Main » 2011 » Mars » 27 » Femija që shijoi parajsën dhe u kthye në Botë!!!
7:27 PM
Femija që shijoi parajsën dhe u kthye në Botë!!!
Një djalosh për pak do të vdiste pasi i ka plasur apendiksi. Ai e ka përshkruar përvojën e vet në librin që u bë bestselleri numër një në "Nju-Jork tajms”, e përkthyer në 13 gjuhë.
"Parajsa ekziston” është titulli i librit që është botuar në 1,2 milionë kopje, ku 11-vjeçari Kolton Burpo nga ShBA-ja tregon përjetimet e tin në momentet kur kirurgët luftonin për t’ia shpëtuar jetën.
Në vitin 2002 i kanë diagnostifikuar gabimisht grip, kështu që në kthim në Kolorado djaloshi është ndjerë keq. Urgjentisht është transferuar në spital, ku është operuar dy herë, kurse gjatë njërit operacion, fëmija nën anestezion ka përjetuar diçka të çuditshme: Burpo ka vajtur në parajsë, ku është njohur me stërgjyshin e vet dhe me Jezu Krishtin . "Disa engjëj erdhën, më morën me vete dhe e pashë Jezusin. Isha ulur pranë tij, kur erdhi një njeri dhe më pyeti: ‘A je ti djali i Todos?’, iu përgjigja se jam dhe ai më tha se ai është gjyshi i tim ati.
Ishte i madh, kishte krahë të fuqishëm, flokë të dredhura, buzëqeshje të madhe dhe ishte shumë i mirë”, rrëfen Kolton para pak kohësh në TV MSNBC. Ai në parajsë është njohur me Shën. Joan Pagëzorin, edhe pse atëherë deri atëherë nuk dinte se cili është ai.
E dhëna që i ka tronditur më tepër prindërit është pohimi i fëmijës se në qiell e ka njohur motrën e vet të palindur, për të cilën ai nuk mund ta dinte, sepse prindërit asnjëherë nuk i kishin treguar se para se të lindte ai, nëna e tij ka pasur një abort spontan dhe ka humbur vogëlushen.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!