Facebook, u krijua për shkak të një dashurie të dështuar! - 9 June 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E dielë, 2012-05-20, 11:35 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 5
Vizitor: 5
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.238

Main » 2010 » Qershor » 9 » Facebook, u krijua për shkak të një dashurie të dështuar!
8:52 PM
Facebook, u krijua për shkak të një dashurie të dështuar!
Facebook Privacy ! www.besniku.tkNëse Mark Zuckerberg s’do kishte humbur mendjen pas një vajze, gjysmë miliardi njerëz nuk do gjendeshin sot duke shkëmbyer mesazhe në Facebook. E fundja s’ka shumë rëndësi shqetësimi për privatësinë që ka detyruar Facebook-un të rishkruajë rregullat:
 
Në fund të fundit gjithçka nisi me vjedhjen e emrave, mbiemrave dhe fotografive në tempullin e dijes amerikane, atë universitet mit që mban emrin Harvard. Vjedhje dhe mashtrime, seks dhe miliarda.
 
Por, edhe aftësia për t’i thënë jo padronëve të universit, nga "Microsoft”, "Viacom” e deri tek "Mtv”. Një libër që tregon gjithçka kemi dashur të dimë mbi Facebook.Sigurisht, dhe atë që Facebook dëshiron që ne të dimë. David Kirkpatrick ka shkruar një libër "Efekti Facebook:Historia sekrete e kompanisë që pushton botën”, që merr shkas dhe adresohet nga Zuckerberg. E prandaj do jetë e vështirë të gjendet në faqet e itj gjithë ajo ligësi që ish-ortaku i tij Eduardo Saverin nxori në dritë një vit më parë. Libri hapet me biseda të gjata. Kush do kishte kurajën të rrëfente kështu para së të gjithash? Shkruan pa frena në ditarin e tij ai që kishte ardhur nga Dobs Ferri, Nju Jork: "ajo vajzë është një putanë. Më duhet të bëj diçka, ta largoj nga mendja”.
 
Po, në rrjetin më të dashur të botës, gjithçka nisi kështu: Nga një moment urrejtje për një dashuri të pakthyer. Nëse meshkujt, e mbi të gjitha femrat, mendon Mark, janë në gjendje të bëjnë aq keq përse të mos vihen përballë djemtë e vajzat? Mjaftonte të viheshin imazhet në sit dhe të klikohej. Lindi kështu ideja. Kush ishte më e bukura, po më i bukuri? Por këto lindi dhe problemi i parë: Ku m und të gjendeshin emrat, mbiemrat dhe fotot e studentëve? Në ato arkivat e vegjël që çdo konvikt studentësh ruante e që quheshin "facebooks”, me teserat me foto që sapo përfundonin në rrjet e bënin lojën më të tmerrshme.
 
"Efekti Facebook” shkruan: Zuckerberg gjeti mënyrën për të marrë kopjet dixhitale nga nëntë prej 12 konvikteve të studentëve të Harvardit. Buletini studentor i Harvardit e përcaktoi atë "guerilas kompjuterik”. Në pjesën më të madhe të rasteve Mark hyri në rrjete në mënyrë ilegale. Dhunim privatësie? Por, a nuk është suksesi ai që ka rëndësi? Në pak orë siti ishte vizituar nga qindra studentë që votonin për bukurinë e rreth 22 mijë fotove. Natyrisht, Mark përfundoi para një komisioni disiplinor. Por, po të lexosh biografinë, asgjë s’do e kishte ndaluar këtë gjeni të vogël. Kur kishte filluar të luante me "software” para se të ishte në universitet, "Microsoft” i kishte ofruar një milionë dollarë për të blerë "Synapse”, krijimin e tij të parë të suksesshëm. Mark refuzoi