 Këtë vit Formula 1 do të këtë si asnjëherë më parë që nga viti 1999, në garë për të fituar titullin katër kampionë. Sezoni që po pritet të fillojë është një nga sezonet që premton më shumë për sa i përket anës së spektaklit, por gjithashtu është edhe një rivalitet i ashpër ndërmjet pilotëve dhe skuderive.
Shtatë herë kampioni i këtij sporti, gjermani Mikael Shumaker, rikthehet pas tre vjetësh tërheqje nga Formula 1, këtë radhë rikthehet për të triumfuar me një tjetër makinë, jo me Ferrarin që arriti sukseset më të mëdha në karrierë, tani garon për Mercedes Gp dhe kërkon të shpallet kampin për të tetën herë.
Një tjetër kandidat për titullin kampion është edhe britaniku Luis Hamilton dhe Xhenson Baton për Meklaren, dy kampionë pilotë që kanë arritur që ta fitojnë titullin kampion edhe më parë dhe do kërkojnë për të përsëritur suksesin që kanë arritur në të kaluarën.
Por në garë nuk ngelet prapa as kokëkuqja, Ferrari, e cila me dy pilotë si Filipe Masa dhe Frnando Alonso do të kërkojnë që ta rikthejnë skuderinë nga Maranelo te fitimi i kampionati, edhe këtu ka një kampion dhe ai është spanjolli Alonso, i cili ka triumfuar edhe më parë me skuderinë, Reno, dhe është pikërisht ky që ka arritur të ndalë më parë shtatë herë kampion, Shumaker, në kohën kur ky i fundit ishte pikërisht te Ferrari, që tashmë e ka marrë Fernando Alonso.
Por nuk duhen lënë pas dore edhe pilotë si Sebastian Fetel apo Mark Veber që sezonin e kaluar kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer. Por do të duhet të shikojmë edhe paraqitjet e skuderive të reja që debutojnë në këtë sezon si, Vigin Racing apo Lotus Racing etj.
1- McLaren Selia: Woking, Angli Drejtues: Martin Whitmarsh Pilotë: Jenson Button/Leëis Hamilton Debutimi, Grand Prix: Monako, 1966 Sezoni i fundit: Vendi 3 (71 pikë) Pasi nuk u nis mirë në fillim të sezonit, duke kaluar garat McLaren filloi ta marrë gradualisht veten dhe në fund të sezonit arriti që të ishte një skuadër që pretendonte me një pilot si Hamilton, megjithë problemet që patën arritën që të renditen të dytët. Ndërsa këtë sezon me dy pilotë kampionë, si Baton e Hamilton do të kenë si objektiv të vetëm, vetëm fitimin e titullit.
2- Mercedes Selia: Brackley, Angli Drejtues: Ross Brawn Pilotë: Michael Schumacher/Nico Rosberg Debutimi, Grand Prix: Francë, 1954 Sezoni i fundit: Vendi 1 (172 pikë, si Brawn GP) Mercedes kthehet në një garë të ashpër këtë sezon në formulën 1, pas një mungese 55-vjeçare si skuderi më vete, dhe pas marrjes së aksioneve 45,1% pas fitimit të titullin kampion vitin që kaloi, rikthehet për të mbrojtur kurorën, këtë vit më një emër mjaft të madh si pilot, ai është Mikael Shumaker, Mecerdes ka investuar te ky pilot për të përfituar nga eksperienca e tij dhe të konfirmohen edhe këtë fit se janë të aftë për të qëndruar në Formula 1 edhe të vetëm.
3- Red Bull Racing Selia: Milton Keynes, Angli Drejtues: Christian Horner Pilotë: Sebastian Vettel/Mark Webber Debutimi, Grand Prix: Australi, 2005 Sezoni i fundit: Vendi 2 (153,5 pikë) Vitin që kaloi Red Bull bëri një paraqitje mjaft të mitë, pasi në fillim të zezonit që kaloi asnjë nuk e mendonte se kjo skuadër do linte poshtë vetes makina si Ferrari Apo McLaren. Skuaderi e sponsorizuar nga pijet energjike dhe manjati Dietrich ka dhënë rezultatet e investimeve, pasi në vitin 2007 u rendit e pesta me 24 pikë, vitin që kaloi arriti të ngjitet në podium në vendin e dytë, ndërsa këtë sezon synon vendin e parë.
4- Ferrari Selia: Maranello, Itali Drejtues: Stefano Domenicali Pilotë: Felipe Massa/Fernando Alonso Debutimi, Grand Prix: Monako, 1950 Sezoni i fundit: Vendi 4 (70 pikë) Sezonin i kaluar ka qenë një nga kampionatet më të dobëta të "Kokë Kuqes, në vitet e fundit, ose më saktë që nga vitit 1993, dhe një paraqitje e tillë këtë kampionat nuk mund të tolerohet nga drejtuesit e skuadrës. Aq më keq tani që në skuadër ka një kampion bote se Ferbando Alonsi që di gjithçka që i duhet për të fituar një kampionat, spanjolli do të kërkojë që të rikthehet si në kohët e arta kur ishte të Reno.
5- Williams Selia: Grove, Angli Drejtues: Frank Williams Pilotë: Rubens Barrichello/Nico Hulkenberg Debutimi, Grand Prix: Argjentinë, 1973 Sezoni i fundit: Vendi 7 (34,5 pikë) Sezoni i fundit nuk ishte më i miri për këtë skuteri e cila u rendit në vendin e shtatë me 34.5 pikë, kjo nuk ishte maksimumi për këtë makinë, e cila u la në baltë nga piloti Kazuzi Nakazhima, i cili nuk arriti të marrë qoftë edhe një pikë si pilot i kësaj skuadre. Po këtë vit me një pilot të ri dhe më një motor më të mirë do të kërkojë që të arrij më shumë se vitet që kanë kaluar.
