 vende, dhe në muajin qershor, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur ligjin ndërkombëtar, Kosova ende përballet edhe me një sfidë – kodin e vet shtetëror të telefonit si dhe domenin e nivelit të lartë.
"Është problem”, thotë Alban Kastrati, zëdhënës i Ipko-s.
"Jemi shtet i njohur ndërkombëtarisht nga shtetet më të fuqishme. Do të donim të kishim më shumë elemente që e identifikojnë Kosovën si shtet”.
Kosova, për dallim nga pothuajse të gjitha vendet e Botës, ka tri kode telefonike, +386 nga Sllovenia, +377 nga Monako dhe +381 nga Serbia, por asnjë të vetin.
Të gjithë këta tre numra konsiderohen lokal përbrenda Kosovës.
Në mënyrë që Kosova ta merr domenin .ks, i duhet të aplikojë në Korporatën Ndërkombëtare për Emra dhe Numra të Fiksuar (ICANN) si dhe të aplikojë në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit për kod shtetëror telefonik. Këto organizata në përgjithësi i drejtohen Kombeve të Bashkuara për përgjigje, gjë e cila për Kosovën është problematike pasi që ende nuk është anëtare e OKB-së, dhe çka është më e rëndësishme, nuk është e përfshirë në databazën statistikore të kësaj organizate si vend apo zonë.
Prandaj, ende është e pasigurt kur apo nëse Kosova do ta merr domenin apo kodin shtetëror. Mirëpo, kjo gjë nuk po e ndalon Kosovën që ta krijoj një shtet elektronik. Ka plane për ndërtimin e një pike të shpërndarjes së Internetit. Porsa të kompletohet, trafiku i brendshëm do të qëndrojë në Kosovë e jo ta merr rrugën për në Evropë.
Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Facebook mund të ketë një domino efekt, thotë Martin Waehlisch, një specialist i ligjit ndërkombëtar, si dhe bashkë-autor i një raporti të ri të fondacionit "Friedrich Ebert Foundation” rreth diplomacisë publike të Kosovës.
"Shpresoj që ky shembull mund të shërbejë si një ide për ueb-faqet tjera”, thotë Waehlisch për DW, i cili shton se përdoruesit individualë mund të kenë ndikim të madh për t’i bindur ueb-faqet që ta njohin Kosovën.
"Është shumë e thjeshtë, dhe do të mund ta ndryshonte perceptimin e njerëzve jashtë Kosovës që dinë shumë pak për këtë vend. Pra, kurdo që e shkruajnë këtë emër, ata e shohin gjithmonë se ai është një shtet, është i pavarur dhe ka një flamur”./dw/www.besniku.tk/
Kategoria: Internet | Shikuar: 246 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari
«  Nëntor 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free