e nuk pranoi as ofertën e kompanisë gjigande për të punuar për të, por shkoi dhe u regjistrua në Harvard. Ç’djalë kokëfortë. Shefi i "Viacom” Michael Wolf rrëfen mbi përpjekjet e tij për të marrë në punë Mark-un. "Duhet të kthehesh nga San Francisko në Nju Jork për Krishtlindje, pse nuk vjen me mua në avionin tim personal. Unë do shkoj atje një nga këto ditë”. Mark pranoi. Dhe Wolf, i cili ato ditë nuk e kishte avionin në dispozicion u detyrua të merrte një me qera. E gjitha kjo për të bindur Markun të punonte për të. I cili e dëgjoi pesë orë rresht por s’u dorëzua. Ëolf u kthye në San Francisko. Kështu, gjeniu i vogël u bë miku i tij. Atë natë ai e çoi në shtëpi: Rrëmujë gjithandej, një krevat i hedhur përtokë, libra pafund. "Pse nuk e shet krijimin tënd? Do bëheshe miliarder.” Dhe ai: "E sheh ku jetoj, nuk më bëhet aspak vonë për paratë. E pastaj, nuk mendoj se mund të kem më një ide aq të mirë sa kjo”. Rezistenca ka funksionuar. 500 milionë përdoruers në Facebook dhe Zuckerberg është bërë miliarder duke ecur me këmbët e tij. Që mund të jenë edhe të shkurtra si gënjeshtrat mbi privatësinë, por ama po e çojnë gjithnjë e më larg.
Ana tjetër e medaljes
Por ekziston dhe një histori tjetër. Një histori e kthyer në skenar filmi nga Ben Mezrich dhe e rrëfyer nga ish-ortaku dhe shoku i Zuckerberg, Eduardo Saverin. Nisi me një mesazh në postën elektronike në dy të mëngjesit. Një student i Harvardit i shkroi skenaristit, Ben Mezrich, i cili ishte akoma duke shijuar fytet e suksesit të librit "Bringing down the house”, për t’i treguar për mikun e tij, Eduardo Saverin. Një shok, tha ai, i cili kishte ndihmuar në themelimin e "Facebook” me Mark Zuckerberg. Por ai ishte dikur që nuk i ishte dëgjuar emri ndonjëherë. "U intrigova dhe nisëm të shoqërohesha me atë dhe mikun e tij, i cili ishte flakur nga ‘Facebook-u’. Më pëlqeu shumë drama dhe shpejtësia me të cilën u kishte ndodhur dy miqve të ngushtë që tashmë s’ishin më të tillë”, thotë Mezrich. Nëse motivi i mesazhit ishte drejtësia për miku ne tij Saverin – shansi për t’i treguar botës se si ishte mashtruar dhe si i ishte marrë pjesa e tij e kompanisë nga dikush që konsideronte shok – sigurisht që ka ndodhur shumë më shpejt se ai mund ta imagjinonte. Një film i quajtur "The social network (Rrjeti social)” ka filluar filmimet në konviktin e universitetit Harvard, vetëm disa muaj pas publikimit të librit të Mezrich "Miliarderët e rastësishëm: Seks, para, tradhti dhe themelimi i Facebook”. Në fillim të këtij viti u njoftua se Aaron Sorkin, krijuesi i "West Wing”, do shkruante skenarin. Më vonë, në qershor u njoftua se David Fincher – regjisori i filmit "The curious case of Benjamin Button” – do e drejtonte. Në shtator u konfirmua se aktori amerikan, Jesse Eisenberg do interpretojë rolin e Mark Zuckerberg së bashku me aktorin britanik Andrew Garfield si Saverin dhe Justin Timberlake si Sean Parker, djali i "Silicon Valley” qe kishte krijuar "Napster” dhe që ndihmoi në çarjen mes dy ish-miqve. Kevin Spacey është producent. Për të përshpejtuar produksionin e filmit, libri dhe