6- Renault Selia: Enstone, Angli Drejtues: Eric Boullier Pilotë: Robert Kubica/Vitali Petrov Debutimi, Grand Prix: Great Britain, 1977 Sezoni i fundit: 8 (26 pikë) Sezoni që kaloi ishte me të vërtetë për t’u harruar, pasi arriti të renditej në një pozicion që nuk i ka hije kësaj skuadre por mbi të gjitha nën hijen e një skandali që përshiu Formulën 1 pas një aksidenti të programuar nga Flavio Briatore, dhe piloti i saj, megjithëse akoma nuk ka dalë e qartë, nëse Briatore ishte fajtor apo jo, ishte një sezon për t’u harruar. Këtë sezon me një staf të ri kërkon që të harrojë vitin 2009 dhe të rikthehet sërish si më e mira.
7- Force India Selia: Silverstone, Angli Drejtues: Vijay Mallya Pilotë: Adrian Sutil/Vitantonio Liuzzi Debutimi, Grand Prix: Australi, 2008 Sezoni i fundit: 9 (13 pikë) E shfaqur si një paketë surprizë sezonin që kaloi duke arritur që të arrijnë pole position e parë kur regjistruan xhiron e tyre më të shpejtë duke u ngjitur në podium në Grand Prix të Belgjikës dhe gjithashtu edhe në atë të Italisë, këtë kampionat që po fillon kjo skuaderi me një investim edhe më të madh do të kërkojë që të bëjë më mirë se sezonin e kaluar dhe pse jo që të zërë një nga vendet e para edhe pse rivaliteti është mjaft i madh.
8- Toro Rosso Selia: Faenza, Itali Drejtues: Franz Tost Pilotë: Sebastien Buemi/Jaime Alguersuari Debutimi, Grand Prix: Bahrein, 2006 Sezoni i fundit: 10 (8 pikë) Është e vështirë që kjo skuteri që të arrijë më shumë se nivelin e saj që ka pasur në vitin 2008, që nga koha që kjo skuadër humbi një pilot si Sebastin Fetel, i cili u largua për te Red Bulli. Por një aspekt tjetër që mund ta ngadalësoi Toro Rosson janë edhe rregullat e reja të Formula 1, që mund të ndikojnë te ky ekip për këtë sezon te ri, që ka shumë gjëra për të mësuar që nga pilotet e deri te instruktorët për të qenë pretendentë.
9- Lotus Racing Selia: Hingham, Angli Drejues: Tony Fernandes Pilotë: Jarno Trulli/Heikki Kovalainen Debutimi, Grand Prix: Monako, 1958 Sezoni i fundit: nuk ka Kjo është një skuteri e re për këtë sezon në formula 1. Kjo është një emër legjendar në karat e shpejta me makina, pasi ka qenë edhe më parë në këto gara, por tashmë nga koha e vjetër i ka mbetur vetëm emrin i vënë nga anglezët, por që tashmë financohet nga Malajzia. Ashtu si çdo skuadër e re do të ketë shumë për të përmirësuar gjatë sezonit, por i ndihmuar edhe nga dy pilotë me eksperiencë, që është një anë pozitive për këtë skuadër.
10- Virgin Racing Selia: Dinnington & Bicester, Angli Drejtues: John Booth Pilotë: Timo Glock/Lucas di Grassi Debutimi, Grand Prix: Nuk ka Sezoni i fundit: Nuk ka Me mbështetjen e Riçard Branson dhe të kompanisë Virgin, skuderia e re ka një platformë të re mbi të cilën është ndërtuar dhe shumë ambicioze. Kjo makinë është unike dhe është projektuar më parë në kompjuter gjithashtu nuk ka pjesë aerodinamike. Ashtu si edhe Lotus, do të kërkojë që të bëjë një paraqitje dinjitoze dhe të synojë vendet e para, gjithashtu edhe kjo e ndihmuar nga një pilot me eksperiencë si Timo Glok.
11- Sauber Selia: Hinwil, Zvicër Drejtues: Peter Sauber Pilotë: Pedro de la Rosa/Kamui Kobayashi Debutimi, Grand Prix: Afrika e Jugut, 1993 Sezoni i Fundit: 6 (36 pikë) Tashmë kjo skuteri nuk është më në bashkëpunim me prodhuesit gjermanë të BMË, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar, tashmë ka ardhur koha që kjo skuadër të ecë e vetme dhe të jetë e pavarur. Me një driver line-up të pazakontë por që mund të jetë solide dhe një vend në mesin e tabelës do të ishte më se i kënaqshëm për këtë skuteri, ashtu si edhe në sezonin e kaluar ku u renditën të gjashtët.
12- Hispania Racing Team Selia: Murcia, Spain Drejtues: Colin Kolles Pilotë: Bruno Senna/TBA Debutimi, Grand Prix: Nuk ka Sezoni i fundit: Nuk ka Vështirësitë financiare dhe marrja e kontrollit të brendshëm do të jenë sfidat për këtë skuteri, pasi nuk është një platformë nga më të mirat për të përballuar konkurrencën në Formula 1. Por ajo që është më bazike për këtë skuadër dhe që të gjithë shpresojnë është që HRT të jetë në garën e Bahreinit. Nëse kjo makinë do të shkojë atje atëherë do të jetë një makinë që nuk është testuar më parë e cila përveç potencialit të saj mund të paraqis vështirësi dhe njëkohësisht do të jetë edhe e rrezikshme. |