Facebook tani ka një vlerë prej 33.7 miliardë dollarë, pasi që
investitorët kanë paguar deri në 76 dollarë për një aksion në këtë
kompani, para se të bëjë ajo kalimin në tregun e aksioneve
Financial Times ka thënë se vlerësimi nënkupton që Facebook tani ka
një vlerë më të madhe sesa gjigantët teknologjik si eBay dhe Yahoo!<
që kanë në vlerë tregu prej 30.1 miliard dollarë dhe 18.3 miliardë
dollarë.
David Gelles, një reporter për The Financial Times shkroi: Aksionet e
zakonshme në Facebook po tregtohen për një çmim prej 76 dollarë për
aksion pasi që investitorët janë duke u munduar mes vet që të arrijnë të
kapin një pjesë të kompanisë para se ajo të futet në ofertë publike,
për të cilën analistët thonë se mund të jetë IPO-ja më e madhe
teknologjike qysh prej flotacionit prej 1.67 miliard dollarë të Google
në vitin 2004."Gjersa Facebook dhe kompani tjera të suksesshme si Twitter, LinkedIn
dhe Zynga, janë duke vendosur IPO-të e tyre sepse kanë perceptuar një
apetit të dobët në tregjet publike, disa investitorë nuk janë duke
përmbajtur pritjen. Ata po blejnë aksione në kompani teknologjike gjersa
ato janë ende private, duke shpresuar se IPO-të e tyre eventual do të
dërgojnë çmimet e aksioneve edhe më lartë”.
Facebook, që ka regjistruar anëtarin e saj numër 500 milion gjatë
muajti të kaluar, është momentalisht duke u financuar përmes një
përzierje firmash investimi dhe ndërmarrjeve kapitale. Ende nuk dihet se
kur do të paraqitet kompania për bursë, por ka gjasa që kjo të mos
ndodh para vitit 2011. |