skenari u shkruan në të njëjtën kohë. "Aaron Sorkin po adaptonte librin teksa unë e shkruaja. Ne ishim në një dhomë hoteli në Boston dhe ai shikonte shënimet dhe kapitujt e librit. Aaron Sorkin është një perëndi i të shkruarit”, thote Mezrich. Mjafton të futesh në Facebook, të shkruan Aaron Sorkin dhe shfaqen grupet e shumta në nder të Aaron Sorkin. Por grupi që ka më shumë fansa është krijuar nga vete personi, "Aaron Sorkin & The Facebook movie”. "Mirësevini , unë jam Aaron Sorkin. Kam rënë dakord të shkruaj një film mbi krijimin e Facebook. Mendova se hapi i mirë për t’u përgatitur për këtë është të zbuloj se çfarë është Facebook, ndaj krijova këtë faqe”, thuhet aty. Krijimi i këtij grupi krijoi lajm, askush nuk e dinte në atë kohë që po behej një film për Facebook-un dhe u desh që producentët ta konfirmojnë këtë. Deri më sot janë krijuar më shumë se 150 faqe historitë e publikut mbi Facebook-un, edhe pse vetë disa ia kanë dalë mbanë të futen në skenarin final, i cili është më i fokusuar në krijimin e tij sesa në të si një mjet për përdorim të përgjithshëm. Është e ndershme të thuhet se skena, ku Saverin shahet nga e dashura e tij për statusin në Facebook që është "single (beqar) është një prej tyre. As libri dhe as skenari nuk e nxjerr mirë Zuckerberg. Në të dy ai është një lloj i paafti për të qenë njeri social në Harvard, i cili nuk mund të lidhë një fjali bashkë. "Facebook ishte një shtrirje e dashurisë së vetme të botës së Markut – kompjuterit”, thotë Mezrich në libër. Ai duket se pranonte detyra programimi nga dy studentë popullorë dhe të privilegjuar në Harvard për një projekt shumë të ngjashëm me Facebook, duke mos bërë asgjë për to për të krijuar më pas Facebook. Në të gjitha rastet, arsyeja e krijimit të Facebook-ut ishte për të gjetur femra: një mënyrë për Markun që të tejkalonte "klubet finale” të elitës së Harvardit, të cilave s’u afroheshe dot. Edhe në libër edhe në skenar, ai i bën të gjitha me mikun e tij të vërtetë Eduardo, përpara se ta tradhtonte. Por skenari i Sorkin shkon përtej kësaj. Në faqen e parë shënimet e tij e përshkruan Zuckerberg-un si një "19-vjeçar i ëmbël, tek i cili mungesa e karakteristikave fizike maskon një zemërim shumë të komplikuar dhe të rrezikshëm”. Ai hapet me një skenë, në të cilën Zuckerberg po flet me të dashurën e tij. Por ajo e lë shumë shpejt duke i thënë: "Ti do bëhesh i suksesshëm dhe i pasur. Por do e kalosh gjithë jetën duke menduar se vajzat nuk të pëlqejnë sepse je një tip që merr vesh vetëm nga kompjuterat. Por dua të dish që kjo nuk është e vërtetë. Ato nuk do të të pëlqejnë sepse je një hajvan”. Por si ndjehet Sorkin mbi dramatizimin e ngjarjeve që kanë ndodhur jo shumë kohë më parë, duke ditur se ato kanë një impakt real në jetën e njerëzve që ai portretizon? "Kjo është një pyetje e vështirë”, thotë Sorkin. "Unë nuk jam gazetar. Përgjegjësia ime s’është të them të vërtetën. Arti nuk është për atë që ka ndodhur. Nga ana tjetër unë ndjej përgjegjësinë për të mos shkatërruar jetën e njerëzve thjesht për hir të suksesit. Është thjesht çështje gjykimi”.
