 Bota është vend i shkëlqyeshëm me shumë fenomene që presin të zbulohen dhe të publikohen. A e dini se… …hoteli më i madh në botë është "MGM Grand”, i cili ka 5.034 dhoma dhe gjendet në Las Vegas.
…fryrja në bark, që e shkaktojnë gazrat në zorrën e trashë, zgjat 30 deri në 45 minuta, sepse mesatarisht, aq kohë ju duhet gazrave që të depërtojnë në sistem. …Adolf Hitleri ka dashur të bëhet arkitekt, por nuk ka kaluar në provimet pranuese në shkollën e arkitekturës të Vjenës.
…në të gjitha oqeanet në Tokë ka aq kripë saqë me të mund të mbulohen të gjitha kontinentet me shtresë të lartë prej 1, 5 metra. …në Saharë ekziston qyteti Tidikelt, në të cilin dhjetë vjet nuk ka rënë asnjë pikë shiu. …Aleksandër "Savnej” Bin, me bashkëshorten e tij, tetë djemtë, gjashtë vajzat dhe 32 nipërit e mbesat, e përbëjnë familjen kanibale që kanë jetuar në një shpellë në Skoci, në shekullin e 15-të dhe të 16-të. Familja është ekzekutuar për shkak të vrasjeve masive të mbi 1.000 viktimave dhe për kanibalizëm.
…40 për qind e amerikanëve i hekurosin rrobat e tyre të veshur me rroba të brendshme apo komplet lakuriq. …amerikani mesatar gjatë jetës së tij 11 herë shpërngulet në shtëpi apo banesë të re.
… në Britaninë e madhe çdo e katërta patate hahet e skuqur.
…vozitësi mesatar gjatë jetës së tij shan 32.025 herë derisa vozitë.
…toreadori i njohur Lagariho gjatë shekullit të 19-të ka vrarë 4.867 dema.
…studimet kanë treguar se njerëzit më shpesh e kombinojnë ngjyrën e kaltër në kombinimin joformal të përditshëm.
…në vitin 1876 Emil Berliner e ka shpikur mikrofonin e parë .
…rreth 30 për qind e amerikanëve pranojnë se flasin me qentë e tyre dhe se kur nuk janë në shtëpi lënë mesazhe në sekretaren për kafshët shtëpiake të tyre.
…para se të fillojnë arbitrit e futbollit të shfrytëzojnë bilbilat në vitin 1878, kanë shfrytëzuar faculeta me të cilat kanë lëvizur në rastin e ndërprerjes së lojës.
…rreth pesë përqind e njerzve që i shfrytëzojnë shpalljet personale janë të martuar.
…Elvisi ka pasur vëlla binjak i cili ka vdekur menjëherë pas lindjes.
…disa krimba të sheshtë hahen midis vete nëse nuk gjejnë ushqim tjetër, kurse kanë mundësi për të mbijetuar madje edhe nëse hanë 95 për qind të trupit të tyre.
…Popaji ka 34 vjet, peshon 72 kilogramë dhe është i gjatë 1.68 metra.
…në vitin 1836 gjenerali meksikan Lopez de Santa Ana ka organizuar varrim me nderime shtetërore për këmbën e tij të amputuar. |