Paqja mes Saverin dhe Zuckerberg
Pas disa vitesh marrëdhënies të ngrira dhe problemeve për para mes bashkëthemeluesve të Facebook, Mark Zuckerberg vendosi në janar t’i njihte meritat mikut tij të Facebook-ut? Pse tani? Mbase kjo për shkak të librit që do rrëfejë gjithçka mbi krijimin e rrjetit social dhe mënyrës sesi Zuckerberg e nxori atë jashtë loje. Të dhënat mbi mënyrën sesi ka përfunduar zënka mes të dyve gjenden shumë kollaj: Saverin ësht tashmë i regjistruar si themelues i kompanisë në faqen zyrtare të Facebook-ut. Kjo është arsye shumë e fortë që Zuckerberg të bëjë paqe me Saverin, duke pasur parasysh librin dhe filmin që pritet të kenë një sukses me përmasa të jashtëzakonshme shumë shpejt. Kjo, sepse mendohet se nëse Saverin ka rënë dakord të bëjë paqe me Zuckerberg atëherë ai mund të mos ketë dëshirë të bashkëpunojë me Mezrich. Por tashmë filmi është në proces pune e sipër e pritet ë dalë shumë shpejt. Hyrja e librit "Bota e padepërtueshme e padronëve” e Daniel Estulin

Në vitin 1954, njerëzit më të fuqishëm të botës u takuan për herë të parë, nën kujdesin e kurorës hollandeze dhe të familjes Rockefeller, në luksozin Hotel "Bilderberg” në qytetin e vogël Osterbeek. Për një fundjavë të tërë diskutuan të ardhmen e botës. Në fund, vendosën që të takoheshin një herë në vit për të shkëmbyer ide dhe për të analizuar çështjet ndërkombëtare. E quajtën veten "Grupi Bilderberg”. Qysh atëhere, janë mbledhur çdo vit në hotele luksoze në pjesë të ndryshme të botës për të tentuar që të vendosin të ardhmen e njerëzimit. Midis anëtarëve të seleksionuar të këtij klubi, gjejmë Bill Clinton, Paul Wolfowitz, Henry Kissinger, David Rockefeller, Zbigniew Brzezinski, Tony Blair dhe shumë kryeministra të tjerë, afaristë, politikanë, bankierë dhe gazetarë nga e gjithë bota. Megjithatë, në më shumë se 50 vjet takime të tyre, nuk i është lejuar asnjëherë shtypit që të asistojë, nuk janë lëshuar deklarata mbi konkluzionet e pjesëmarrësve, nuk është bërë publike asnjë axhendë e një takimi Bilderberg. Liderët e "Grupit Bilderberg” theksojnë se ky diskrecion është i nevojshëm për t’ju mundësuar atyre që marrin pjesë në debate që të flasin lirisht, pa u regjistruar apo përcjellë publikisht deklarimet e tyre. Në rast të kundërt, pohojnë anëtarët e Bilderberg, do të ishin të shtrënguar të flisnin me fjalorin e një komunikate për shtyp. Pa dyshim, ky diskrecion i mundësi "Grupit Bilderberg” që të vendosë më lirisht, por në këtë mënyrë nuk i jepet përgjigje pyetjes themelore: për çfarë flasin në këto takime njerëzit më të fuqishëm të botës? Përpara se të hyhet në mbretërinë e këtij klubi ekskluziv, është e rëndësishme të pranohet se as njerëzit, as organizatat nuk janë absolutisht të "këqinj”, ashtu si askush nuk është absolutisht i "mirë”. Në botë ka të fuqishëm të shtyrë nga ideale, parime dhe bindje të larta dhe të fuqishëm se ata të klubit sekret manipulues dhe të derivateve të tij, të cilët i kam përshkruar në këtë libër. Përpjekjet e anëtarëve fillestarë për të përmirësuar botën tonë bazoheshin mbi një "father-knows-best” autokratike të ngjashme me modelin paternalist të kristianizmit tipik të Kishës Katolike romake. Fillimisht, synimi i tyre ishte fisnik. Fatkeqësisht, duket se, duke u rritur, "Grupi Bilderberg” ka shkuar përtej qëllimeve idealiste të tij deri sa të bëhet një qeveri hije botërore, që vendos në fshehtësi gjithçka, në takime vjetore, si do të realizohen planet e tij.
Kategoria: Internet | Shikuar: 281 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free